BOTA

Fokusi te Perëndimi i kushton Kosovës njohjen si shtet nga vendet me shumicë myslimane

r.ll Përditësimi i fundit 13 Tetor 2024, 17:45
Fokusi te Perëndimi i kushton Kosovës njohjen si shtet nga vendet me
foto ilustruese

KOSOVË- Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur më 2008 - e njohin pak më shumë se gjysma e 57 vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, e cila e përshkruan veten si “zë i përbashkët i botës myslimane”. Mes tyre prijnë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Megjithatë, shumë të tjera - si Indonezia me mbi 275 milionë banorë apo Irani me mbi 88 milionë - nuk e njohin.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi ministritë e Jashtme të këtyre dy vendeve, ashtu si edhe atë të Tunizisë, Irakut dhe Sirisë, për t’i pyetur nëse janë duke shqyrtuar qëndrimin për Kosovën, por nuk mori përgjigje.

Ngjashëm, as Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për aktivitetet e saj lobuese në këto vende.

Në një intervistë dhënë gazetës Arab News në vitin 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është “gabim i madh” që disa vende me shumicë myslimane refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet.

“Mendoj se ato janë keqinformuar nga Serbia. Disa prej tyre e mbajnë atë qëndrim edhe për shkak të lidhjeve të ngushta me Federatën Ruse. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve të botës që - për hir të paqes afatgjate, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes së të drejtave të njerëzve për liri dhe vetëvendosje - ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Kurti për Arab News.

Kosova ka mbi 1.5 milion banorë me shumicë myslimane, por me Kushtetutë është shtet laik.

Pavarësisht mbështetjes së disa prej shteteve më të mëdha dhe më me ndikim në botë, Kosova nuk është ende pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe njihet vetëm nga pak më shumë se 100 prej 193 shteteve anëtare të OKB-së.

Gëzim Visoka, profesor i Studimeve të Paqes dhe Konfliktit në Universitetin e Qytetit të Dublinit, thotë se hezitimi i shumë vendeve me shumicë myslimane për ta njohur Kosovën, buron nga një ndërthurje komplekse e ndikimeve gjeopolitike dhe aleancave historike.

Në mesin e tyre, ai përmend në mënyrë të veçantë Iranin, për të cilin thotë se ka lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë dhe se është i prirë të ndjekë narrativë antiperëndimorë. Si i tillë, ai ka ndikim edhe në shtete si Siria, Libani e Iraku.

“Pastaj, janë dhe shtete si Maroku dhe Palestina, që kanë lidhje të veçanta me Serbinë, për shkak të problemeve të brendshme që kanë me rajone të caktuara dhe lidhjeve historike që ka krijuar ish-Jugosllavia me to”, thotë Visoka.

“Pra, kemi të bëjmë pak me perceptimin e Kosovës si një projekt perëndimor ose amerikan, dhe pjesërisht me trashëgiminë e Jugosllavisë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore”, thotë ai për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Michael Bishku, profesor i Historisë në Universitetin Augusta, thotë se qëndrimi i disa shteteve mosnjohëse të Kosovës lidhet edhe me frikën e tyre se pavarësia e saj mund të krijojë precedentë, por edhe me presionin e Rusisë - aleates kryesore të Serbisë në skenën ndërkombëtare.

“Nuk mendoj se Irani do ta njohë Kosovën, sepse ai shkon në hap me Rusinë. Ato dy vende janë mjaft të lidhura. Irani e ndihmon Rusinë në luftën e saj në Ukrainë. Disa vende të tjera mund ta shqyrtojnë pozicionin e tyre ndaj Kosovës në të ardhmen, por Irani jo”, thotë Bishku.

Për Visokën, sinjale të mira te shumë vende me shumicë myslimane nuk kanë dërguar as disa veprime të Kosovës, përfshirë vendimin e saj për të krijuar marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe për të hapur ambasadën në Jerusalem.

“Statusi i Jerusalemit është i kontestuar dhe ka një konsensus ndërkombëtar që status quo-ja e tij të mos ndryshojë, derisa të gjendet një zgjidhje e konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve. Kosova ka shkuar një hap tutje dhe ka marrë anë në këtë kontest dhe kështu është perceptuar si akt jomiqësor nga vendet arabe”, thotë Visoka.

Kosova hapi ambasadën në Jerusalem në vitin 2021, pas një marrëveshjeje me Serbinë, të arritur në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi atëkohë u kundërshtua nga Liga Arabe, por edhe nga Bashkimi Evropian, i cili e cilësoi si “fatkeq”.

Visoka thotë se Kosova, nga frika e stigmatizimit ose perceptimit si vend islamik, ka anashkaluar nevojën për të pasur marrëdhënie të mira me shumë vende joperëndimore.

“Në raport me Jerusalemin dhe Palestinën, Kosova ka hapësirë të jetë më eksplicite, të marrë qëndrimin e BE-së sa u përket zhvillimeve në Gazë, në Liban dhe të mos bëjë asgjë më shumë”.

“Por, Kosova ka qenë gati e njëanshme deri tani - ajo i ka dënuar sulmet e 7 tetorit të vitit të kaluar [në Izrael] dhe ka qenë kryesisht e heshtur ndaj krimeve dhe dhunës ndaj civilëve palestinezë”, thotë Visoka.

Sipas tij, Kosova duhet të krijojë një politikë të jashtme më parimore dhe më të balancuar, e cila do të dërgonte sinjale te vendet që nuk e kanë njohur, se ajo nuk është kundër botës arabe apo interesave të tyre..

Autoriteti palestinez, i cili me dekada lufton kundër pushtimit nga Izraeli, nuk e njeh Kosovën, dhe ish-udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat, është kritikuar për lidhje të ngushta me ish-presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq.

Bishku dyshon se shumë vende me shumicë myslimane janë mirë të informuara për Kosovën dhe kontekstin historik të pavarësisë së saj.

“Palestinezët janë të zemëruar dhe pyeten përse vendet perëndimore nuk brengosen shumë për njohjen e shtetit palestinez, aq sa për Kosovën”, thotë Bishku për Exposenë.

Me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, gjatë vitit të kaluar, Kosova, në disa raste, ka shprehur mbështetje për Izraelin.

Kur Irani ka sulmuar shtetin izraelit më 1 tetor, kryeministri Kurti ka shkruar në X se Kosova mbështet të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, si dhe të gjitha përpjekjet për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm.

Për analistët, Kosova nuk e ka luksin të marrë anë ose të jetë rajonale në politikën e jashtme, derisa nuk siguron njohje më universale.

Visoka pranon se ndërveprimi me vende si Siria, që kanë regjim autoritar ose gjysmë-autoritar, mund t’i kushtojë Kosovës në imazhin e saj perëndimor, por thotë se me një lobim të heshtur dhe të koncentruar, vendet mosnjohëse mund t’i ndryshojnë pozicionet.

Në atë rast, përfitimet për Kosovën do të ishin të mëdha, sipas tij.

“Përveç thellimit të bashkëpunimit ekonomik, politik, kulturor dhe ushtarak, këto vende kanë votë në OKB dhe do të ishin kyçe për avancimin e Kosovës si shtet sovran brenda OKB-së. Anëtarësimi në shumicën e organizatave ndërkombëtare kërkon dy të tretat e votave të anëtareve të tyre dhe blloku i vendeve arabe ose myslimane është i fuqishëm”, thotë Visoka.

Bishku pajtohet. Në rast të një solidarizimi më të madh të vendeve me shumicë myslimane, Kosova do të mund të bëhej edhe anëtare e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, thotë ai.

“Shqipëria është anëtare prej shumë kohësh. Në rast të anëtarësimit, edhe Kosova do të mund të merrte ndihmë financiare, e cila do të ishte e dobishme. Por, për aq kohë sa nuk ka solidaritet në këtë organizatë, është vështirë të thuhet se kur mund të ndodhë kjo”, thotë Bishku.

Turqia, e cila vetë e ka njohur Kosovën vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë, u ka bërë disa herë thirrje vendeve me shumicë myslimane që ta ndjekin shembullin e saj.

Vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ëshë zotuar para tre vjetësh se do të punojë për të rritur numrin e njohjeve të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ambasadën turke në Prishtinë për aktivitetet lobuese të Ankarasë, por nuk mori përgjigje.

Njohjen e fundit, Kosova e mori nga Izraeli në shkurt të vitit 2021.

Në një intervistë dhënë mediumit Kallxo në fund të vitit të kaluar, shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, ka thënë se është duke punuar për njohje të reja, por se nuk mund t’ua imponojë vullnetin e saj shteteve të tjera.

Sido që të jetë, në një botë ku aleancat dhe partneritetet kanë rëndësi, Kosova do të duhej ta kishte kuptuar se pranimi i saj kërkon më shumë sesa, thjesht, një vullnet të mirë - ndoshta një diplomaci më serioze dhe një grimcë finese më shumë./REL

njohja e kosoves si shtet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan