Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
SHBA- I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë nevojën për garanci të sigurisë për Ukrainën. Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Kiev, ku ndodhet për bisedime me Presidentin Volodymyr Zelenskiy, pas takimit të djeshëm SHBA-Rusi në Riad. Zoti Zelenskyi reagoi ndaj takimit, duke thënë se është e drejta e të dy vendeve të diskutojnë për çështje dypalëshe, por paralajmëroi për rrezikun e nxjerrjes së Presidentit Vladimir Putin nga izolimi.
Gjenerali Keith Kellogg u tha gazetarëve në Kiev se ai ishte në Ukrainë për të dëgjuar shqetësimet e udhëheqësve ukrainas dhe për t'ia përcjellë ato Presidentit Trump.
"Ne e kuptojmë nevojën (e Ukrainës) për garanci sigurie. Është shumë e qartë për ne rëndësia e sovranitetit dhe pavarësisë së këtij vendi”, tha ai.
I dërguari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara duan që lufta në Ukrainë të përfundojë, duke thënë se kjo do të ishte pozitive për rajonin dhe botën.
Vizita e tij në Kiev vjen një ditë pas bisedimeve të zyrtarëve të lartë amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, pas së cilave Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se si Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë lëshime.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy shprehu pakënaqësinë që Ukraina nuk ishte ftuar në bisedime, por Presidenti Donald Trump reagoi.
“Mendoj se kam fuqinë t’i jap fund kësaj lufte. Dhe mendoj se këto përpjekje po shkojnë shumë mirë, por sot dëgjova të thuhej se nuk ishin të ftuar. Keni tre vjet atje. Duhet t’i kishit dhënë fund për tre vjet. Nuk duhej ta kishit filluar kurrë. Mund të kishit bërë një marrëveshje.”
Lufta filloi kur Rusia ndërmori agresionin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Presidenti Zelenskiy tha të mërkurën se Presidenti Trump "jeton në një hapësirë dezinformimi" shkaktuar nga Moska. Ai tha se diskutimi i çështjeve dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë është “e drejta e tyre”, megjithatë...
“Besoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e ndihmojnë Presidentin Vladimir Putin të dalë nga izolimi. Askush nuk është i indinjuar. Ne jemi të përgatitur për çdo gjë. Zërat se 90% e të gjithë ndihmës vjen nga Shtetet e Bashkuara ... e vërteta është pak më ndryshe, megjithëse, sigurisht, ne jemi mirënjohës për ndihmën”, tha ai.
Vizita e zotit Kellogg në Ukrainë vjen mes një vale diplmacie ndërkombëtare. Po të mërkurën Presidenti francez Emmanuel Macron po mban një raund të dytë bisedimesh me udhëheqësit evropianë, të cilët gjithashku kanë shprehur shqetësimin që janë përjashtuar nga tryeza.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov hodhi poshtë idenë e zgjerimit të tryezës.
"Filozofia evropiane nuk ka sjellë rezultat, kështu që unë nuk e di se çfarë duhet të bëjnë ata në tryezën e bisedimeve. Nëse ata do të vijnë me disa ide djallëzore për të ngrirë konfliktin, ndërsa në të vërtetë siç tregon përvoja synojnë vazhdimin e luftës, atëherë pse duhet t'i ftojmë?"
Sekretari Rubio tha se Ukraina dhe vendet evropiane do të duhet të përfshihen në bisedimet për t'i dhënë fund luftës.
Disa analistë kanë shprehur rezerva për mënyrën se sa hapur ka folur zoti Trump për disa nga kushtet e tij.
“E vetmja kritikë që do t'i bëja administratës Trump është se ka dhënë shumë detaje, shumë me herët se të ketë filluar ndonjë diskutim serioz, duke thënë se nuk do të ketë ushtarë amerikanë në terren, jo anëtarësim në NATO (për Ukrainën). Të gjitha këto janë të parakohëshme, sepse së pari duhet të arrijmë një marrëveshje për të ndaluar vrasjet.”
Rusia tani kontrollon rreth një të pestën e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës, përfshirë gadishullin e Krimesë që ajo aneksoi në mënyrë të njëanshme në vitin 2014, një pjesë të madhe të Ukrainës lindore që separatistët pro-rusë pushtuan në luftimet e mëvonshme dhe territorin që Rusia ka marrë që kur filloi agresioni i Moskës në vitin 2022./VOA
osmani, pavel ÇEKI- Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pav...
SHBA- Rreziku që asteroidi 2024 YR4 të godasë Tokën në fund të vitit 2032 është rritur sërish, sipas të dh&e...
ITALI- Papa Françesku është vizituar në spital nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Kryeministrja italiane deklaroi se e gje...
KINË- Kompania e re kineze e inteligjencës artificiale, DeepSeek, ka ndërprerë përkohësisht shkarkimin e aplikacionit të sa...
SERBI- Marina Stanisiç ishte e ftuar në TV Pink së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ku e reja u prezantua si studen...
BRAZIL- Prokurori i përgjithshëm i Brazilit njoftoi të martën ngritjen e akuzave zyrtare ndaj ish-Presidentit Jair Bolsonaro, për p&e...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke e quajtur atë një diktato...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë shpallur disa kartele droge, duke përfshirë Tren de Aragua dhe kartelin Sinaloa, si organizata terroriste global...
SHBA- Janë të shumtë personat e famshëm që, pavarësisht jetës magjepsëse që u ofronte Hollywood- i, vendosën...
VJENË- Autoritetet austriake besojnë se kanë parandaluar një sulm në stacionin hekurudhor perëndimor të Vjenës duke ar...