Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

ROMË- Në Vatikan kanë hyrë në fazën përfundimtare përgatitjet për konklavën që do të zhvillohet të mërkurën, ku do të zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike. Punëtorët kanë vendosur tashmë oxhakun ceremonial mbi çatinë e Kapelës Sistine simbol kyç që do të sinjalizojë zgjedhjen e Papës përmes tymit të bardhë.
“Konklava do të jetë e shkurtër. Mendoj se ekziston një konsensus i gjerë… vizioni është i qartë mbi atë që i duhet Kishës dhe botës nga Papa i ri”, u shpreh kardinali Gregorio Rosa Chavez nga Salvadori për televizionin amerikan ABC News.
Edhe pse Chavez, 82 vjeç, nuk ka të drejtë vote në konklavë, ai ka marrë pjesë në kongregacionet e përgjithshme të kësaj jave, ku janë bërë të dallueshëm disa nga favoritët për fronin papnor. Pjesa më e madhe e kardinalëve nga mbarë bota tashmë ndodhen në Vatikan, ku marrin pjesë në mbledhje të rregullta, të quajtura kongregacione të përgjithshme.
Gjatë këtyre takimeve, ata njihen më mirë me njëri-tjetrin, mbajnë fjalime dhe diskutojnë mbi profilin e Papës që duan të shohin në krye të Kishës. Aktualisht, kardinalët ende nuk janë futur në izolimin e detyrueshëm të konklavës, ndaj mund të shihen shpesh në Sheshin e Shën Pjetrit pas mbledhjeve, madje disa publikojnë rregullisht në rrjetet sociale.
Një prej tyre, kardinali Timothy Dolan nga New Yorku, poston çdo ditë përditësime që ofrojnë një pasqyrë mbi traditat e lashta të Vatikanit. Në këtë konklavë do të marrin pjesë 133 kardinalë me të drejtë vote numri më i lartë në histori prej të cilëve 108 janë emëruar nga Papa Françesku. Siç raportohet dhjetë vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Procesi i votimit do të nisë pas betimit solemn të fshehtësisë dhe do të zhvillohet katër herë në ditë dy herë në mëngjes dhe dy herë në mbrëmje derisa të arrihet shumica e cilësuar prej dy të tretash për zgjedhjen e Papës së ri. Pas çdo raundi votimi, fletët do të digjen në oxhakun e Kapelës Sistine. Tymi i zi njofton se nuk është arritur marrëveshja, ndërsa tymi i bardhë sinjalizon se Kisha Katolike ka një udhëheqës të ri.
Ndërkohë, ekspertët po analizojnë listat e kandidatëve potencialë, duke marrë në konsideratë prejardhjen e tyre, bindjet doktrinare dhe aftësitë që mund të sjellin në drejtimin e Kishës. Megjithatë, deri në momentin që tymi i bardhë të ngjitet mbi Vatikan, gjithçka mbetet në fushën e spekulimeve. Vetëm 133 kardinalët në brendësi të konklavës do të jenë ata që do ta përcaktojnë të ardhmen e Selisë së Shenjtë.
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpushimin treditor të shpallur nga udhëheqësi rus, Vladimir Putin, duk...
SELANIK- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik. Raportohet se një grua hodhi veten në erë me një ...
GAZA- Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite gjatë natës në kampin e refugjatëve në Han Juni...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump mesa duket nuk është i kënaqur me postin e tij dhe ka filluar të lakmojë pozicione të re...
KOSOVË- Deputetja Donika Gërvalla pas ndërprerje së seancës konstituive tha se opozita nuk duhet t’ua mohojë të ...
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka deklaruar se Albulena Haxhiu nuk do të bëhet kryetare...
SHKUP- Sipas organizatës Reporterët pa Kufij, Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin vjetor për lirinë e mediave, ...
SHBA- Për dekada, zyrtarët e huaj kanë premtuar të nxisin rritjen ekonomike. Për dekada, ata kanë dështuar, shkruan The Eco...
PAKISTAN- Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën kur tensionet me Indinë janë rritur pas sulmit vdekjepru...
RUSI- Sulmet ruse me dronë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë lënë të plagosur t&eu...