I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SHKUP- Kur lë pas Shkupin dhe drejtohesh nga kufiri bullgar - fqinji jo fort i lehtë i Maqedonisë së Veriut - rruga prej rreth dy orësh distancë është thuajse e gjitha një kantier ndërtimi.
Segmenti i fundit rrugor Rankovcë – Kriva Palankë – Deve Bair, i cili lidh Shkupin me Sofjen, është i fundit që po shndërrohet në një autostradë me standardet më të mira europiane. Maqedonia e Veriut është pjesë e trekendëshit ballkanas të Korridorit të VIII, një prej projekteve më ambicioze dhe të rëndësishme strategjike të Bashkimit Europian në rajon, ku përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) janë investuar rreth 14 milionë euro në formë granti dhe rreth 21 milionë euro në formën e huave, pjesë e Agjendës së Lidhshmërisë prej vitit 2018.
"Korridori 8” është korridori i transportit rrugor dhe hekurudhor që kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke lidhur portin e Varnës në Bullgari, nga Deti i Zi, me portin e Durrësit në Adriatik. Ky zinxhir lidhet më pas me Italinë, të vetmin shtet anëtar të BE-së brenda këtij korridori. Ai përfshin porte detare, aeroporte, rreth 960 km rrugë tokësore dhe mbi 1270 km hekurudhë.
Mosmarrëveshjet historike ngadalësojnë investimet
Por rëndësia e projekteve të tilla madhore në Ballkan shoqërohet shpesh me mosmarrëveshje dhe probleme të mbartura nga historia. Ndryshimi i forcës qeverisëse politike në Shkup ka ringjallur debatet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat, mes shumë debatesh politike dhe historike, akuzojnë njëra-tjetrën se po pengojnë punimet e këtij korridori.
Pak kohë më parë, qeveria bullgare denoncoi devijimin e fondeve të BE-së nga ana e qeverisë maqedonase, duke e akuzuar atë se po i kalonte fondet tek Korridori 10, korridor që lidh Shkupin me Beogradin dhe Budapestin. Kryeministri i ri maqedonas, nga partia VRMO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se çështja po politizohej dhe se situata në vetvete ishte thjesht një problem inxhinierik dhe se në anën bullgare projekti hekurudhor ishte i paqartë.
Burime pranë BE-së nuk pranuan të bëjnë komente rreth mosmarrëveshjeve politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por ata theksuan rëndësinë e madhe strategjike të dy projekteve. "Për ne, Korridori 8 dhe Korridori 10 janë tepër të rëndësishme dhe do të çohen deri në fund”, thanë burimet.
Fondet varen nga zbatimi i reformave
Komisioni Europian miratoi gjatë qershorit të këtij viti Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027, përmes të cilit investon në të gjitha vendet kandidate, me qëllim përafrimin me politikën dhe standardet e BE-së. Sipas këtij plani, 6 miliardë euro do të ndahen në: 2 miliardë në formën e granteve dhe 4 miliardë në kredi, ndarje sipas prodhimit të brendshëm bruto dhe popullsisë së secilit vend. Lëvrimi i këtyre fondeve dhe huave mundësohet vetëm pasi qeveritë përmbushin reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian. Në rastin kur qeveritë dështojnë zbatimin e reformave, atëherë fondet u kalojnë shteteve që ia kanë dalë mbanë të jenë të suksesshme, duke rritur në këtë mënyrë edhe presionin për përmbushjen sa më të shpejtë të reformave.
Bashkimi Europian është ndër investitorët më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, rajoni vuan prej vitesh nga niveli i lartë i korrupsionit. Deutsche Welle pyeti një tjetër zyrtar të BE-së në lidhje me rastet e abuzimit dhe korrupsionit me fondet e BE-së në rajon. "Korrupsioni është fenomen që ekziston në të gjitha vendet kandidate, por në momentin e parë që përballemi me to, hyjnë në lojë mekanizmat tona audituese dhe hetuese, si OLAF dhe struktura të tjera. Ne kemi tolerancë zero ndaj korrupsionit” – theksoi burimi, në kushtet e anonimatit.
"Korridori 8" - më shumë lidhshmëri, transport më i shpejtë
"Korridori 8” u konceptua për herë të parë në Konferencën Pan-Europiane të Transportit të mbajtur në Pragë të Çekisë në vitin 1991. Ambicia asokohe ishte vënia në praktikë e kësaj ideje dhe përfundimi i saj brenda një periudhe 15-vjeçare, por projekti mbeti në sirtar për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, të nxitura edhe me nisjen e investimeve kineze në rajonin e Ballkanit.
Pas gati 30 vitesh, ky korridor u rifut në agjendën e investimeve europiane në Ballkan. Në territorin shqiptar, "Korridori 8” shtrihet në rreth 154 kilometër, dhe një pjesë e saj, siç është Bypassi i Tiranës do të shërbejë edhe për "Korridorin 10”. Në palën shqiptare, është punuar më tepër në pjesën e segmenteve rrugore, ndërkohë që investimet për linjat hekurudhore që do të jenë pjesë e këtij projekti, kanë ecur shumë më ngadalë.
Në praktikë, ndërtimi i "Korridorit 8” nënkupton lidhshmëri dhe transport më të shpejtë mes vendeve, çka do të thotë zhvillim ekonomik më të mirë, mundësi më të mira lëvizjeje të njerëzve dhe mallrave, duke qenë më pranë filozofisë së tregut të përbashkët europian./DW
nisja e starship SHBA- Testi më ambicioz, deri më sot, i anijes gjigante Starship nga kompania SpaceX e Elon Musk ësht&e...
foto ilustruese KOSOVË- Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavar&eum...
foto ilustruese KINË- Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video propagandistike në llogaritë e saj në media...
INDIA- Politikani indian BabaDiddique është qëlluar për vdekje në Mumbai ditën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se p...
SERBIA- Ministria serbe e Mbrojtjes ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se forcat e ushtrisë serbe jan&eum...
ESTONIA- Për Toomas Ilvesin, 70 vjeç, kompjuterët nuk kanë qenë asnjëherë diçka e panjohur. Por, krejt të pan...
TURQI- Qindra gra kanë protestuar në qytetet turke kundër vrasjes së grave, pas raportimit të dy rasteve në Stamboll. Qindra per...
LINDJE E MESME- Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të ...
KOREA E VERIUT- Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un, e ka paralajmëruar Korenë e Jugut për “katastrofë të tmer...
BALLKAN- Bashkimi Evropian është shumë afër të përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të...