BOTA

Ish-presidenti brazilian akuzohet për komplot për grusht shteti/ Prokuroria ka dyshime se Bolsonaro tentoi të helmonte pasardhësin e tij për të qëndruar në pushtet

E.D Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 17:39

Ish-presidenti brazilian akuzohet për komplot për grusht shteti/

BRAZIL- Prokurori i përgjithshëm i Brazilit njoftoi të martën ngritjen e akuzave zyrtare ndaj ish-Presidentit Jair Bolsonaro, për përpjekjen e dështuar për të qëndruar në pushtet nëpërmjet grushtit të shtetit pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022.

Prokurori i Përgjithshëm Paulo Gonet e akuzon zotin Bolsonaro dhe 33 persona të tjerë për pjesmarrje në një plan për të qëndruar në pushtet. Në aktpadi thuhet se komploti përfshinte planet për të helmuar rivalin politik Lula dhe për të vrarë anëtarin e Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, një kundërshtar i ish-Presidentit Bolsonaro.

"Anëtarët e organizatës kriminale hartuan një plan në pallatin presidencial për të sulmuar institucionet, duke synuar rrëzimin e sistemit të pushteteve dhe rendit demokratik, (plan) që mori në vazhdimësi emërtimin famëkeq ‘Thika jeshile dhe e verdhë’," thuhet në aktakuzën prej 272 faqesh. "Plani u konceptua dhe iu paraqit presidentit dhe ai u pajtua me të".

Zoti Bolsonaro shfaqet shpesh në publik me fanellën ngjyrë jeshile dhe të verdhë të kombëtares së Brazilit dhe këto ngjyra janë lidhur tashmë me lëvizjen e tij politike.

Avokatët e zotit Bolsonaro thanë se i pritën akuzat me "zhgënjim dhe indinjatë", duke shtuar në një deklaratë se ish "presidenti kurrë nuk ka rënë dakord për asnjë lëvizje që synon shpërbërjen e shtetit ligjor demokratik, ose të institucioneve që e mbështesin atë".

Djali i zotit Bolsonaro, senatori Flávio Bolsonaro, tha në platformën sociale X se aktakuza ishte "boshe" dhe nuk kishte prova për keqbërje. Ai akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se i shërben “interesave të liga të Lulës”.

Në nëntor, Policia Federale e Brazilit paraqiti një raport prej 884 faqesh me detaje të mëtejshme hetimore. Në të pretendohet se pati një përpjekje sistematike për të mbjellë mosbesim në sistemin zgjedhor, duke hartuar një dekret për të siguruar mbulim ligjor për komplotin, duke ushtruar presion ndaj drejtuesve ushtarakë për të zbatuar planin dhe duke nxitur një trazirë në kryeqytet.

Në aktakuzë, prokuroria i përshkruan veprimet si pjesë e një “zinxhiri veprimesh që synonin të mos lejonin largimin nga detyra të zotit Bolsonaro, në kundërshtim me rezultatin e vullnetit popullor në votime".

Gjykata e Lartë do të analizojë akuzat dhe, nëse ato pranohen, ish-Presidenti Bolsonaro do të dalë në gjyq.

Udhëheqësi i djathtë i mohon akuzat. "Nuk kam asnjë shqetësim për akuzat, zero", u tha zoti Bolsonaro gazetarëve më herët të martën gjatë një vizite në Senat në kryeqytetin Brasilia.

“A e keni parë rastësisht dekretin e grushtit të shtetit? Nuk e keni parë. As unë”, shtoi ai.

Përveç pjesëmarrjes në një grusht shteti, 34 të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë të armatosur kriminale, tentativë për rrëzim të dhunshëm të shtetit ligjor demokratik, dëmtime të dhunshme dhe kërcënim serioz ndaj pasurisë së shtetit, sipas një deklarate nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokurori Gonet tha se organizata kriminale ndaj të cilës janë ngritur akuzat "kishte si drejtues vetë presidentin (e atëhershëm) dhe zëvendësin e tij, gjeneralin Braga Netto".

"Të dy pranuan, nxitën dhe kryen akte, që në legjislacionin tonë penal, përcaktohen si sulm ndaj ekzistencës dhe pavarësisë së (degëve) të pushtetit dhe të sistemit demokratik", thuhet në raportin e prokurorisë.

Për veprat penale ka dënime të ndryshme. Nëse ish-Presidenti Bolsonaro dënohet për tentativë për grusht shteti dhe për rrëzim të dhunshëm të shtetit ligjor demokratik, ai mund të dënohet me deri në 20 vite burgim.

Aktakuzat, të bazuara në dorëshkrime, materiale dixhitale, pasqyra të dhënash dhe shkëmbime mesazhesh, ekspozojnë një skemë për të prishur rendin demokratik, thotë zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Akuzat janë "historike", tha Luis Henrique Machado, jurist i së drejtës penale dhe profesor në Universitetin IDP në Brasilia, duke shtuar se ai pret që Gjykata e Lartë t’i pranojë akuzat dhe ta vendosë zotin Bolsonaro përpara gjyqit, deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Akuzat tregojnë se institucionet e Brazilit janë të fuqishme, të pavarura dhe funksionale”, tha zoti Machado. “Ato janë një model për vendet e tjera ku demokracia është në rrezik”.

Zotit Bolsonaro i është ndaluar të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2026 pasi gjyqtarët e gjykatës më të lartë zgjedhore të vendit vendosën se ai shpërdoroi pushtetin dhe hodhi dyshime të pabaza mbi sistemin elektronik të votimit të vendit.

Pas akuzave të së martës, zoti Bolsonaro do të pozicionohet si i sulmuar politikisht, tha Carlos Melo, profesor i shkencave politike në Universitetin Insper në San Paulo. Zoti Bolsonaro ka thënë më parë se problemet e tij ligjore janë një përpjekje për t’ia ndaluar rikthimin në detyrë.

“Ka anketime që thonë se ai do të ishte konkurrues në zgjedhjet e vitit 2026 përballë Lulës, një prej tyre i publikuar sot”, tha zoti Melo. "Do të ketë pluhur politik, por do të qetësohet"./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan