BOTA

Kërcënimi i fortë i Trump/ Zbulohen prapaskenat e marrëveshjes, si u arrit armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 10:00

Kërcënimi i fortë i Trump/ Zbulohen prapaskenat e

Një raport i Axios hedh dritë mbi negociatat e tensionuara që çuan në marrëveshjen për një armëpushim dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të arritur në orët e para të së Mërkurës së Madhe. Në qendër të zhvillimeve ishte udhëheqësi i ri i Teheranit, Mojtaba Khamenei, i cili sipas burimeve dha miratimin vendimtar për ecurinë e marrëveshjes.

Sipas raportimit, zyrtarët në SHBA dhe Izrael u informuan të hënën se Khamenei kishte udhëzuar negociatorët iranianë të lëviznin drejt një marrëveshjeje – për herë të parë që nga nisja e konfliktit. Në të njëjtën kohë, administrata amerikane, nën drejtimin e presidentit Donald Trump, po shqyrtonte opsionin e një fushate të gjerë bombardimesh ndaj infrastrukturës iraniane. Një zyrtar amerikan e përshkroi situatën si “kaotike”, ndërsa aleatët e SHBA-së në Lindjen e Mesme po përgatiteshin për një reagim të mundshëm iranian. Ndërkohë, qytetarët iranianë po largoheshin nga shtëpitë e tyre nga frika e një përshkallëzimi të madh.

Negociata intensive dhe tensione të larta
Të hënën në mëngjes, ndërsa Trump merrte pjesë në një aktivitet të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë, i dërguari amerikan Steve Witkoff zhvillonte telefonata intensive me ndërmjetësit, duke e cilësuar kundërpropozimin iranian si “katastrofë”. Gjatë ditës, ndërmjetësuesit pakistanezë lehtësuan shkëmbimin e draft-propozimeve mes Witkoff-it dhe ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi, ndërsa diplomatë nga Egjipti dhe Turqia u përpoqën të afronin palët. Në mbrëmje, u arrit një draft i përditësuar për armëpushim dy-mujor, i cili iu paraqit për miratim Khameneit. Sipas burimeve, ai ishte i përfshirë drejtpërdrejt në vendimmarrje gjatë dy ditëve vendimtare, duke komunikuar përmes ndërmjetësve për shkak të kërcënimeve për sigurinë e tij.

Burimet e përshkruajnë mbështetjen e tij si një “veprim vendimtar”, ndërsa theksohet edhe roli kyç i Araghchiut në menaxhimin e negociatave dhe bindjen e strukturave ushtarake iraniane. Ndërkohë, edhe Kina kishte këshilluar Iranin të kërkonte një rrugëdalje diplomatike. Të martën në mëngjes, pavarësisht progresit, Trump lëshoi një deklaratë të fortë duke paralajmëruar se “një qytetërim i tërë mund të zhduket brenda natës”. Megjithatë, sipas burimeve, negociatat vijuan me ritëm pozitiv.

Zëvendëspresidenti amerikan J. D. Vance zhvillonte kontakte diplomatike nga Hungaria, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu qëndronte në komunikim të vazhdueshëm me Uashingtonin, mes shqetësimeve se Izraeli po humbiste ndikimin në proces. Rreth mesditës së të martës, palët dukeshin pranë një marrëveshjeje. Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif publikoi kushtet e propozuara dhe u bëri thirrje palëve t’i pranonin. Pas presioneve të forta nga këshilltarë dhe aleatë, Trump më në fund pranoi marrëveshjen, pasi siguroi edhe mbështetjen e Netanyahut. Ai më pas kontaktoi komandantin ushtarak pakistanez Asim Munir për finalizimin e detajeve.

Pak minuta më vonë, u dha urdhri për ndërprerjen e operacioneve ushtarake amerikane. Ministri i Jashtëm iranian, Araghchiu, konfirmoi se Irani do të respektojë armëpushimin dhe do të rihapë Ngushtica e Hormuzit për trafikun detar. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i qëndrueshëm do të jetë armëpushimi dhe nëse palët do të arrijnë një marrëveshje afatgjatë. Sipas Axios, ekziston ende rreziku real që konflikti të rifillojë, për shkak të dallimeve të thella mes vizioneve të SHBA-së dhe Iranit mbi çështjen bërthamore dhe sigurinë rajonale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan