I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Kufizimet më të fundit të vendosura nga Kina ndaj eksporteve të mineraleve të rralla tokësore rrezikojnë jo vetëm ta ringjallin luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu mund të kenë pasoja të mëdha edhe për përpjekjet për riarmatimin e Ukrainës dhe zhvillimin e infrastrukturës në Azinë Qendrore.
Tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit u ndezën sërish më 9 tetor, për shkak të mineraleve të rralla, kur Kina shtoi kufizime të reja ndaj eksportit për pesë metale të mineraleve të rralla, përveç shtatë të tjerave që ishin kufizuar qysh në prill.
Mineralet e rralla janë thelbësore për të prodhuar shumëçka, nga telefonat e mençur dhe automjetet elektrike deri te pajisjet ushtarake dhe teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme.
Më pas, më 10 tetor, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të vendoste tarifë shtesë prej 100 për qind ndaj importeve nga Kina.
“Veprimi i Pekinit rikthen vëmendjen te mënyra se si Kina e përdor ndikimin e saj si kombi më i madh tregtar në botë dhe mbizotërimin në zinxhirët globalë të prodhimit për të projektuar fuqinë e saj në çështjet ndërkombëtare”, shkroi James Kynge, hulumtues i lartë në institutin Chatham House në Londër.
Ky veprim vjen vetëm disa javë para një takimi të mundshëm midis Trumpit dhe presidentit të Kinës, Xi Jinping dhe shihet nga analistët si një përshkallëzim i mprehtë i strategjisë së Pekinit për ta “armatosur” mbizotërimin e vet në tregun e mineraleve të rralla.
Kina përbën më shumë se 70 për qind të nxjerrjes globale të mineraleve të rralla, 90 për qind të ndarjes dhe përpunimit të tyre, dhe 93 për qind të prodhimit të magneteve.
Kufizimet e reja nënkuptojnë se kompanitë e huaja do të duhet të marrin miratim të veçantë nga Pekini nëse dëshirojnë të eksportojnë magnete të mineraleve të rralla dhe materiale të caktuara gjysmëpërçuese që përmbajnë të paktën 0.1 për qind metale të tilla nga Kina.
Sipas rregullave të reja, kompanive që kanë çfarëdo lidhje me ushtritë e huaja - përfshirë ato të Shteteve të Bashkuara - do t’u mohohen licencat e eksportit.
“Masat e reja përfaqësojnë hapat më domethënës të Kinës deri më sot, që synojnë sektorin e mbrojtjes”, tha Gracelin Baskaran, drejtoreshë e Programit të Sigurisë së Mineraleve Kritike në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington.
“Në thelb, politika synon të parandalojë kontributet e drejtpërdrejta ose të tërthorta të mineraleve të rralla me origjinë kineze apo teknologjive të lidhura me to në zinxhirët e furnizimit të mbrojtjes së huaj”, tha ajo.
Çfarë nënkupton kjo për Evropën dhe luftën në Ukrainë?
Kjo ka shkaktuar shqetësime në Evropë se mund t’i pengojë përpjekjet për mbështetjen e Ukrainën ushtarakisht.
Shtetet e Bashkuara janë pajtuar t’u shesin armë të avancuara aleatëve të NATO-s në Evropë, të cilët më pas do t’ia dërgojnë ato armë Kievit për ta ndihmuar në zmbrapsjen e pushtimit rus.

Qeveritë evropiane po e furnizojnë Ukrainën gjithashtu me armë të prodhuara në vendet e veta përkatëse.
Shumë armë dhe pajisje të avancuara ushtarake varen nga elementet e mineraleve të rralla tokësore, përfshirë avionët luftarakë F-35, nëndetëset e klasës Virginia dhe Columbia, sistemet e radarëve, dronët Predator, bombat inteligjente të serisë JDAM dhe raketat Tomahaëk, të cilat Trumpi ka thënë se po shqyrton t’ia dërgojë Ukrainës.
Derisa shumë importues, përfshirë Pentagonin, mbajnë rezerva të grumbulluara të mineraleve të rralla, masat e reja mund të kenë ndikime afatgjata në furnizimin e Ukrainës, veçanërisht duke pasur parasysh se SHBA-ja po has në vështirësi për ta mbajtur ritmin në prodhimin e sistemeve të avancuara të armëve, sipas CSIS.
Dhoma Evropiane e Tregtisë në Kinë ka thënë tashmë se kufizimet e reja “shtojnë më shumë ndërlikime në zinxhirët globalë të furnizimit me elemente të mineraleve të rralla”, ndërsa zyrtarët evropianë deklaruan pas njoftimit se po përballen me një grumbullim të madh të aplikimeve për licenca eksporti që presin miratimin e Pekinit, si pasojë e kufizimeve të mëparshme të prillit.
Krijimi i një sistemi të ri për t’i adresuar “kufizimet” e furnizimit me minerale të rralla ishte një nga njoftimet kryesore të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një samit BE-Kinë në korrik, por shumë kompani evropiane thonë se procesi i miratimit nga Pekini është i ngadalshëm dhe po vonon prodhimin.
A mund të ndihmojnë Azia Qendrore dhe ajo Jugore në uljen e mbizotërimit të Kinës?
Rundi më i fundit i kontrolleve të eksportit nuk do të hyjë në fuqi deri në dhjetor, ndërsa thirrja e Trumpit për tarifa shtesë pritet të fillojë të zbatohet më 1 nëntor.
Megjithatë, monopoli i Kinës mbi nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve të rralla po i shtyn qeveritë të gjejnë alternativa për të zvogëluar varësinë prej saj.
Pakistani nënshkroi në shtator një memorandum mirëkuptimi në vlerë 500 milionë dollarë me kompaninë private amerikane, US Strategic Metals, ndërsa dërgesa e parë e mineraleve të rralla mbërriti në fillim të tetorit.
Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kthyer vëmendjen drejt Azisë Qendrore, e cila është e pasur me minerale jetike dhe minerale të rralla tokësore.
Uashingtoni ka krijuar Dialogun për Minerale Kritike C5+1, Partneritetin për Infrastrukturën Globale dhe Investimet (PGII) të Grupit të Shtatë vendeve (G7), si dhe memorandume të bashkëpunimit dypalësh me vendet e Azisë Qendrore.
Ndërkohë, mineralet kritike dhe mineralet e rralla tokësore ishin pjesë qendrore e një samiti historik në prill në Samarkand, midis BE-së dhe liderëve të Kazakistanit, Kirgizit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.
Kazakistani gjithashtu njoftoi në prill se kishte zbuluar depozita gjigante prej më shumë se 20 milionë tonësh metrikë të mineraleve të rralla. Pretendimi është ende në proces verifikimi nga kompani ndërkombëtare, por nëse konfirmohet, do t’i siguronte vendit të Azisë Qendrore rezervat e treta më të mëdha në botë pas Kinës dhe Brazilit.
Megjithatë, derisa Kazakistani po tërheq vëmendjen ndërkombëtare, disa faktorë po e pengojnë Azinë Qendrore të bëhet fuqi në fushën e mineraleve kritike dhe mineraleve të rralla tokësore.
Një raport nga Këshilli Atlantik, një institut kërkimor me qendër në Uashington, i publikuar në fillim të këtij viti, gjeti se rajoni po pengohet nga kostot e larta të transportit, mungesa e infrastrukturës për eksport, dhe “një mjedis investimi me rrezik të lartë që ul ndjeshëm joshjen komerciale të rajonit”.
Raporti erdhi në përfundim se Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen në vende me sektorë eksporti më të zhvilluar për pasuritë minerale, si Kanadaja dhe Kili, për periudha afatshkurtër dhe afatmesme.
“Sigurimi i shpejtë i partneriteteve për mineralet kritike është jetik për përpjekjet e SHBA-ve për ta zvogëluar varësinë ndaj Kinës. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të kujdesshme ndaj pritshmërisë jorealiste për atë që Azia Qendrore mund të ofrojë”, thuhet në raport./ REL
Grupi militant Hamas ka kthyer dy trupa izraelitë, si pjesë e marrëveshjeve të vazhdueshme për ndërrimin e të burgosurve dh...
Teksa Brukseli po përballej me një grevë të përgjithshme, e cila paralizoi gjithë qytetin gjatë së martës (...
Ursula von der Leyen qëndroi edhe në Shkup, ku u takua me kryeministrin Hristijan Mickovski, presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe me kryetari...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi të mërkurën se ka autorizuar operacione të fshehta të CIA-s në Venezuelë, ...
Sipas rrëfimeve të mjekëve, shumë nga 90 trupat e palestinezëve të kthyer në Gaza nga autoritetet izraelite sipas marrëv...
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në Uashington për Hamasin dhe thotë se dëshiron që grupi të heqë dorë nga arm&...
Ish-drejtori i një agjencie funerale, Robert Bush, është deklaruar fajtor për 35 akuza për mashtrim me anë të përfaq&eum...
Një 32-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia italiane në Reggio Emilia, pasi rezulton i dënuar me 5 vite burg për ...
Për shumicën e njerëzve, prezantimi është një formalitet i shkurtër – një shkëmbim emrash që zgjat vet...
Bashkimi Evropian ka pesë vjet kohë për t'u përgatitur për një luftë të mundshme, sipas një plani ushtarak të ...