BOTA

Kirby: Antagonizmi i BE-së dhe SHBA-ve mund të ketë pasoja afatgjata për Prishtinën dhe Beogradin

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Maj 2023, 22:00
Kirby: Antagonizmi i BE-së dhe SHBA-ve mund të ketë pasoja

Antagonizimi politik i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mund të ketë pasja afatgjata për Prishtinën dhe Beogradin, thotë ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby. Në një intervistë për Zërin e Amerikës mbi tensionet në veri të Kosovës, zoti Kirby tha se nuk është i befasuar nga kriza në komunat veriore të Kosovës. Ai tha se për shkak të angazhimit të tyre në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk kanë durim institucional për t’u marrë pafundësisht me manovrat e pasinqerta të Prishtinës dhe Beogradit.

Zëri i Amerikës: Si e komentoni krizën në veri të Kosovës?

Michael Kirby: Me keqardhje them se nuk jam i befasuar nga kriza. Kur partitë serbe vendosën të bojkotonin zgjedhjet e fundit, ishte e qartë se disa njerëz do të votonin. Në të vërtetë, më pak se 4% e elektoratit votuan. Ata pak njerëz që votuan u dhanë një fitore politikanëve shqiptarë. Ky është rreziku i bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët. Partitë shqiptare morën shumicën e votave, por nuk morën as për së afërmi mbështetjen e shumicës së popullit. Zoti Kurti vendosi të sillet sikur të kishte avantazh në këtë proces.

Zëri i Amerikës: Çfarë e shihni si arsye kryesore për këtë?

Michael Kirby: Në dukje, zoti Kurti qëndron pas nxitjes së tensioneve. Ai duket i painteresuar për të bërë ndonjë lëshim qoftë ndaj pakicës serbe brenda Kosovës, qoftë ndaj qeverisë së zotit Vuçiç në Beograd. Linja e ashpër e zotit Kurti është mirëpritur nga mbështetësit e tij; përballja me Beogradin nxit përkrahje në Kosovë.

Por zoti Vuçiç nuk është i pakënaqur kur sheh veprimet e zotit Kurti. Kundërshtimi i qeverisë në Prishtinë gjithmonë nxit përkrahjen e mbështetësve të zotit Vuçiç brenda Serbisë. Zoti Vuçiç ka nevojë për ndihmë pikërisht tani. Pas vrasjeve masive të njëpasnjëshme në Serbi, zoti Vuçiç është nën presion të madh të brendshëm pasi me dhjetëra mijëra serbë në mbarë vendin kanë dalë në rrugë duke kërkuar veprim kundër bandave dhe banditëve që kanë pllakosur Serbinë për vite me radhë.

Shumë prej këtyre banditëve, përveç aktivitetit të tyre kriminal, i kanë dhënë zotit Vuçiç përkrahje për të frikësuar armiqtë. Demonstruesit kanë kërkuar gjithashtu t'i jepet fund mbulimit me lavdi të kriminelëve në televizionin privat serb, “TV Pink” dhe media të tjera të kontrolluara nga Vuçiç. Prandaj, veprimet e zotit Kurti i kanë ofruar zotit Vuçiç një mundësi të artë për t'i larguar njerëzit nga hallet e tij të brendshme duke u mbështetur tek serbët në Kosovë dhe shqiptarëve të pabesë në veri të Kosovës dhe në Prishtinë.

Ta dini mirë, mirëqenia e popullatës së zonave me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk është faktor kryesor në të menduarit e as të zotit Kurti dhe as të zotit Vuçiç.

Zëri i Amerikës: Si e komentoni qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe faktin që dy kryetarë komunash nga partia e Kurtit nuk morën pjesë në takimin me ambasadorin amerikan?

Michael Kirby: Zoti Kurti është nën presion të madh për të arritur një marrëveshje me Beogradin. Unë besoj se ai dëshiron t'i tregojë Uashingtonit dhe Brukselit se gëzon mbështetje të fortë të brendshme për mosndryshimin e qëndrimeve të tij. Bojkoti i kryetarëve të komunave duhet parë në këtë këndvështrim.

Zëri i Amerikës: Si do të ndikojnë këto tensione në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?

Michael Kirby: Kjo do të ngadalësojë dialogun. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve që po shkaktojnë tensione mes Kosovës dhe Serbisë do t'i mundësonte Serbisë të ecte përpara në qëllimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë ndryshime të brendshme, të cilat janë të nevojshme për procesin e anëtarësimit e tyre në Bashkimit Evropian. Reformat do të krijonin kushtet për rritje ekonomike dhe begati për qytetarët e të dyja vendeve.

Themelimi i një Asociacioni të Komunave Serbe tani është çështje kyçe në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE. Duke e zhvendosur fokusin nga asociacioni tek kryetarët e komunave, zoti Kurti shpreson të shtyjë ditën kur ai duhet të merret me çështjen e asociacionit. Ai mund të jetë i suksesshëm në aspektin afatshkurtër. Por antagonizmi njëkohësisht i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara mund të ketë pasoja afatgjata. Kosova ka nevojë për ndihmën zhvillimore që i ofron Amerika dhe Evropa. Duke patur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë, as Bashkimi Evropian dhe as Shtetet e Bashkuara nuk kanë durim institucional për t’u marrë pafundësisht me manovrat e pasinqerta të Prishtinës dhe Beogradit. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të krizës amerikane të tavanit të borxhit. Mbështetja për t'i dhënë gjithnjë e më shumë para Kosovës mund të zbehet, nëse zoti Kurti e tepron me veprimet e tij. Njerëzit e tij (populli i Kosovës) kanë nevojë për ndihmën tonë.

Zëri i Amerikës: Sipas mendimit tuaj, cila duhet të jetë zgjidhja e këtij problemi?

Michael Kirby: Si Serbia ashtu edhe Kosova duhet të ecin përpara me themelimin e asociacionit. Jam i sigurt se Bashkimi Evropian ka shembuj të mjaftueshëm të asociacioneve të një lloji të ngjashëm për pakicat brenda një shteti anëtar, që mund të përdoren për ta themeluar asociacionin e komunave me shumicë serbe. Gjithashtu duhet gjetur një mjet ligjor për të patur kryetarë komunash në komunat me shumicë serbe, të cilët gëzojnë mbështetjen e një segmenti të madh të popullatës lokale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë