BOTA

Të dhënat: Kush e ka në dorë pushtetin në zinxhirët e furnizimit në botë?

M.B. Përditësimi i fundit 18 Maj 2024, 07:40
Të dhënat: Kush e ka në dorë pushtetin në
Foto ilustruese

SHBA- Menaxherët e zinxhirit të furnizimit duket se nuk mund të gjejnë dot paqe. Marrim parasysh se çfarë ndodhi vetëm pak javë më parë. Një urë e shembur bllokoi portin Baltimore, një nga portet më të mëdha në bregun lindor të Amerikës, të paktën deri në fund të muajit.

Një tërmet i madh në Tajvan, ku prodhohet një pjesë e madhe e mikroçipave tronditi këtë industri që mbështet një pjesë të madhe të prodhimit në botë. Rebelët Houthi në Jemen vazhdojnë të sulmojnë me raketa anijet në Detin e Kuq, një vendkalim kyç për tregtinë detare. Amerika dhe Kina janë ende në mosmarrëveshje ekonomike. Në Ukrainë dhe Gaza vazhdojnë luftërat.

Këto probleme nuk janë asgjë krahasuar me trazirat që solli pandemia Covid-19. Por së bashku, shërbejnë për të dhënë mësimin se është më mirë të sigurohesh më parë, se sa të pendohesh më vonë. Prandaj, politikanët po i nxisin vazhdimisht kompanitë që t’i bëjnë zinxhirët e tyre të furnizimit më të sigurt, në rast se ndodh ndonjë e papritur. Drejtuesit e korporatave shpesh tundin kokat në shenjë pohimi, duke u zotuar se do t’i bëjnë rrjetet e furnizimit të papërshkueshme nga goditjet.

Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë, është duke siguruar rezerva më të mëdha, si të lëndëve të para që janë të nevojshme për të prodhuar çfarëdo që prodhon një kompani e caktuar, ashtu edhe rezerva më të mëdha të produktit përfundimtar. Ama, në praktikë, kjo zgjidhje e thjeshtë ka një kosto mjaft të madhe. Dhe ajo po rritet gjithnjë e më tepër. Normat më të larta të interesit i bëjnë më të shtrenjta kreditë afatshkurtra që përdoren për operacionet e përditshme, duke përfshirë mbajtjen e inventarit dhe pagesën e furnitorëve.

Mungesa e hapësirës së magazinimit sjell qira më të larta për hapësirat ku do ruhen rezervat shtesë. Banka JPMorgan Chase llogarit se deri në fund të vitit 2022, kompanitë që përfshihen në treguesin S&P 1500 të kompanive të mëdha amerikane kishin të bllokuar më shumë se 600 miliardë dollarë në kapital qarkullues (e llogaritur si vlera e inventarëve të një biznesi, plus vlera që u detyrohet klientëve, minus vlerën që u detyrohet furnizuesve). Kjo shifër ishte dy të pestat më e lartë se para pandemisë.

Që atëherë, mund të jetë rritur edhe më tepër. Çdo dollar i lidhur në këtë mënyrë është një dollar që nuk investohet në ndjekje të fitimeve të ardhshme. Kështu që nuk është për t’u habitur që drejtuesit e kompanive, sado që mbështesin idenë e sigurisë dhe qëndresës, përpiqen të zhbllokojnë sa më shumë të munden nga këta dollarë. Disa kanë më shumë fat se të tjerët. Kjo pasqyron ndryshime afatgjata në baraspeshën e fuqisë në të gjithë zinxhirët e furnizimit në botë. Për biznesin amerikan në tërësi, inventarët duken afërsisht po aq të shëndoshë sa në prag të pandemisë, në raport me shitjet. Rezervat ishin rritur gjatë një dekade përpara Covid-19. Megjithatë, kjo prirje e përgjithshme fsheh një devijim.

Raportet inventar/shitje të shitësve me pakicë kanë rënë që nga fillimi i viteve 1990. Për prodhuesit, ato janë më të larta se në çdo kohë në 30 vitet e fundit (me përjashtim të një periudhe të shkurtër gjatë pandemisë, shih grafikun). Si shpjegohet kjo? Ndërsa zinxhirët e furnizimit u bënë më efikasë në vitet 1990 falë globalizimit, shitësit me pakicë duhej të bënin një pazar më të vështirë me furnizuesit. Duke qenë më pranë konsumatorit, ata kishin një ide më të qartë se çfarë donin blerësit dhe kur e dëshironin atë.

Niraj Dawar, nga shoqëria këshillimore Brand Strategy Group, vëren se në të njëjtën kohë, pronarët e dyqaneve, duke pasur një hapësirë të kufizuar ekspozimi në rafte, u kërkuan prodhuesve që të mbanin më shumë inventarë, në këmbim të ekspozimit të produkteve të tyre në raftet e pakta të dyqaneve. Prodhuesve ju shuan shpresat se tregtia elektronike do të forconte pozicionin e tyre, duke i dhënë qasje të drejtpërdrejtë te blerësit, sepse këta të fundit, zgjodhën rehatinë e shërbimeve si Amazon, Target dhe Walmart.

Kështu doli se ishte i gabuar vendimi që morën shitësit me pakicë gjatë pandemisë, për t’i lënë furnizuesit të diktojnë çmimet dhe kohën e pagesave dhe dërgesave, vetëm për të vendosur mallrat në rafte. Teknologjia ka forcuar më shumë shitjet me pakicë. Kompanitë e mallrave të konsumit dikur dinin më shumë për zakonet e blerjeve, kujton drejtuesi i një kompanie gjigante. Tani janë “shitësit me pakicë ata që kanë njohuritë” dhe këto njohuri mbështeten në sjelljen e konsumatorëve, jo në hulumtimin e tregut. Ai thotë se kjo po ushtron trysni mbi firmat për të ofruar produkte “fiks në kohë dhe me bollëk”. Nëse nuk munden, kjo do të sjellë shitje më të ulëta, shton shefi i zinxhirëve të furnizimit në një tjetër kompani të madhe të mallrave të konsumit.

Përmbushja e kërkesës

Për të përmbushur kushtin e dorëzimit të produkteve në sasi të mjaftueshme dhe në kohë, furnizuesit duhet të bëjnë një nga dy gjërat. Ata mund të përdorin parashikime për të bërë paraprakisht produkte dhe më pas të kryqëzojnë gishtat, duke shpresuar që të kenë prodhuar sasinë e duhur. Mundësia tjetër është ndërtimi i kapaciteteve rezervë të prodhimit, që u lejon atyre të përgjigjen shpejt ndaj ndryshimeve, pa pasur nevojë të mbajnë më shumë inventar.

“Kompanitë nuk munden që thjesht të rrisin inventarët, duke lënë pas dore përpjekjet më të mëdha të elasticitetit strukturor”, thotë Mourad Tamoud, i cili mbikëqyr zinxhirin e furnizimit të firmës Schneider Electric.

Prodhuesi francez i pajisjeve elektrike ka ndërtuar nga një fabrikë shtesë në dy rajone dhe i ka përfshirë ato në një rrjet lokal furnizuesish. Për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtyre fabrikave shtesë, nevojiten para, gjë që mund të dëmtojë përfitimin nëse mbeten shumë kapacitete bosh. Dhe parashikimet e kërkesës mund të jenë të gabuara, veçanërisht në një kohë kur zinxhirët e furnizimit po mbushen me mallra që janë larguar nga fabrikat, por ende nuk janë shitur nga shpërndarësit ose shitësit.

Nicole DeBlase, nga Deutsche Bank, llogarit se për shumë grupe të mëdha produktesh, duke përfshirë pjesët e këmbimit të makinave, makineritë, gjysmëpërçuesit dhe pajisjet elektronike, vlera e këtij “stoku në kanal” është midis 30% dhe 110% më e lartë se në fund të vitit 2019. Për sa kohë që e gjithë kjo figuron në bilancet e rishitësve nuk ka gjasa që ata të porosisin më shumë nga prodhuesit. Kjo bën që mallrat e gatshme të grumbullohen nëpër fabrika, të cilat më pas parapëlqejnë të ndalojnë blerjen e inputeve dhe kështu me radhë, efekti përcillet në zinxhirin e vlerës.

Qoftë duke investuar në kapacitet rezervë, ose duke vënë baste mbi madhësinë e stoqeve rezervë, janë prodhuesit ata që paguajnë faturën. Dhe kjo faturë rritet sa më e madhe të jetë largësia nga konsumatori. Prodhuesit e mallrave industriale po i rimbushin stoqet më ngadalë sesa shitësit e produkteve të konsumit. Në çdo rast, prodhuesit po përpiqen të lehtësojnë dhimbjen. Një taktikë e zakonshme është pakësimi i shumëllojshmërisë së mallrave që prodhojnë. Hasbro, një prodhues lodrash, tha në shkurt se do të përqendrohej sërish në markat “më pak të larmishme, më të mëdha dhe më të mira”. Coca-Cola e ka përgjysmuar numrin e markave gjatë viteve të fundit.

Newell Brands, e cila prodhon gjithçka, nga lapsat te karrocat, ka shkurtuar gamën e qirinjve aromatikë Yankee, nga 200 në 150. Kompania GE Vernova, që prodhon pajisje që gjenerojnë energji, më parë shiste nëntë lloje të një turbine me erë. Tani shet vetëm tre. “Është më e lehtë të manovrosh në lojë me tre topa se me nëntë”, thotë drejtuesi i kompanisë Vernova, Scott Strazik.

Prodhuesit e produkteve popullore do të kenë gjithmonë mundësinë të vendosin kushtet dhe çmimet për blerësit. Ama, ajo çka quhet produkt popullor, ndryshon me shpejtësi, në varësi të dëshirave të konsumatorëve. Për shembull, kur pati një mungesë gjysmëpërçuesish midis viteve 2020 dhe 2022, prodhuesit e çipave u ndodhën në një pozicion të volitshëm. Më pas pozicioni i tyre u dobësua kur pati një tepricë në vitin 2023, pasi të gjithë ata që dëshironin një laptop, celular smartphone ose një makinë të re, e kishin blerë tashmë një të tillë. Për prodhuesit e çipave dhe gjithçkaje tjetër, dhimbjet që shkaktojnë inventarët, po bëhen gjithnjë e më shumë një gjendje kronike./ Monitor

furnizime

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan