Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
GJERMANI- Anastasiya Huley është 99-vjeçare dhe i kujtohet gjithçka që përjetoi në Aushvic 80 vjet më parë.
“Krejt çka na mbeti ne ishin kockë e lëkurë. Ne ishim njerëz që vdiqëm dhe rilindëm”, tha ajo për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë.
Huley ishte dërguar në kampin famëkeq nazist të përqendrimit, pasi kishte ikur nga puna e detyruar në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pesë vjet më parë, ajo mori pjesë në ceremonitë përkujtimore për të shënuar çlirimin e kampit nga trupat sovjetike. Këtë vit ajo nuk do të jetë në mesin e të mbijetuarve, numri i të cilëve po pakësohet, që shkojnë në kamp.
Shumë ishin dërguar në Aushvic kur ishin fëmijë të vegjël dhe u transportuan atje me kamionë që përdoren për bartjen e bagëtive. Tani në moshën 80 apo 90 vjeç, ata mblidhen në atë që do të jetë ndër përvjetorët më prekës të çlirimit të kampit.
Gjermania Naziste ka vrarë afër 1.1 milion burra, gra dhe fëmijë në Aushvic në periudhën kohore 1940-1945. Afër gjysmë milioni nga ta ishin hebrenj. Viktima të tjera ishin romë, të burgosur politikë dhe të burgosur sovjetikë të luftës.
Afër 50 të mbijetuar shkojnë këtë vit në Aushvic. Si gjithmonë, atyre iu bashkohen edhe monarkë, politikanë dhe diplomatë. Në shumë mënyra, përvjetorët shënohen nga vazhdimësia: bëhet lutja hebraike për të vdekurit, Kaddish, viktimat nderohen me solemnitet dhe refreni përsëritet: “Kurrë më”.
Por, ceremonitë përkujtimore po ashtu shënohen edhe nga prizmi i ngjarjeve bashkëkohore. Kampi u çlirua nga ushtarët sovjetikë, por presidenti rus, Vladimir Putin, nuk është ftuar në ceremonitë përkujtimore që kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022.
“Ne i kujtojmë viktimat, por po ashtu festojmë për çlirimin”, tha drejtori i muzeut të Aushvicit, Piotr Cywinski, sipas AFP-së. “Është e vështirë të mendohet prania e Rusisë, e cila qartësisht nuk e kupton vlerën e çlirimit”.
Izraeli do të ketë një delegacion të madh të udhëhequr nga ministri i Arsimit, Yoav Kisch. Më herët, ka pasur kundërthënie lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Aushvici gjendet në Poloni, që është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), që ka lëshuar fletarrestim për Netanyahun nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës, enklavë palestineze. Autoritetet polake kanë lënë të kuptohet se Netanyahu nuk do të përballej me arrestim nëse do të shkonte në Aushvic, por ai gjithsesi ka thënë se nuk do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore.
Përvjetori është gjithmonë një moment reflektimi mbi antisemitizmin. Ky vit, tha shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volker Turk, ishte i “shfrenuar”. Përmes një deklarate më 24 janar, ai tha se “hebrenjtë po përballen me rritje të frikësimit, kërcënimeve dhe dhunës fizike”.
Në korrik, Bashkimi Evropian publikoi gjetje të një sondazhi të hebrenjve në 13 shtete anëtare. Sondazhi gjeti se 80 për qind ndienin se antisemitizmi është rritur dhe se incidentet antisemitike janë rritur që nga sulmi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023.
Në përvjetorët e tjerë në Aushvic politikanët kanë mbajtur fjalime. Këtë vit, ata nuk do të mbajnë. Ky mund të jetë përvjetori i fundit ku të mbijetuarit mund të luajnë rol të madh, andaj ata janë në fokus. Hurley tha se kujtimet e saj e kanë ndjekur atë gjatë gjithë jetës. Pavarësisht kësaj, ajo këmbëngul se nuk është e hidhëruar.
“Nëse shikoni zemrën dhe shpirtin tim nuk do të gjeni asnjë dëshirë për hakmarrje apo urrejtje për gjermanët”, tha ajo./ REL
Foto ilustruese LIBAN- Qeveria libaneze njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se kishte rë...
Aksidenti BOLIVI- Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një autobus doli nga rruga dhe u përmbys në ju...
BJELLORUSI- Diktatori bjellorus, Alexander Lukashenko, fitoi zgjedhjet presidenciale “të rreme” të dielën me 87.6 për qind t&e...
SHBA- Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të dielën lirimin e një shtetasi amerikan, i cili ishte burgosur në Bjellorusi. Duke kredi...
GREQI- Një ngjarje me përmasa makabriteti ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Protothema shkruan se një çift është&nb...
KOSOVË- Presidenca e Kosovës njoftoi më 25 janar se presidentja Vjosa Osmani është duke punuar për ta themeluar Komisionin Presi...
elon musk SHBA- Manjati i teknologjisë, Elon Musk ka trazuar ujërat me një postim të bërë në rrjetin e tij social "X".&n...
Siegfried Ranucci ITALI- Unioni i gazetarëve RAI (USIGRAI) në Itali ka ngritur alarmin pasi drejtori i televizionit Rai ka njoftuar vendosjen e n...
viktor orban BUDAPEST- Hungaria vuri si kusht për miratimin e zgjatjes së sanksioneve të BE-së kundër Rusisë që Kievi t&...
donald trump SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklaruar se beson se SHBA do të fitojë kontrollin e Groenlandës, pasi ka treguar disa her&eum...