Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

KOSOVA- Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës takohen sot në Strasburg në sesionin vjetor me rastin e 75-vjetorit të themelimit të kësaj organizate, por çështja e pranimit të Kosovës në këtë mekanizëm nuk është në agjendë. Qeveria e Kosovës nuk e dërgoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut të BE-së për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që së fundmi ishte vendosur edhe si kusht për Kosovën për anëtarësimin në këtë organizatë.
Mosmarrëveshje mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme
Një letër zotimi që Kosova e dërgoi në KiE, ku thuhet se Kosova do ta hartojë deri në fund të muajit maj një draft statut të saj për Asociacionin nuk gjeti mbështetje nga mekanizmat ndërkombëtarë, por as edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se letra e dërguar në KiE nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nuk ishte koordinuar me të.
Në letrën e Gërvallës, thuhet mes të tjerash se "projekt statuti i frymëzuar në bazë të një propozimi të hartuar nga Fondacioni gjerman Friedrich-Ebert në janar të vitit 2023, do t'i dërgohet për interpretim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës deri në fund të muajit maj”.
Këshilltari i presidentes Bekim Kupina, thotë se presidentja "nuk e përkrah këtë letër". "Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës. Kjo letër nuk është e tillë”.
Letra e krerëve evropianë
Ma datën 15 maj ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kishte marrë një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni, të cilët kanë shprehur mbështetje për propozimin e BE-së për Asociacionin, dhe jo vetëm për zotimet e Prishtinës, pa hapa konkretë. "Së pari, projekt statuti i paraqitur nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një "propozim xhentëlmenësh”. Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë. Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kuadrin kushtetues dhe ligjor të Kosovës. Si i tillë ai gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se ne nuk duam një Kosovë jofunksionale, Asociacioni nuk është në asnjë mënyrë i krahasueshëm me Republikën Serbe”, thuhet në letrën e tre udhëheqësve evropianë. Ne letrën e Macron, Scholz dhe Meloni, nënvizohet qartë se "ekziston rrezik real që pa përparim vendimtar për Asociacion, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”.
BE nuk e vlerëson dot shpejt propozimin e Kosovës
Bashkimi Evropian ndërkaq, tha të enjten vonë se e ka të pamundur ta vlerësojë tash për tash ndonjë propozim për draft statut për Asociacionin të Qeverisë së Kosovës përderisa nuk është në dijeni për përmbajtjen e tij. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se një draft i tillë duhet të diskutohet edhe me Serbinë dhe me BE si ndërmjetësuese e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. "Përmbajtja e një statuti, që Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ta përpilojë, është e panjohur dhe nuk është diskutuar as me Serbinë, e as me ndërmjetësuesin e dialogut Prishtinë-Beograd. Prandaj, është e pamundur që të vlerësohet përputhshmëria e tij me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 në këtë fazë”, tha Peter Stano.
Kosova ka më shumë se një vit që ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti raportin e Dora Bakoyannis, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Sipas këtij raporti, "Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe çështjen e formimit të Asociacionit e ka konsideruar si temë të brendshme të Kosovës”. Por vendet kryesore evropiane e kushtëzuan votimin me konkretizimin e hapave të parë drejt themelimit të Asociacionit. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin qysh në vitin 2013. Në vitin 2015 Gjykata Kushtetuese e Kosovës konsideroi se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës./ DW
KOSOVË- Kosova kritikoi të premten vendimin e Këshillit të Evropës kundër mbajtjes së votimit për anëta...
SHBA- Personi që hyri me forcë në vitin 2022 në shtëpinë e ish kryetares së Dhomës së Përfaqësuesv...
SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan udhëton të shtunën drejt Ara...
SERBI- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç tha dje se një person ...
Foto ilustruese SHBA- Menaxherët e zinxhirit të furnizimit duket se nuk mund të gjejnë dot paqe. Marrim parasysh se çfarë n...
Foto ilustruese SUEDI- Policia suedeze njoftoi sot se ka rritur sigurinë në vende pas të shtënave të regjistruara gjatë nat&e...
ANGLI- E vogla i kërkonte nënës së saj të zgjohej pasi e ndjera Lauren Page Smith kishte telefonuar numrin e emergjencës pë...
Foto ilustruese KANADA- Një fëmijë nën moshën pesë vjeç ka vdekur nga fruthi në Ontario ...
foto ilustruese SHBA- Votuesit amerikanë kanë në dispozicion disa mënyra për të votuar në zgjedhjet presidenciale, p&eum...
NEW JERSEY- Në një incident të pazakontë, influencuesja 21-vjeçare përfundoi në spital pasi gogësiu shumë. Jenn...