BOTA

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve administratës i kërkon Trumpit të angazhohet më shumë në Ballkan

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2025, 09:27

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve administratës i

Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor, për ta stabilizuar rajonin, duke vlerësuar se Rusia, përmes Serbisë, është faktori kryesor për destabilizim.

Duke hapur seancën dëgjimore të martën vonë, kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën pushtimin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”. Marrëdhëniet e pazgjidhura të Serbisë me Kosovën janë një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale, çka më tej i mundëson Rusisë ta minojë Bashkimin Evropian dhe aftësinë e NATO-s për t’i fuqizuar vendet e Ballkanit, tha Self. Përkeqësimi i situatës në Bosnje e Hercegovinë ka çuar, sipas tij, në “rritje të madhe të përdorimit të kompetencave juridikisht të diskutueshme” të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.

Në rast konflikti, aleatët e NATO-s – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – do të jenë drejtpërdrejt në shënjestër, gjë që mund të çojë në aktivizimin potencial të nenit 5 të Aleancës, tha Self, duke shtuar se aleatët e NATO-s në Ballkan duhet të ndërtojnë së bashku pengesë politike dhe ushtarake, por se Kosova do të jetë veçanërisht e ekspozuar për shkak se nuk është pjesë e aleancës perëndimore.

Kundërshtarët e SHBA-së po i shfrytëzojnë aktivisht dobësitë për të zhvilluar luftë hibride që rrit paqëndrueshmërinë në rajon, tha Self, duke nënvizuar se Kina po e përdor ndikimin e saj duke kryer stërvitje ushtarake dhe duke dërguar armë në Serbi. Përveç kësaj, shtoi ai, Kina po nënshkruan marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin me synimin e ruajtjes së aparatit të saj keqdashës dhe shfrytëzimit të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Rusia gjithashtu ndikon në rritjen e tensioneve në Bosnje, në Republikën Sërpska dhe në Serbi, theksoi Self, duke vënë në pah se ish-presidenti i entitetit serb në Bosnje, Millorad Dodik, po vazhdon të përdorë kapitalin e tij politik për ta kontrolluar Republikën Sërpska dhe për të vepruar në interes të Rusisë duke kërcënuar me ndarjen e saj nga Bosnja.

Nga ana tjetër, sipas tij, Serbia, pavarësisht dërgimit indirekt të armëve në Ukrainë, ka gjithashtu lidhje mbrojtëse me Rusinë dhe Kinën, dhe promovon propagandën kineze dhe ruse. Ai vuri në dukje se për të përfunduar ndikimin politik të Moskës, duhet trajtuar çështja e varësisë së Serbisë nga energjia ruse. Pavarësisht këtyre sfidave, ende ekzistojnë mundësi për përmirësimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, dhe lidershipi amerikan duhet të ketë rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e rikthimit të konflikteve, tha Self, duke përshëndetur administratën Trump për riangazhimin në këtë, siç e quajti ai, “rajon shpesh të neglizhuar”.

William R. Keating, anëtari me rang më të lartë demokrat në Nënkomitet, shprehu bindjen se SHBA duhet të vazhdojë të mbështesë të ardhmen e Bosnjës, përfshirë Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR). Ai kritikoi administratën Trump për heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët, siç tha ai, kanë treguar pak gatishmëri për të ndryshuar sjelljen në Republikën Sërpska.

Duke theksuar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për vite ka minuar sundimin e ligjit dhe ka forcuar lidhjet e Serbisë me Kinën dhe Rusinë, ai i bëri thirrje sekretarit të Shtetit Marco Rubio të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit në Serbi, si dhe t’i bëjë të qartë Beogradit se forcimi i lidhjeve me Moskën dhe Pekinin nuk është i përputhshëm me synimin e deklaruar për t’u integruar në komunitetin transatlantik. Ai u shpreh i bindur se një angazhim më i madh amerikan në Ballkan do ta afronte rajonin me anëtarësimin në BE dhe i bëri thirrje administratës Trump të sigurojë aleatët dhe partnerët në rajon se SHBA do të vazhdojë të jetë e angazhuar dhe e përkushtuar ndaj së ardhmes së tij.

Max Primorac, hulumtues në Qendrën për Liri Margaret Thatcher pranë Fondacionit konservator Heritage, vlerësoi se “Ballkani nuk është në gjendje të mirë” dhe shtoi se “Bosnja është një shtet i dështuar” 30 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit për paqe dhe miliardave të shpenzuara në ndihmë nga SHBA-ja.

Ai tha se Bosnja është “në krizë të përhershme” dhe se është koha të përfundojë “dështimi katastrofik i ndërtimit të shtetit”, duke theksuar se sovraniteti i vendit duhet të rivendoset duke mbyllur Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë “që shkarkon liderë të zgjedhur, vendos veto mbi ligjet dhe ndalon këdo që nuk i pëlqen”. Departamenti i Shtetit duhet të ndalojë përpjekjen për të krijuar një shtet të centralizuar të dominuar nga myslimanët, gjë që shkel garancinë e Dejtonit për barazinë e tre popujve dhe shtyn serbët drejt shkëputjes, tha Primorac, duke shtuar se kroatët vuajnë diskriminim të madh brenda komunitetit më të madh mysliman dhe se u mohohet e drejta për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre.

“Megjithatë, rajoni nuk do të stabilizohet derisa Serbia të normalizohet”, theksoi Primorac, duke vlerësuar se udhëheqësit serbë “mbeten të lidhur me agjendën prorusë që nxit destabilitet” në vendet fqinje, veçanërisht në Kosovë dhe Mal të Zi, dhe u jep mundësi Moskës, Pekinit dhe Teheranit të minojnë krahun jugor të NATO-s. Ai vlerësoi se përgjigjja rajonale duhet të jetë të tërhiqet Serbia dhe të përjashtohen Kina, Rusia dhe Irani, duke nënvizuar se “vetëm lidershipi amerikan mund ta bëjë këtë”, dhe se “lidershipi global i presidentit Trump, i bazuar në paqen përmes forcës dhe diplomacisë praktike, i ofron Serbisë dhe Ballkanit një rrugë historike drejt integrimit me Perëndimin”.

Gazi dhe nafta amerikane mund të ndihmojnë në ndërprerjen e varësisë së Ballkanit nga Rusia, në heqjen e fondeve për makinerinë e luftës së Vladimir Putinit dhe në minimizimin e ndërhyrjes së Moskës në rajon, tha Primorac, duke vlerësuar se Qeveria amerikane kishte të drejtë të vendoste sanksione ndaj NIS për shkak të pronësisë ruse.

“Shtëpia e Bardhë duhet të caktojë ambasadorë politikë në Ballkan për të promovuar një agjendë të fokusuar në biznes, por të jetë e gatshme të përdorë viza, sanksione bankare dhe të tjera, si dhe stimuj tregtarë e investues për ta nxjerrë rajonin nga duart ruse, kineze dhe iraniane”, tha ai. Luke Coffey, hulumtues në Qendrën për Evropën dhe Euroazinë në Institutin Hudson, tha se Rusia e sheh Ballkanin si zonë për shkaktim të destabilitetit dhe për përçarjen e aleancës transatlantike, ndërsa Serbia mbetet ndihmës i Rusisë dhe shërben si bazë kryesore ruse në rajon.

“Ndërsa Serbia herë pas here pretendon një qasje të balancuar të politikës së jashtme, realiteti është se Beogradi është i ankoruar thellë në orbitën ruse dhe kjo nuk do të ndryshojë së shpejti”, tha Coffey.

Ai shtoi se Kremlini përdor Republikën Sërpska për të përhapur më tej paqëndrueshmëri, duke theksuar se Dodik, edhe pse është shkarkuar nga funksioni, mbetet me ndikim dhe vazhdon të avokojë për shkëputje, gjë që është mbështetur prej vitesh nga Rusia dhe Serbia. Ai gjithashtu kritikoi heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Coffey vlerësoi se Marrëveshja e Dejtonit është një nga sukseset më të mëdha të politikës së jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë dhe se zhbërja e saj do të krijonte paqëndrueshmëri të mëtejshme. “Edhe pse SHBA nuk është vend ballkanik, ajo mund të jetë fuqi ballkanike, dhe presidenti Trump duhet të marrë hapa për të siguruar mbrojtjen e interesave kombëtare amerikane atje”, tha Coffey.

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, tha se ndonëse asnjë aktor i vetëm – vendës apo ndërkombëtar – nuk është plotësisht përgjegjës për tensionet dhe dobësitë e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, “një parakusht për stabilitet mbetet i paplotësuar: Serbia duhet të pranojë rendin perëndimor për rajonin”.

Ai theksoi se ka ardhur koha që SHBA të jetë më e vendosur në orientimin e Beogradit drejt një zgjedhjeje përfundimtare strategjike, duke shtuar se rruga euroatlantike është zgjedhja e vetme racionale për Serbinë, e cila, sipas tij, nuk duhet të bëhet Bjellorusia e Ballkanit.

“Fatmirësisht, administrata është në pozitë të mirë për të orientuar Beogradin në këtë drejtim”, tha Joseph, duke përmendur protestat njëvjeçare në Serbi që kërkojnë përgjegjësi nga Qeverisë pas shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, i cili ishte rindërtuar në kuadër të nismës kineze “Rripi dhe Rruga”.

Rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm kalon përmes Beogradit, jo përmes lutjeve ndaj qeverisë, por përmes një qasjeje të fortë dhe partneriteti të vërtetë, tha Joseph, duke shpjeguar se kjo nënkupton se SHBA nuk duhet të bjerë pre e kërkesave ruse apo serbe për të fituar kohë për t’u larguar nga NIS. Duhet të ushtrohet presion mbi Beogradin që të shtetëzojë NIS-in, si dhe të kërkohet mbyllja e menjëhershme e mediave ruse RT dhe Sputnik, të cilat operojnë në Serbi, vendosja e sanksioneve kundër Rusisë dhe mbyllja e qendrës ruse të ndihmës humanitare në jug të Serbisë, për të cilën dyshohet se përdoret për mbledhje të dhënash të inteligjencës, tha Joseph.

SHBA mund të ndërpresë marrëdhëniet destruktive të Serbisë me Rusinë dhe Kinën duke zgjidhur ngërçin me Kosovën, dhe sipas tij, “përgjigjja përfundimtare nuk është dialogu i udhëhequr nga BE, por rruga drejt anëtarësimit në NATO si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin”.

“Presidenti Trump është në pozitë të mirë për të paraqitur një ofertë kaq transformuese”, tha Joseph, duke theksuar se administrata Trump është gjithashtu në pozitë të mirë për të bashkëpunuar me OHR-në për të zgjidhur çështjen kyçe të pronës shtetërore në Bosnje, duke hapur mundësi për investitorët amerikanë në vend./REL

Artikuj te sugjeruar

BOTA 2 Dhjetor23:19

Vdekja e ngadaltë e Pokrovskut

Ishte një kohë kur Pokrovski ishte një parajsë, një qytet ukrainas në lulëzim gjatë kohës së luftës p&eum...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan