BOTA

Këshilli Europian i zgjat mandatin Lajçak: Detyrimet për Kosovën dhe Serbinë ndaj dialogut nuk ndryshojnë me drejtuesit e rinj

E.D Përditësimi i fundit 6 Korrik 2024, 10:02
Këshilli Europian i zgjat mandatin Lajçak: Detyrimet për
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur edhe formalisht mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Ky vendim, për të cilin më herët ishin marrë vesh vendet anëtare me kërkesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tashmë është formal.

Vendimi u mor disa muaj pasi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, ku ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Me vazhdimin edhe për pesë muaj të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakum derisa pritet të emërohet pasardhësi i tij.

Emërimi i pasardhësit të Lajçakut është lidhur tani në mënyrë direkte me procedurën për emërimin e udhëheqësve të rinj në institucionet e BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Në kuadër të paketës, për të cilën para dhjetë ditësh u pajtuan liderët e vendeve anëtare të BE-së në takimin e Këshillit Evropian, është edhe nominimi i kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, në postin e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë.

Por, për të nisur mandatin ajo duhet të presë që, së pari Parlamenti Evropian të konfirmojë zgjedhjen e Ursula von der Leyen si kryetare e Komisionit Evropian për një mandat tjetër prej pesë vjetësh. Pastaj ajo do të propozojë nga një anëtar të Komisionit të saj nga secili vend anëtar, dhe secili prej tyre duhet të kalojë procesin e dëgjimit në Komisionet e Parlamentit Evropian dhe të marrin konfirmimin.

Pasi Kallas do të ketë një rol të dyfishtë, atë të përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, por edhe të zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian, edhe ajo duhet të kalojë përmes procedurës së konfirmimit në Parlamentin Evropian.

Në rastin më të mirë, nëse Ursula von der Leyen më 18 korrik në seancën plenare të Parlamentit Evropian siguron shumicën e votave të deputetëve, dhe pastaj në vjeshtë konfirmohen të gjithë komisionarët, afati më i afërt kur Kaja Kallas do të marrë përsipër nga Josep Borrell udhëheqjen e diplomacisë së përbashkët të BE-së është 1 nëntori i këtij viti.

“Në rastin më të mirë, Kallas do të mund të nisë punën si pasardhëse e Borrellit më 1 nëntor. Pastaj do t’i duhet së paku disa javë që të vendosë se kë dëshiron ta emërojë si të dërguar të posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, BE-ja e ka parë të rrugës që t’i zgjasë edhe për pesë muaj mandatin Lajçakut me shpresë se deri atëherë do të emërohet pasardhësi i tij“, i ka thënë Evropës së Lirë një diplomat evropian.

Për shkak të rrethanave në dialog, i cili nuk po prodhon rezultate në formën e pajtimit të palëve, diplomatët në Bruksel nuk presin që në muajt në vijim të ketë ndonjë kthesë në këtë proces. Lajçak dhe Borrel patën një përpjekje në fund të qershorit për të organizuar një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, ato përpjekje dështuan.

Edhe pse Kurti dhe Vuçiq shkuan në Bruksel duke iu përgjigjur ftesës së BE-së, takim të përbashkët mes tyre nuk pati.

Takimi i fundit në nivelin e lartë në kuadër të dialogut ishte zhvilluar më 14 shtator të vitit 2023.

Mungesën e takimeve në këtë nivel diplomatët e shohin si dëshmi se procesi nuk po shkon me dinamikën e dëshiruar.

Kaja Kallas, pasardhësja e Josep Borrellit, kur të marrë këtë post do të jetë edhe lehtësuese e dialogut në nivelin e lartë. Pra, ajo pritet t’i ftojë në takim liderët nga Kosova dhe Serbia kur takimet janë në nivelin e lartë dhe t’i udhëheqë ato takime.

Ndërkaq, takimet në nivel të kryengociatorëve do t’i lehtësojë në emër të BE-së i dërguari i posaçëm për dialogun. Në këtë formë, në BE nuk presin të ketë ndryshime. Por, se si do t’i qaset dialogut në të ardhmen, do të vendosë pasardhësja e Borrellit, që pritet të jetë Kallas nëse nuk do të ketë ndonjë pengesë në emërimin e saj. Dhe, nuk do të kishte kuptim që Borrell në fund të mandatit të tij të emërojë dikë që do të punojë pastaj me pasardhësen e tij. Kjo është edhe arsyeja pse i është vazhduar mandati Lajçakut për t’ia lënë në duar përfaqësueses së lartë, Kallas, që ajo ta emërojë edhe të dërguarin për dialog.

“Qasja mund të ndryshojë. Por, nuk presim ndryshime të mëdha. Pasi dialogu nuk po shkon sipas pritjeve që kanë ekzistuar në BE, por ato që nuk do të ndryshojnë janë obligimet e Kosovës dhe Serbisë që kanë dalë deri më tash nga procesi i dialogut”, ka thënë një diplomat i BE-së.

Diplomatët në BE thonë se, kushdo që të lehtësojë dialogun në emër të Bashkimit Evropian, duhet të ndjekë mandatin dhe detyrat që i caktojnë vendet anëtare. E vendet anëtare janë të njëzëshme se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë të gjitha obligimet që kanë dalë nga marrëveshjet e arritura deri më tash në procesin e dialogut.

Kjo, sipas këtyre burimeve, përfshin edhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe aneksin për implementimin e kësaj marrëveshjeje, për të cilën palët ishin pajtuar në pranverën e vitit 2023 në Ohër.

Kaja Kallas, kur të marrë detyrën, do të jetë përfaqësuesja e katërt me radhë e lartë e BE-së që do të lehtësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu kishte nisur në mandatin e Catherine Ashton, e cila ishte edhe përfaqësuesja e parë e lartë e BE-së prej kur ky post ishte krijuar me Traktatin e Lisbonës. Pastaj rolin e lehtësueses në nivel të lartë e kishte Federica Mogherini dhe pas saj Josep Borrell. Normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të shihet si një prej prioriteteve kryesore të BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, si dhe një prej sfidave kryesore për sigurimin e stabilitetit afatgjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor./REL

miroslav lajçak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan