
Teksa Brukseli po përballej me një grevë të përgjithshme, e cila paralizoi gjithë qytetin gjatë së martës (14.10.2025), në një nga sallat e qendrës së kongreseve në ndërtesën "Square”, politikanë të nivelit të lartë të rajonit të kufirit lindor të Bashkimit Europian, diskutonin zgjidhje për të siguruar kufijtë e tyre dhe për të luftuar shpopullimin në vendet kufitare me Rusinë.
Bashkim forcash
Tetorin e çdo viti, Bashkimi Europian organizon në Bruksel aktivitetin „Java Europiane e Rajoneve dhe Qyteteve” (The European Week of Regions and Cities”, që u kushtohet politikave rajonale dhe urbane, me fokus të veçantë tek nivelet lokale dhe rajonale të qeverisjes. Slogani sivjet është: "Të ndërtojmë të nesërmen, sëbashku”.
Dhe kur përmendet e tashmja dhe e nesërmja, lufta në Ukrainë dhe rreziku rus shqetëson fqinjët e tjerë. Ish-presidentë dhe ministra të vendeve si Polonia, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia, ndanë përvojat e tyre dhe diskutuan temat me rëndësi thelbësore – si mbrojtja e kufijve dhe mbështetja e komuniteteve për të luftuar shpopullimin në zonat kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë, në një diskutim që zgjati më shumë se dy orë rreth temës: "E drejta për të qëndruar: zbërthimi i fuqisë së çdo territori”.
"Fqinji ynë agresor, që sfidon demokracinë”
Kur në panel u ftua të ngjitej njëra nga folëset, salla, si rrallëherë duartrokiti fort. Emri i ish-presidentes lituaneze, Dalia Grybauskaite, ngjalli interesin e të gjithëve. E shkolluar për ekonomi politike në Shën Petersburg, ajo u shndërrua në një ndër politikanet më të njohura në Lituani dhe në Bashkimin Europian, ku mbajti postin e rëndësishëm të Komisioneres për Financat dhe Buxhetin në Komisionin Europian nga 2005-2009 dhe më pas, u zgjodh e para presidente grua në Lituani, duke mbajtur postin për plot një dekadë, nga 2009-2019.
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, Grybauskaite, e njohur edhe si "Gruaja e hekurt”, ka spikatur me rolin e saj për mbrojtjen e Lituanisë, Polonisë dhe të gjithë rajonit Baltik.
"Të gjithë ne kufizohemi me një fqinj agresiv, që sfidon demokracinë. Bashkimi Europian është shumë efiçent në reformat e ndërmarra, por vullneti politik është më i rëndësishëm. BE duhet ta kuptojë që çdo gjë varet në shpatullat tona. Imperializmi rus nuk merr fund me jetën politike të Putinit” – deklaroi ish-presidentja lituaneze.
Mbrojtje dhe investime
Rajonet e kufirit lindor përballen me sfida të veçanta ekonomike, shoqërore dhe sigurie.
Agresioni rus në Ukrainë e riktheu vëmendjen tek këto zona. "Shpopullimi në këto shtete është dukuri e vjetër që ka nisur rreth viteve 2000, por lufta në Ukrainë na e rikujtoi. Tema kryesor është siguria, por ne duhet të krijojmë qëndrueshmëri dhe investime në rajonin tonë. Na duhet infrastrukturë dhe lëvizshmëri më e mirë ndërmjet nesh"– tha Robert Zile, politikan karriere nga Letonia, aktualisht zëvendës-president i Parlamentit Europian.
Edhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë polake të Fondeve dhe Politikave Rajonale, Jan Szyszko, vuri theksin tek investimet. "Janë të nevojshme investimet strategjike në kufijtë lindorë. Investitorët kanë nevojë për stimuj. Duhet investuar tek mbrojtja dhe siguria, edhe në mënyrë indirekte”.
Pak muaj më parë, Komisioni Europian ndërmori nisma të reja për shtetet anëtare që përbëjnë rajonin e kufirit lindor të Unionit – Estonia, Finlanda, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia dhe Rumania – si paketa ekonomike shtesë dhe sipërmarrje që lidhen me mbrojtjen.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
16 Tetor07:13
Takimi në Shkup, Von der Leyen njofton hapjen e fabrikave të AI në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi
Ursula von der Leyen qëndroi edhe në Shkup, ku u takua me kryeministrin Hristijan Mickovski, presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe me kryetari...
BOTA
16 Tetor00:00
Rrëzimi i Maduros, Trump urdhëron CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi të mërkurën se ka autorizuar operacione të fshehta të CIA-s në Venezuelë, ...
BOTA
15 Tetor23:31
Trupat palestinezë të kthyer nga Izraeli me shenja torture dhe ekzekutimi. Çfarë zbulon raporti
Sipas rrëfimeve të mjekëve, shumë nga 90 trupat e palestinezëve të kthyer në Gaza nga autoritetet izraelite sipas marrëv...
BOTA
15 Tetor23:25
Presidenti amerikan kërcënon Hamasin: Nëse nuk heqin dorë nga armët do ta bëjmë ne!
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në Uashington për Hamasin dhe thotë se dëshiron që grupi të heqë dorë nga arm&...
BOTA
15 Tetor23:16
Mashtrimi me kufomat, ish-drejtorit të funeralit i ngrihen 35 akuza. 2000 mijë njerëz telefonuan kundër tij
Ish-drejtori i një agjencie funerale, Robert Bush, është deklaruar fajtor për 35 akuza për mashtrim me anë të përfaq&eum...
BOTA
15 Tetor22:58
I dënuar me 5 vite burg pasi iu gjet 2.5 kg kokainë në shtëpi, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Një 32-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia italiane në Reggio Emilia, pasi rezulton i dënuar me 5 vite burg për ...
BOTA
15 Tetor22:48
Ky është njeriu me emrin më të gjatë në botë, i duhen 20 minuta për ta thënë të plotë
Për shumicën e njerëzve, prezantimi është një formalitet i shkurtër – një shkëmbim emrash që zgjat vet...
BOTA
15 Tetor22:31
Zbulohet plani sekret/ BE duhet të jetë gati për luftë me Rusinë deri në vitin 2030
Bashkimi Evropian ka pesë vjet kohë për t'u përgatitur për një luftë të mundshme, sipas një plani ushtarak të ...
BOTA
15 Tetor22:30
Skema/ Shqiptari në Britani hiqet si babai i 13 fëmijëve për t’u dhënë pasaportë, në këmbim të parave për të shlyer borxhet
Një emigrant shqiptar është dënuar me 5 vite burg, pasi u shtir si babai i 13 fëmijëve shqiptarë për t’u sigurua...
BOTA
15 Tetor21:51
“Kusht për integrimin”/ Von der Leyen thirrje Shkupit për ndryshimet kushtetuese
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta vazhduar rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE), tha p...