Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVA- Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk u vu të premten në rend dite të takimit të Këshillit të Ministrave të këtij mekanizmi, por zyrtarë të kësaj organizate megjithatë thanë se anëtarësimi i Kosovës nuk është çështje se a do të ndodhë apo jo, por kur do të ndodhë. Një pjesë e vendeve anëtare ritheksuan se kusht për përparimin e Kosovës është hedhja e hapave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përgjatë diskutimeve pati edhe ide që Këshilli i Ministrave të mblidhet më vonë gjatë vitit në një takim të jashtëzakonshëm për këtë çështje, por pa ndonjë vendim.
“Ky qëndrim është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në Opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë”, shkroi në rrjetet sociale ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Në muajin prill Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm, por çështja e Asociacionit bllokoi procesin.
Qeveria e Kosovës i dërgoi të mërkurën një letër Këshillit të Evropës me zotimin për të hartuar një projekt statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për ta dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj, ndonëse që më parë udhëheqësit kryesorë evropianë e kishin bërë të qartë se një mundësi e tillë nuk është “as e përshtatshme dhe as e zbatueshme”.
“Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave”, shkroi zonja Gërvalla.
Gjatë një konference për shtyp në kuadër të takimit të përvitshëm të Këshillit të Ministrave, presidentja e tij, Dominique Hasler, tha se anëtarësimi i Kosovës është përmendur disa herë sot në deklarimet e ministrave.
“Ne kemi pranuar letrën nga Asambleja Parlamentare me rekomandim për anëtarësimin e Kosovës dhe kemi bërë gjithçka që kemi mundur në kuadër të presidencës sonë për ta çuar përpara këtë proces, bashkë me të gjitha vendet anëtare. Këshilli i Ministrave tashmë ka nisur diskutimet mbi këtë çështje dhe aktualisht është duke bërë vlerësimin se si duhet të vazhdohet tutje”, tha zonja Hasler, ministre e Jashtme e Lihtenshtajnit, i cili sot përmbylli kryesimin e Këshillit të Ministrave.
Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, që sot e tutje kryeson Këshillin, tha se anëtarësimi i Kosovës “nuk është çështje se a do të ndodhë apo jo, por kur do të ndodhë”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha në një reagim në rrjetet sociale se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës dhe se kjo është “thjesht çështje kohe”.
“Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë”, shkroi presidentja Osmani.
*Së shpejti më gjerësisht...?
Marrë nga VOA
Robert Fico SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë nën kujdes inten...
Flamuj të shteteve anëtare të vendosura para selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg. Fotografi nga arkivi. ...
Marshi në Tbilisi të Gjeorgjisë më 17 maj 2024. GJEORGJIA- Klerikë të lartë ortodoksë gjeorgjianë dhe grupe t&...
Foto nga përmbytjet IRAN - Moti i keq me rrebeshe shiu ka përfshirë edhe Iranin. Si pasojë e reshjeve janë shkaktuar përmbytj...
Foto ilustruese FRANCA- Policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili po tentonte t’i vinte flakën një sinagoge n...
Gabriel Escobar KOSOVË - I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ësht&eu...
Foto ilustruese SUEDI - Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë ambasadës së Izraelit në Suedi. Mediat ven...
Foto ilustruese IZRAEL - Izraeli do të përgjigjet ndaj akuzës për gjenocid në gjykatën më të lartë të Kom...
Për herë të parë një koalicion i kryesuar nga partia populiste e djathtë e Geert Wilders në Holandë HOLANDË - ...
Foto nga sulmi GAZA - Një shkollë që shërbente si strehë për refugjatët është sulmuar në Gazë qendro...