Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

IZRAEL- Zyrtari kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Volker Turk u bëri thirrje sot shteteve të veprojnë ndaj asaj që e quajti “shpërfillje flagrante” e ligjit ndërkombëtar nga Izraeli në territoret palestineze. Ai tha se ndalimi i luftës në Gazë, ku numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40,000 dhe shmangia e një lufte rajonale, është përparësi “absolute dhe urgjente”.
Në hapjen e seancës së 57-të të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut në Gjenevë, zyrtari i lartë OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk u bëri thirrje shteteve që të mos pranojnë sjelljen e Izraelit dhe siç tha ai mosrespektimin e ligjit ndërkombëtar, rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga ky vend.
“Ndalimi i luftës dhe shmangia e një konflikti të gjerë rajonal është përparësi absolute dhe urgjente. Njëkohësisht, i duhet dhënë një përgjigje e gjithanshme edhe çështjes më të gjerë, paligjshmërisë në tërë territorin e pushtuar palestinez, pasojë e politikave dhe sjelljeve të Izraelit... Shtetet nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë shpërfilljen flagrante të ligjit ndërkombëtar ... në këtë situatë apo në rrethana të tjera,” deklaroi ai.
Zoti Turk tha se nëse nuk zgjidhen shkaqet që çojnë në luftëra, luftërat do të përfshijnë edhe vende tjera dhe do të barten tek gjeneratat e ardhshme, duke shkaktuar, siç tha ai, “cikle të vazhdueshme urrejtjeje.” Sipas tij, lufta në Gazë është një shembull tipik.
“Çdo ditë, palestinezët mezi mbijetojnë. Afro 1.9 milionë banorë janë detyruar të zhvendosen disa herë përgjatë Rripit të Gazës. Pas 11 muajsh, 100 pengje izraelite ende po mbahen në Gazë. Dhe ndërkohë që numri i vërtetë mund të jetë më i lartë, rreth 10,000 palestinezë po mbahen në burgjet izraelite, shumica e të cilëve në mënyrë arbitrare dhe mbi 50 prej tyre kanë humbur jetën për shkak të kushteve jonjerëzore dhe keqtrajtimit. Në Bregun Perëndimor, operacionet e përgjakshme, disa të një shkalle që nuk i kemi parë gjatë dy dekadave të fundit, po përkeqësojnë situatën katastrofike atje, e cila ishte e përkeqësuar për shkak të dhunës serioze të kolonëve,” deklaroi ai.
Në Izrael, janë shtuar masat e sigurisë pas sulmit të së dielës në kalimin kufitar ndërmjet Izraelit dhe Jordanisë, ku një person i armatosur sulmoi forcat izraelite të sigurisë, duke vrarë tre civilë, ndërkohë që Izraeli vazhdoi operacionet ushtarake në Gazë.
Sipas profesorit të shkencave politike, Ric Stoll nëse nuk arrihet një marrëveshje armëpushimi, vuajtjet në të dyja anët pritet të vazhdojnë.
“Njerëzit do të vazhdojnë të vriten. Pengjet nuk do të lirohen. Nuk po shoh se si Izraeli do ta eliminojë Hamasin. Është më mirë që të përqendrohen në arritjen e një lloj marrëveshjeje tani,” i tha ai Zërit të Amerikës.
Një qëndrim të ngjashëm e shprehën gjatë fundjavës në Tel Aviv edhe familjarët e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, gjatë të cilit militantët e grupit vranë 1,200 persona.
“Nëse duam të ndryshojmë gjendjen në Izrael, duhet të dalim dhe t’i kërkojmë qeverisë të ndalojë luftën dhe të arritjë një marrëveshjeje tani,” thotë Ifat Kalderon, e afërta e një pengu.
Profesori Stoll thotë se Shtetet e Bashkuara po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.
“Nuk mendoj se kemi ndikim të mjaftueshëm tek palët. Mendoj se po bëjnë çfarë atë që mendojnë se është më e mira për rajonin,” thotë ai.
Drejtuesi i CIA-s, William Burns, tha të shtunën se një propozim më i detajuar për armëpushim do t’iu prezantohet palëve gjatë ditëve në vijim./VOA
ITALI- Pas rastit të disa ditëve më parë, ku familjarët e një vajze dhunuan mjekët në Itali, tre infermierë t&eum...
Foto ilustruese SHBA- Shumë ukrainas shpresojnë se rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara do të ndihmojë në përfu...
Miroslav Lajçak BEOGRAD- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se do ...
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan e përmendi gabim emrin e Elon Musk në një tubim në Wisconsin të shtunë...
Foto ilustruese RUSI- Bashkimi Evropian tha më 9 shtator se aleatët e tij kanë ndarë “informacione të besueshme” se Ir...
Foto ilustruese SHBA- Tridhjetë persona u plagosën pasi një kamion makina u përplas me një restorant "Elks Lodge" në per...
Vuçiç SERBI- Në margjinat e një forumi ekonomik në Vlladivostok më 4 shtator, zëvendëskryeministri i Serbis&eum...
VIETNAM- Një urë në veri të Vietnamit është shembur për shkak të tajfunit Yagi, duke zhytur 10 makina dhe dy sku...
SENEGAL- Një aksident tragjika ka ndodhur në senegal. Mësohet se të paktën 16 persona u vranë dhe 22 u plagosën mëngje...
IZRAEL- Të paktën 25 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve izraelite në Siri, njoftoi Observatori Sirian për të Dre...