“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
KOSOVË- Çdo vit, organizata joqeveritare Aktiv publikon një raport me qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë, pjesëtarët e të cilit i pyet për kushtet e jetesës, frikat dhe shpresat e tyre. Ja çfarë thanë pjesëtarët e këtij komuniteti në raportin e fundit, të publikuar sot. Pesë vjet më parë, pothuajse gjysma e serbëve që jetojnë në Kosovë kishin thënë se prisnin që jeta e tyre të përkeqësohej në vitet e ardshme. Raporti i fundit tregon se ky numër është rritur edhe më shumë tani.
Kjo ka bërë që gati një e treta e të anketuarve - gjithsej 503 serbë u përfshinë në hulumtimin e sivjetmë - të thonë se do të largoheshin nga Kosova nëse do të kishin mundësi, ndërsa një e pesta të deklarojnë se nuk e shohin fare të ardhmen e tyre në Kosovë.
"Ky është një tregues dëshpërues", tha Miodrag Milliqeviç, drejtor ekzekutiv i organizatës Aktiv, gjatë prezantimit të raportit, më 30 prill, në Prishtinë. Më shumë skepticizëm vërehet në mesin e të anketuarve që vijnë nga komunat e banuara me shumicë serbe në veri, në krahasim me ata që jetojnë në komunat në jug të lumit Ibër.
Në tre vjetët e fundit, veriu i Kosovës – i banuar kryesisht nga popullatë serbe – është përballur me tensione, për shkak të përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për të vendosur kontroll në këtë pjesë. Tensionet kulmuan në shtator të vitit 2023, me një sulm të armatosur në Banjskë nga një grup serbësh, të udhëhequr nga Millan Radoiçiç, atëherë nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, me mbështetje nga Beogradi. Në këtë sulm u vra një polic i Kosovës dhe tre nga sulmuesit serbë.
Në raportin e sivjetmë, Aktiv thekson se presioni nga Qeveria e Kosovës - si ndalimi i përdorimit të dinarit serb dhe mbyllja e institucioneve që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë - ka pasoja negative afatgjata për marrëdhëniet ndëretnike dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve.
“Në vend të komunikimit dhe bashkëpunimit, kemi – dhe do të kemi – pasiguri dhe mosbesim”, thuhet në raport.
Por, si në jug, si në veri, serbët shprehen të shqetësuar edhe për gjendjen e tyre financiare. Ndikim të keq në gjendjen financiare të tyre thuhet të ketë pasur ndalimi i përdorimit të dinarit serb për pagesa në Kosovë, që hyri në fuqi më 1 shkurt të vitit të kaluar, bazuar në Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës.
Megjithatë, të anketuarit e kanë listuar paqëndrueshmërinë politike si shqetësimin kryesor në jetën e tyre në Kosovë. Edhe pse mbi 50 për qind thonë se siguria është problem për ta, vetëm rreth 18 për qind deklaruan se siguria e tyre është rrezikuar gjatë vitit të kaluar. Trendët negativë në qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë po vazhdojnë – ndjenja e pasigurisë mbetet e pranishme, pavarësisht rënies së frikës nga një konflikt i hapur pas sulmit të armatosur në Banjskë, në vitin 2023.
Sa i përket politikës, vetëm rreth 11 për qind thonë se nuk i ndjekimet zhvillimet politike në Kosovë. Megjithatë, rreth 90 për qind e të anketuarve nuk pranuan të komentojnë se sa u besojnë politikanëve dhe partive politike - qofshin ato serbe apo shqiptare. Por, as besimi në Qeveritë e Kosovës dhe atë të Serbisë nuk ishte i lartë. Duke komentuar gjetjet e raportit, Jovana Radosavleviç nga organizata joqeveritare Nisma e Re Shoqërore tha se në mesin e komunitetit serb në Kosovë ekziston një “gjendje zhgënjimi” dhe se “besimi në institucione ka rënë në mënyrë drastike”.
Sa u përket shteteve të huaja, serbët e Kosovës besojnë se Rusia është mbrojtësja më e madhe e interesave të tyre. Megjithatë, ky besim është venitur në vitet e fundit. Sipas Aktiv-it, kjo ka ndodhur pasi që "besnikëria emocionale nuk është më e mjaftueshme pa mbështetje konkrete". Përderisa besimi në Bashkimin Evropian është rritur në vitet e fundit për shkak të investimeve në projekte të ndryshme, ai mbetet i ulët sepse "qytetarët mendojnë se Brukseli favorizon Kosovën" e jo Serbinë.
Sipas të dhënave të Aktiv-it, rreth 42 për qind e të anketuarve s'kanë fare qëndrim për negociatat mes dy vendeve, që ndërmjetësohen nga BE-ja. Gati gjysma besojnë se Asociaconi i komunave me shumicë serbe - edhe pse thonë se do të kishte ndikim pozitiv në jetën e tyre - nuk do të formohet fare. Opsionin - edhe pse asnjëherë të propozuar zyrtarisht - për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, serbët lokalë e shohin me më shumë skepticizëm.
Sipas Aktiv-it, një tjetër problem që vështirëson tejkalimin e problemeve ndëretnike është komunikimi i rrallë i serbëve me shqiptarë.Mbi 12 për qind e të anketuarve thanë se nuk kanë kurrë kontakt me shqiptarët, ndërsa mbi 30 për qind thanë se kanë kontakt vetëm rrallëherë. Edhe pse vetëm 12 për qind thonë se komunikimi i tyre me shqiptarë ka qenë negativ, shumica thonë se s'do të pranonin shqiptarë në familjen e tyre.
Sipas vlerësimit dhe regjistrimit të fundit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, rreth 20 mijë serbë jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës - Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ndërsa, në gjashtë komunat në jug - Graçanicë, Kllokot, Novobërdë, Partesh, Shtërpcë dhe Ranillug - thuhet se jetojnë rreth 27 mijë./REL
SHBA- Prodhuesi britanik i makinave sportive Aston Martin po kufizon eksportet në SHBA përballë tarifave të Donald Trump, nd&eum...
KOSOVË- Institucioni i Avokatit të Popullit i ka kërkuar të mërkurën Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) t&...
UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sibikha është shprehur ditën e sotme se Ukraina është...
SHBA- Çmimet e naftës vazhduan rënien të mërkurën dhe po shkojnë drejt rënies më të madhe mujore në p...
MALTË- Deri tani kushdo që investonte shumë para mund të bëhej shtetas i Maltës dhe kësisoj të jetonte dhe të pun...
foto ilustruese AFGANISTAN- Sundimtarë talibanë të Afganistanit u refuzuan nga qeveritë e huaja pasi morën pushtetin më 2021...
donald trump SHBA- Ekonomia amerikane u tkurr në tre muajt e parë të vitit 2025, duke nxitur frikën e një recesioni n...
EUROPOL- Zyra e Policisë Evropiane, Europol, njoftoi të martën se po nis një operacion të koordinuar shumëkombësh p&eu...
SUEDI- Një 16-vjeçar u arrestua sot në Suedi me dyshimin se qëlloi dhe vrau tre persona dje, të martën, në qyte...
ANGLI- Përmbytje, thatësira, valë të nxehta! Britania nuk është gati të përballet me pasojat e ndryshimeve klimatike n...