
KINA- Pekini bëri thirrje për “qetësi” dhe “përmbajtje” teksa ishte mikpritës më 14 mars bisedime trepalëshe me Teheranin dhe Moskën, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje diplomatike për çështjen bërthamore të Iranit.
“Në situatën aktuale, ne besojmë se të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i situatës bërthamore të Iranit, apo të shkohet drejt një konfrontimi dhe konflikti”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë për media para takimit.
Në takim ishte i pranishëm zëvendësministri i Jashtëm kinez, Ma Zhaoxu, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, dhe ai iranian, Kazem Gharibabadi. Pas takimit transmetuesi shtetëror kinez CCTV raportoi se “të tri palët shkëmbyen qëndrime mbi çështjen bërthamore të Iranit dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, por nuk ka detaje të tjera.
Teherani dhe Moska kanë forcuar marrëdhëniet në vitet e fundit, pasi mosmarrëveshjet e Iranit me Shtetet e Bashkuara janë rritur. Të dy vendet kanë mbajtur gjithashtu lidhje të ngushta me Kinën. Këtë javë, të tri vendet zhvilluan stërvitje detare në Gjirin e Omanit, pranë ngushticës strategjike të Hormuzit, si një shfaqje force në Lindjen e Mesme, ku anijet pjesëmarrëse ndaluan në portin iranian të Çabaharit.
Vëmendja mbi çështjet bërthamore të Iranit është intensifikuar ditët e fundit pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka dërguar një letër Teheranit duke kërkuar rifillimin e bisedimeve bërthamore dhe duke paralajmëruar për veprime të mundshme ushtarake nëse Irani refuzon bisedime të tilla.
Ministria e Jashtme iraniane më 13 mars tha se do të bënte një “vlerësim të plotë” përpara se të përgjigjet ndaj letrës së Trumpit.
“Letra u pranua mbrëmë dhe aktualisht është duke u shqyrtuar”, tha zëdhënësi Esmaeil Baqaei, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA. Ai shtoi se “një vendim mbi mënyrën e përgjigjes do të merret pas një vlerësimi të plotë”.
Më 10 mars, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, shkroi në platformën X: “Nuk do të negociojmë nën presion dhe kërcënime. Nuk do ta konsiderojmë këtë gjë asnjëherë, pavarësisht se çfarë teme mund të jetë”.
Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump u tërhoq nga marrëveshja historike që kishte vendosur kufizime mbi programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Trump argumentoi se marrëveshja nuk ishte e mjaftueshme për të penguar Iranin të zhvillonte armë bërthamore dhe e akuzoi Teheranin për nxitjen e dhunës ekstremiste në rajon, një akuzë që Irani e mohon.
Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania kishin qenë nënshkruese të marrëveshjes bërthamore me Iranin më 2015. Pas tërheqjes së SHBA-së në vitin 2018, Teherani gradualisht filloi të shkelte zotimet e tij bërthamore, teksa përpjekjet për të arritur një marrëveshje të re kanë dështuar. Irani pretendon se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.
Pekini deklaroi se bisedimet trepalëshe synojnë të “forcojnë komunikimin dhe koordinimin për të rifilluar dialogun dhe negociatat sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Kina shpreson që të gjitha palët të punojnë së bashku, të rrisin vazhdimisht besimin e ndërsjellë dhe të largojnë dyshimet, duke e kthyer momentumin e rifillimit të dialogut dhe negociatave në realitet sa më shpejt”, tha zëdhënësja Mao.
Ndërkohë, SHBA-ja njoftoi se po vendos sanksione ndaj ministrit iranian të Naftës, Mohsen Paknejad, si dhe disa anijeve të regjistruara në Hong Kong, që janë pjesë e flotës në hije “nga e cila Irani varet për të transportuar naftën e tij” në Kinë. Teherani e dënoi këtë vendim, duke e quajtur “hipokrizi”.
Në njoftimin e SHBA-së u tha se Paknejad “mbikëqyr eksportin e dhjetëra miliardë dollarëve naftë iraniane dhe ka ndarë miliarda dollarë naftë për forcat e armatosura të Iranit për eksport”./ REL
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
14 Mars10:33
Ed Davey i bën thirrje Starmerit të mbështesë Kanadanë kundër sulmeve të Trump
SHBA- Udhëheqësi i Liberal Demokratëve të Mbretërisë së Bashkuar, Ed Davey i ka bërë thirrje kryeministrit b...
E.D
BOTA
14 Mars10:21
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan nënvizoi rëndësinë e rolit strategjik të Turqisë për Bashkimin Evropian, teksa...
r.ll
BOTA
14 Mars10:14
"E vendos vendin nën sundimin e një grupi islamik për 5 vjet", udhëheqësi sirian nënshkruan kushtetutën e përkohshme të vendit
ahmed al sharaa
SIRI- Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaaa ka nënshkruar ditën e djeshme një kushtetutë t&...
E.D
BOTA
14 Mars10:02
Gjykata finlandeze dënon një rus, dyshohet se ka kryer krime lufte në Ukrainë
UKRAINË- Një gjykatë në Helsinki të Finlandës e gjeti fajtor një rus për kryerjen e krimeve të luftës në...
E.D
BOTA
14 Mars09:57
OKB akuzon Izraelin për përdhunime dhe gjenocid ndaj palestinezëve/ Reagon Netanyahu: Akuza të rreme! Mbështet terroristët...
IZRAEL- Ekspertët e OKB-së kanë akuzuar Izraelin se po përdor gjithnjë e më shumë dhunë seksuale dhe me bazë gjin...
r.ll
BOTA
14 Mars09:10
Nesër protesta masive "zbarkon" në Beograd! Parlamenti serb mbyllet për arsye sigurie, studentë nga të gjitha qytetet e Serbisë nisen drejt kryeqytetit
parlamenti serb
SERBI- Kuvendi i Serbisë ka njoftuar ditën e sotme se për arsye sigurie, ndërtesat e Kuvendit Popullor do të mbyll...
r.ll
BOTA
14 Mars09:10
Papa Françesku mbetet në spital në gjendje delikate shëndetësore, Kisha Katolike mund të duhet të rimendojë pontifikatin
papa francesku
VATIKAN- Katër javë pasi Papa shkoi në spital, janë rritur dyshimet se papati mund të ketë hyrë në ...
r.ll
BOTA
14 Mars09:09
Sinjal mbështetës kundër islamofobisë në rritje, Presidenti Steinmeier merr pjesë në iftar në Berlin
presidenti gjerman
BERLIN- Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, mori pjesë në një iftar me besimtarët mysliman&e...
r.ll
BOTA
14 Mars09:06
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”
SERBI- “Kemi ardhur nga Kosova. Vullnetarisht. Askush nuk na organizoi”, thotë për Radion Evropa e Lirë një nga të mbledh...
BOTA
14 Mars08:54
Analiza e Euronews: Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?
SHBA- Një luftë tregtare transatlantike mund të jetë në rrugë. Komisioni Evropian është përgjigjur me masa të...