Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHKUP- Sipas organizatës Reporterët pa Kufij, Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin vjetor për lirinë e mediave, duke u renditur në vendin e 42-të nga 180 shtete.
Mjedisi i përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut mbetet i favorshëm për lirinë e shtypit, por që agjencitë qeveritare nuk janë shumë transparente dhe gazetaria kritike u nënshtrohet gjithnjë e më shumë sulmeve. Maqedonia përfshihet në grupin e vendeve ku situata me lirinë e mediave është e "kënaqshme”. Në këtë grup janë vetëm dy vende të Ballkanit, respektivisht Sllovenia, e cila ndodhet në vendin e 33-të dhe Mali i Zi në vendin e 37-të.
Polarizimi i fortë politik reflektohet edhe në media
Në raport gjithashtu theksohet se për shkak të polarizimit të fortë politik, media mund të vihet nën presionin e autoriteteve, politikanëve dhe biznesmenëve në nivel kombëtar dhe lokal. Dy partitë më të mëdha në pushtet dhe në opozitë kanë krijuar sisteme mediatike paralele mbi të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik.
Televizioni është burimi dominues i informacionit, por edhe mediat online luajnë një rol të rëndësishëm, thuhet në raport. Transmetuesit publik i mungon pavarësia editoriale dhe financiare, thuhet mes të tjerash në raportin e Reporterëve pa Kufij. Në raport thuhet se vendi nuk ka përparim në harmonizimet ligjore me standardet e BE-së në sferën e mediave.
"Ndërsa kushtetuta garanton lirinë e fjalës dhe ndalon censurën, vendi ka qenë i ngadalshëm në harmonizimin e legjislacionit të medias me standardet e Bashkimit Evropian, ku synon të anëtarësohet”, thuhet në raportin vjetor.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e vlerëson si realist dhe të balancuar raportin e Reporterëve pa Kufij, sipas të cilit vendi ka shënuar regres prej gjashtë vendesh në lirinë e mediave. Sipas SHGM-së ekzistojnë sfida dhe ka nevojë për reforma thelbësore.
"Kjo paraqet sinjal të qartë për institucionet se nevojitet reforma të domosdoshme urgjente dhe të koordinuara për forcimin e sektorit mediatik dhe përmirësimit të veprimit të gazetarëve”, thonë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
Kush është fajtor për pozitën e mediave?
Kritikat e shprehura në raport për mjedisin mediatik në Maqedoninë e Veriut u bënë shkas për përplasjen e pushtetit dhe opozitës. Sipas LSDM-së opozitare shkak për regresin në lirinë e mediave ështëardhja e VMRO-DPMNE-së në pushtet, pasi mediat janë në shënjestër të trysnive.
"Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE kthehet në metodat e vjetra të kontrollit, trysnisë dhe frikës. Gjithmonë kur VMRO-DPMNE është në pushtet, liria e mediave ngufatet, gazetarët vendosen nën trysni, ndërsa hapësira mediatike mbyllet”, thonë nga LSDM.
Kurse VMRO-DPMNE-ja thotë se shkaku i regresit janë dezinformatat e LSDM-së opozitare. "Rënia në Indeksin e Reporterëve pa Kufij është kryesisht për shpërndarjen e lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave. Fabrika kryesore për lajme të rrejshme dhe dezinformata, në mungesë të politikave konstruktive janë LSDM dhe Venko Filipçe”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Partia më e madhe shqiptare në opozitë BDI vlerëson se raporti i Reporterëve pa Kufij përbën tregues serioz për prirjet negative në qeverisjen demokratike në Maqedoninë e Veriut.
"Në vend që të garantojë pavarësinë institucionale, Qeveria ka zgjedhur ta thellojë klientelizmin përmes mekanizmave të rinj ndikimi, përfshirë edhe reklamimin e institucioneve publike në media private”, thuhet në reagimin e BDI-së./DW
SHBA- Për dekada, zyrtarët e huaj kanë premtuar të nxisin rritjen ekonomike. Për dekada, ata kanë dështuar, shkruan The Eco...
PAKISTAN- Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën kur tensionet me Indinë janë rritur pas sulmit vdekjepru...
RUSI- Sulmet ruse me dronë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë lënë të plagosur t&eu...
SHBA- Riorganizimi i kabinetit të Donald Trump është një lajm i keq për Evropën dhe për këdo që shpreson se ...
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet nj...
GJERMANI- Sipas organizatës Reporterët pa Kufij liria e shtypit është në rrezik. Situata globale e lirisë së shtypit ka r&e...
SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump po planifikon shkurtime të konsiderueshme për CIA-n dhe agjencitë e tjera t&e...
SHBA- Klasifikimi i partisë AfD si ekstremiste e djathtë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk është pritur mirë...
GJERMANI- Një grua 46-vjeçare ka ndërrua jetë pas aksidentit të regjistrua ditën e djeshme në Stuttgart. Një makin&e...
BOLIVI- Drejtësia boliviane ka rivendosur një urdhër arresti për "trafikim të të miturve" kundër ish-presidentit ...