Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po zhvillon një takim për të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me një marrëveshje për të zgjatur armëpushimin me Iranin. Sipas BBC, ai tha se Irani duhet të bjerë dakord të mos ketë kurrë armë ose bombë bërthamore, që Ngushtica e Hormuzit të rihapet për trafik të pakufizuar detar, në të dyja drejtimet dhe që çdo minë në kanalin ujor të shkatërrohet.
"Do të takohem tani, në Dhomën e Situatave, për të marrë një vendim përfundimtar", tha ai në mediat sociale. Irani tha se nuk po negocionte programin e tij bërthamor.
Zyrtarët amerikanë thanë të enjten se të dy vendet kishin rënë dakord për një kuadër marrëveshjeje, të njohur si memorandum mirëkuptimi, në pritje të miratimit të Trump dhe udhëheqjes së Iranit. Marrëveshja thuhet se do të zgjasë armëpushimin për 60 ditë dhe do të nisë bisedime mbi të ardhmen e programit bërthamor të Iranit.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se ishte i përgatitur të hiqte bllokadën amerikane të Ngushticës së Hormuzit dhe anijet e bllokuara në rrugë ujore. Ai gjithashtu këmbënguli që Irani t’i lejojë SHBA-së të largojë dhe shkatërrojë uraniumin e pasuruar. SHBA-të kanë kërkuar prej kohësh që Irani të ndalojë prodhimin e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë dhe të asgjësojë rezervat e tij ekzistuese, të cilat në teori mund të përdoren për të krijuar armë bërthamore.
Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor dhe mohon se po synon të zhvillojë armë bërthamore. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, i tha televizionit shtetëror se vendi ishte i përqendruar në përfundimin e luftës dhe se nuk ka negociata për çështjen bërthamore.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
29 Maj19:46
VIDEO/ Pamje apokaliptike në Kanada, “Vrima e Djallit” krijon vorbull vdekjeprurëse
Një fenomen natyror i rrallë dhe njëkohësisht i rrezikshëm është regjistruar në zonën e njohur si Devil’s Hol...
BOTA
29 Maj19:19
Alarmi pas dronit në Rumani/ Vjen reagimi i Putin: Kush tha se ishte rus, Von der Leyen? Na jepni prova dhe ne do hetojmë
“Rusia është gati të kryejë një hetim objektiv për dronin që u rrëzua në Rumani”, tha Vladimir Putin nd...
BOTA
29 Maj18:41
Pritet vendimi përfundimtar? Trump takim me bashkëpunëtorët, kërkesat e SHBA për Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për situatën me Iranin. Trump deklaron se do të takohet sot me bashkëpunëtor&eu...
BOTA
29 Maj17:31
Prostitucion, drogë dhe armë/ Çmontohet organizata kriminale italo-shqiptare në Romë, arrestohen 7 persona
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion të gjerë në lagjet Magliana dhe Trullo të Romës, ku goditën një o...
BOTA
29 Maj16:55
Zelensky letër Trumpit, i dërguari i Kievit: Raketat Patriot janë jetike për Ukrainën
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Don...
BOTA
29 Maj15:57
Peter Magyar i vendosi afat për të dhënë dorëheqjen, presidenti i Hungarisë i drejtohet Komisionit të Venecias
Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok i është drejtuar Komisionit të Venecias, duke kërkuar zgjidhje pas thirrjes dhe ultimatumit nga ...
BOTA
29 Maj15:23
Goditja e Rumanisë nga droni rus, Fico i Sllovakisë bën thirrje për dialog me Putinin
Kryeministri i Sllovakisë ka shprehur solidaritetin e vendit të tij me Rumaninë.
Robert Fico bëri thirrje gjithashtu për përmba...
BOTA
29 Maj14:48
OBSH ngre alarmin, 906 raste të dyshuara dhe 223 vdekje nga Ebola në Kenia
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se në Republika Demokratike e Kongos janë regjistruar 906 raste t&eum...
BOTA
29 Maj14:43
Tensione në Rumani pas rrëzimit të dronit rus, Bukureshti mbyll konsullatën ruse në Konstancë
Situata në Rumani është tensionuar ndjeshëm pas rrëzimit të një droni rus në një pallat apartamentesh në qyt...
BOTA
29 Maj14:21
Manjati iranian sfidon sanksionet dhe financon Gardën përmes kriptovalutave, kryen transaksione 850 mln dollarë
Babak Zanjani, biznesmeni iranian i njohur për anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe i vendosur nën sanksione nga Shtetet e Bashkua...