Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet që më 9 tetor të zhvillojë një bisedë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, raportuan mediat, ndërsa forcat izraelite intensifikuan ofensivën e tyre tokësore kundër militantëve të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani, në jug të Libanit.
Raportet nga Reuters dhe Axios, të cilat citojnë burime që folën nën kushte anonimiteti, thanë se bisedimet do të përfshijnë edhe planet e mundshme për ta goditur Iranin si përgjigje ndaj sulmit me raketa, kryesisht joefektiv, të Teheranit ndaj Izraelit javën e kaluar, në shenjë hakmarrjeje për eliminimin e udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, nga Izraeli.
Këto bisedime do të jenë hera e parë që Biden dhe Netanyahu komunikojnë drejtpërdrejt që nga gushti. Hezbollah, një grup dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit, është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur, por jo partinë, e cila ka vende në parlamentin libanez.
Më 9 tetor, Hezbollah deklaroi se luftëtarët e tij kishin përdorur artileri dhe raketa kundër trupave izraelite pranë fshatit kufitar libanez Labbouneh. Në një deklaratë tjetër, grupi tha se kishte përfshirë në luftim forcat izraelite, ndërsa ato “u përpoqën të depërtonin në qytetin kufitar të Blidës”, në juglindje të Libanit.
Ushtria izraelite tha herët më 9 tetor se kishte interceptuar dy predha të lëshuara nga Libani, ndërsa alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në dhe rreth qytetit bregdetar Caesarea, në jug të Haifës.
Luftimet e fundit ndodhin ndërsa rriten frikërat për një konflikt më të madh në rajon, pasi Izraeli gjithashtu pretendoi se pasardhësi i Nasrallah ka të ngjarë të jetë “eliminuar”. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, më 8 tetor tha se Hezbollah ishte një “organizatë pa një kryetar”.
“Nasrallah u eliminua. Pasuesi i tij ndoshta është eliminuar gjithashtu”, tha Gallant para oficerëve në qendrën e komandës veriore të ushtrisë, pa dhënë më shumë detaje.
“Hezbollahu nuk ka askënd që të marrë vendime, askënd që të veprojë”, shtoi ai.
Netanyahu më pas përsëriti ato komente, duke thënë: “Ne kemi ulur aftësitë e Hezbollahut”.
“Ne kemi eliminuar mijëra terroristë, përfshirë vetë Nasrallahun dhe pasardhësin e Nasrallahut, dhe pasardhësin e pasardhësit”, tha Netanyahu.
Hashem Safieddine, një zyrtar i lartë i Hezbollahut dhe kushëriri i Nasrallahut, pritej gjerësisht të emërohej në postin kryesor të grupit, por vendndodhja dhe gjendja e tij mbeten të panjohura që nga një sulm izraelit më 2 tetor ndaj një takimi të dyshuar të udhëheqjes së Hezbollahut.
Hezbollahu nuk ka komentuar për fatin e Safieddine, megjithëse anëtarë të paidentifikuar kanë thënë për media të ndryshme se grupi ka humbur kontaktet me të që nga sulmi.
Safieddine është shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Më 8 tetor, ushtria izraelite tha se kishte vrarë një tjetër komandant të lartë të Hezbollahut, Suhail Husseinin, i cili ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e logjistikës, buxhetit dhe menaxhimit të Hezbollahut.
Ndërkohë, në një intervistë për programin “60 Minutes” të CBS TV, nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, tha se e konsideronte Iranin si kundërshtarin më të madh të Shteteve të Bashkuara.
“Irani ka gjak amerikan në duart e tyre”, tha ajo. “Dhe ajo që pamë në lidhje me këtë sulm ndaj Izraelit, 200 raketa balistike, çfarë duhet të bëjmë për të siguruar që Irani kurrë të mos arrijë aftësinë për të qenë një fuqi bërthamore — kjo është një nga prioritetet e mia më të larta”.
Harris — kandidatja presidenciale demokrate që do të përballet me republikanin Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit — refuzoi të spekulojë nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime ushtarake nëse zbulohen prova që Irani po ndërton një armë bërthamore.
Teherani ka mohuar ndërtimin e armëve të tilla dhe thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime civile. Komentet u bënë ndërsa udhëheqësia e Hezbollahut, e lodhur dhe e gjakosur, sugjeroi se mund të jetë e gatshme të negociojë një armëpushim me Izraelin.
Zëvendësudhëheqësi Naim Qassem, në një fjalim të transmetuar në televizion, për herë të parë nuk sugjeroi që përfundimi i luftës në Gazë ishte një parakusht për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin në Liban. Qassem tha se grupi mbështeste një përpjekje nga kryetari i parlamentit libanez, Nabih Berri, një aleat i Hezbollahut, për të arritur një marrëveshje për t’i ndaluar luftimet.
Vonë më 8 tetor, qeveria siriane tha se shtatë civilë u vranë në një sulm ajror izraelit në Damask. Një monitorues lufte tha se sulmi kishte shënjestruar një ndërtesë të përdorur nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe Hezbollahu. Izraeli nuk ka komentuar këto zhvillime dhe raportet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur./ REL
Orban HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vendi i të cilit e ka përsipër kryesimin gjashtëmujor të BE-së, k...
Hill KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill së fundmi është shprehur s...
Tetove TETOVË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Tetovë ku humbën jet&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- “Njerëzit vijnë dhe kërkojnë mallra nga Serbia, edhe pse nuk ka pasur për një vit. Mendoj ...
Jahti ITALI- Pamjet e para të jahtit të fundosur Bayesian, i cili ndodhet në një thellësi prej 49 metrash, janë transmetuar n...
foto ilustruese PHENIAN- Koreja e Veriut do të ndërpresë aksesin rrugor dhe hekurudhor në Korenë e Jugut nga e mërkura në...
foto ilustruese SHBA- Dhjetëra kamionë, motoçikleta dhe makina të stolisur me flamuj të mëdhenj të Trumpit j...
Florida SHBA- Banorëve të Floridës nuk u ka mbetur edhe shumë kohë për t'u evakuuar ose për t'u strehuar përpara se...
Foto ilustruese SHBA- FBI-ja ka arrestuar një afgan, i cili po planifikonte një sulm në ditën e zgjedhjeve që synonte turma të...
foto ilustruese LIBAN- Hezbollahu hodhi një tjetër breshëri raketash drejt Izraelit të martën dhe udhëheqësi në det...