U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

KOSOVA- Kosova do të përfaqësohet tani nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), pas një vendimi të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s për ta pranuar kërkesën e saj për heqjen e UNMIK-ut nga roli i përfaqësuesit.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, tha të mërkurën në një konferencë për media se "nga sot, në takimet e komiteteve të përbashkëta, Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut”.
Kosova ishte përfaqësuar në CEFTA - marrëveshjen që synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve - përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) prej vitit 2007, kur iu bashkua asaj.
“Pjesëmarrja përmes UNMIK-ut në CEFTA është larguar përfundimisht, kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta dhe përkushtimit të Kosovës për ta rregulluar pozicionin e saj në këtë mekanizëm”, tha Hajdari pas takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, i kryesuar nga Serbia, në Beograd.
Ajo tha se Kosova e bëri këtë kërkesë në vitin 2021 dhe prej atëherë e kishte bllokuar punën në CEFTA për të bërë trysni në pranimin e kërkesës së saj.
“Ishin 13 vendime të dërguara në pritje për miratim që nga dërgimi i letrës sonë... ishte përkushtimi i Kosovës që të mos i miratojë këto vendime pa u miratuar kërkesa e Kosovës për largim të UNMIK-ut, që ishte kërkesa e parë e Kosovës në takime në këto tri vjet”, shtoi ajo.
Të gjitha ato vendime, sipas saj, u miratuan pas pranimit të kërkesës së Kosovës, duke bërë që të zhbllokohet puna në CEFTA. Ky lajm u bë i ditur fillimisht nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili tha se ky është “hap i madh” drejt përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në këtë organ rajonal.
“Lajm vërtet i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tani Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u”, shkroi Rohde në X.
Këtë vendim, njohësja e çështjeve ekonomike Sytrime Dervisholli, e konsideron një ndër lajmet më të rëndësishme viteve të fundit.
“Dihet se UNMIK-u ka qenë prezentë në takimet e CEFTA-s, jo se ka pasur rol vendimmarrës, por megjithatë ka qenë prezentë. Pas këtij vendimi, Kosova do të ulët në tavolinë pa prezencën e UNMIK-ut dhe kjo është një arritje shumë e madhe”, tha Dervisholli, e cila për pesë vjet (2015-2020) ka udhëhequr Departamentin e Tregtisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Përveç kësaj, ajo tha se do të eliminohen disa barriera me të cilat janë ballafaquar kompanitë prodhuese nga Kosova, të cilat i ka paraqitur kryesisht shteti i Serbisë.
“Prodhuesit nga Kosova, kur kanë eksportuar në shtetin e Serbisë, sidomos në Luginën e Preshevës, por edhe nëse territorin serb, e kanë shfrytëzuar si vend transit, autoritet e Beogradit zyrtarë shpesh herë i kanë detyruar bizneset që në prodhimet e tyre të mos shkruaj vendi i origjinës Kosovë, por të vendosin akronimin UNMIK/KOSOVO", tregoi ajo.
Në shumë raste, thotë ajo, bizneset nga Kosova nuk kanë pranuar këtë emërtim. Ky ndryshim, të cilin Kosova ka kohë që e kërkon, erdhi dy ditë pasi Qeveria e Kosovës vendosi ta heqë ndalesën ndaj importit të mallrave serbe në pikëkalimin në Merdare. Kosova u përball me trysni në javët e fundit për ta hequr ndalesën ndaj mallrave serbe, posaçërisht nga Gjermania. Gjermania ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton marrëveshjen CEFTA-s dhe Procesin e Berlinit, një nismë që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t'i afrojnë ato me Bashkimin Evropian.
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, qëndroi disa herë në Kosovë në muajt e fundit, ku paralajmëroi se ndalesa e mallrave serbe bllokonte punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova rrezikonte pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit. Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor. Pas kërkesës së zyrtarëve kosovarë për ndryshimin e emrit, Gjermania ofroi një “zgjidhje” në këmbim të heqjes së ndalesës për importin e mallrave nga Serbia.
Sarrazin theksoi se pranë emrit të Kosovës në CEFTA do të kishte një yll, ose një fusnotë, që tregon se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur përfundimisht. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën kur njoftoi për heqjen e ndalesës ndaj mallrave serbe, se pret që Kosova në takimin e radhës të përfaqësohet me emrin e vet. Shtetet anëtare të CEFTA-s janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia. Rumania, Bullgaria dhe Kroacia u tërhoqën nga CEFTA pas anëtarësimit të tyre në BE./ REL
BRUKSEL- Ursula von der Leyen ka akuzuar Viktor Orbanin për një dështim historik për të mbështetur Ukrainën, keqmenaxhimin ...
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se një person është arrestuar në Zveçan për armëmbaj...
SHKUP- Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut të mërkurën shfuqizoi “Balancuesin” – mekanizmin që rregullo...
FLORIDA- Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë për ndikimet potencialisht kërcënuese për jetën që mund të...
SHBA- Presidenti Joe Biden anuloi dje një udhëtim të planifikuar në Gjermani dhe Angola, për të qëndruar në Shtetet e ...
Foto ilustruese LIBAN- Që nga fillimi i luftës të shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit para një viti, përplasjet ndërm...
Foto ilustruese LIBAN- Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “korridor ajror humanitar” për të d&...
Foto ilustruese SHBA- Një takim i nivelit të lartë i grupit Ramstein të donatorëve të armëve për Ukrainën &eum...
bob woodward SHBA- Donald Trump, në kohën kur ishte President, i dërgoi fshehurazi Vladimir Putinit pajisje testimi për koronavirusin, ...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet që më 9 tetor të zhvillojë një bisedë me kryeministrin izr...