Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar se bota është në prag të një epoke të tretë bërthamore.
“Bota ka ndryshuar. Fuqia globale po zhvendoset dhe një epokë e tretë bërthamore është përpara nesh. Kjo epokë e tretë bërthamore, e cila është “në agim”, vjen nga dilema të shumta me teknologjitë bërthamore të përhapura dhe shkatërruese, dhe mungesa pothuajse totale e arkitekturave të sigurisë”, tha kreu i forcave të armatosura britanike.
Ai tha gjithashtu se Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe konfliktet e shumta në Lindjen e Mesme kanë përmbysur stabilitetin global. Më teh tha se vendosja e trupave të Koresë së Veriut në kufirin e Rusisë me Ukrainën ishte zhvillimi më i jashtëzakonshëm i vitit. Sipas tij zhvillimet e fundit sç janë përdorimi i dronëve të furnizuar nga Irani dhe kërcënimet e Rusisë për të armatosur rebelët Houthi të Jemenit në hakmarrje ndaj mbështetjes së Ukrainës nga Perëndimi janë mjaft kritike për zhvillimet e luftës, e cila po merr tashmë përmasa globale.
Në nëntor, Rusia përditësoi doktrinën e saj bërthamore , dy ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden i dha Ukrainës lejen për të goditur objektivat brenda Rusisë me armë të prodhuara nga Amerika. Pavarësisht kësaj, Radakin beson se ekziston vetëm një shans i largët që Rusia të sulmojë ose pushtojë NATO-n, pasi ajo e di se përgjigja do të ishte dërrmuese, qoftë konvencionale apo bërthamore.
“Strategjia e parandalimit nga NATO po funksionon. Por NATO duhet të mbahet e fortë dhe të forcohet kundër një Rusie më të rrezikshme,” tha shefi i forcave të armatosura.
Radakin tha se shqetësimi global po e ndan botën në tre grupe. Në një grup janë shtetet autoritare që kërkojnë të sfidojnë rregullat globale, duke përfshirë Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin. Në të dytën janë kombet përgjegjëse, kryesisht duke përfshirë demokracitë, por edhe monarkitë e Gjirit dhe të tjera që janë të përkushtuara për partneritet dhe për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në botë. Grupi i tretë përbëhet nga vende që qendrojnë mes dy grupimeve për përfitim maksimal.
"Në tetor, një sulm izraelit në Iran shkatërroi aftësinë e Teheranit për të prodhuar raketa balistike për një vit dhe shkatërroi pothuajse të gjithë sistemin e mbrojtjes ajrore të Iranit. Në këtë kuptim, Rusia po na tregon se si të mos luftojmë. Dhe Izraeli, në përgjigjen e tij ndaj Iranit, na ka treguar avantazhin joproporcional të mënyrave moderne të luftimit”, tha Radakin.
Harry gjatë intervistës SHBA- Princi Harry tha se jeta e tij në SHBA është ajo që nëna e tij, Princeshë Diana do t&...
GREQIA- Policia Greke ka nisur një operacion kundër krimit të organizuar, duke arrestuar anëtarë të një rrjeti tr...
RUMANIA- Bashkimi Evropian ka urdhëruar TikTok-un që të ngrijë të gjitha të dhënat, pas raportimeve se platforma e rrjeteve...
Lavrov MALTA- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka udhëtuar në Maltë për një samit të sigurisë evropiane, duke s...
forcat rebele SIRI- Ushtria siriane tha se po tërhiqet nga Hama, një qytet qendror simbolik dhe strategjik, duke shënuar një fitim t&eu...
Foto ilustruese FRANCË- Ishte e qartë që kjo do të ndodhte herët a vonë. Michel Barnier u bë kryeministri më jet&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Ish-ministri i Drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuqi, është vendosur në pranga...
gjykata speciale KOSOVË- Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha të enjten se është duke kryer operacione të vazhdueshme ...
Gjeorgji GJEORGJI- Një tjetër episod i dhunshëm është regjistruar në Gjeorgji. Nga pamjet e publikuara së fundmi nga med...
Foto ilustruese ITALI- Një vajzë 19-vjeçare, me origjinë nga Kenia, u arrestua në aeroportin Orio al Serio të Bergamos...