Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
LINDJE E MESME- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se Izraeli duhet të ketë kontroll të përhershëm të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit, duke këmbëngulur në qëndrimin e tij për një çështje që kërcënon të minojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi. Komentet e Netanyahut vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara po hartojnë një propozim të ri që synon arritjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve. Përpjekja synon t’i japë fund luftimeve gati 11-mujore.
Çështja e kontrollit të korridorit Filadelfi, një rrip i ngushtë toke përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin i marrë nën kontroll nga trupat izraelite në maj, është bërë një pengesë qendrore në bisedime. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza në marrëveshjen e armëpushimit me shumë faza. Bisedimet po ndërmjetësohen nga Egjipti, Shtetet e Bashkuara dhe Katari. Egjipti ka kërkuar gjithashtu një afat konkret për largimin e trupave izraelite nga korridori Filadelfi.
Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat vendosën marrëdhënie zyrtare me Izraelin në bazë të Marrëveshjes së Abrahamit të vitit 2020, kritikuan gjithashtu qëndrimin izraelit. Duke folur me gazetarët e huaj, zoti Netanyahu përsëriti qëndrimin se Izraeli duhet të mbajë kontrollin e kufirit për të parandaluar kontrabandën e armëve drejt Gazës dhe furnizimin e Hamasit. Ai tha se ishte një pjesë jetike e objektivit të luftës për të siguruar që Hamasi të mos përsëriste më sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.
Gaza duhet të çmilitarizohet dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse korridori i Filadelfit mbetet nën kontroll të rreptë, tha ai, duke pretenduar se trupat izraelite kishin zbuluar dhjetëra tunele poshtë kufirit. Ai tha se Izraeli do të konsideronte tërheqjen nga korridori vetëm në rast të një force alternative për ta kontrolluar atë.
“Më sillni këdo që do të na tregojë në të vërtetë se mund ta parandalojnë vazhdimin e kontrabandës”, tha ai. “Unë nuk e shoh që kjo të ndodhë tani. Dhe derisa të ndodhë kjo, ne do të jemi atje”.
Familjet e pengjeve të mbetura po kërkojnë me ngulm që kryeministri të pranojë një marrëveshje pasi Hamasi vrau gjashtë pengje javën e kaluar ndërsa trupat izraelite dukej se po përpiqeshin për t'i shpëtuar. Familjet e pengjeve e kanë akuzuar zotin Netanyahun për bllokimin e marrëveshjes dhe se ka sakrifikuar jetën e të dashurve të tyre për hir të mbajtjes së kontrollit mbi rripin kufitar. Qindra mijëra izraelitë kanë protestuar ditët e fundit, duke bërë thirrje për një marrëveshje dhe thënë se po mbaron koha për t’i sjellë të gjalla pengjet në shtëpi./ VOA
SHBA- Një foto e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale tregon anëtarët e familjes së guvernatorit të kandidatit...
foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të R...
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjeorgji, ku katër persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë ...
vendngjarja SHBA- Të paktën katër persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën ditën e sotme si pasoj&eu...
biznesmenia dhe ministri ITALI- Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, në një intervistë për televizionin pub...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se do të shkonte që nesër në Mi...
SHBA- Bota prodhon 57 milionë tonë mbetje plastike çdo vit dhe i përhap ato nga oqeanet më të thella tek majat e maleve deri n...
Donald Trump SHBA- Një gjykatës federal refuzoi të martën kërkesën e paraqitur nga ish-Presidenti Donald Trump për t&eu...
kurti, bajrami KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetarin e Podujevë...
mbledhja TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij ka zbardhur listën...