Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Ekipi Kosovës për fluturimet me parashutë u rendit i dyti në kampionatin europian në Gjirokastër pas ekipit të Çekisë që zuri vendin e parë. Ndërsa parashutisti nga Kosova, Migjen Shala u rendit i treti pas pilotit serb Ivan Pavlov dhe pilotit gjerman Linus Schubert në garën individuale ku morën pjesë 100 pilotë nga 22 vende europiane.
Migjen Shala i tha Zërit të Amerikës se merrej prej tetë vitesh me fluturimet dhe këtë vit kishte zhvilluar stërvitje intensive për t`u përfaqësuar sa më mirë.
“Merrem që prej tetë vite me fluturime, por këtë vit jam përgatitur më shumë për këtë kampionat. Sigurisht jemi krenarë së bashku me pjesëtarët e tjerë të ekipit të përfaqësojmë vendi tonë Kosovën dhe si shqiptarë të kemi medalje europiane”, tregon ai.
Federata Aeronautike e Kosovës u paraqit në këtë kampionat europian me 7 sportistë mes të cilëve dy femra. Kosovare Leskovci është njëra prej tyre. Ajo thotë se ndonëse hedhja me parashutë është një sport sfidant për femrat, ajo po ia del më së miri.
“Kam tetë vite që merrem me këtë sport. Është më e vështrië se për një mashkull sepse ne vajzat kemi përgjegjësi më të mëdha: familja, puna, shkolla, shtëpia, por mundohemi atë kohën e vogël që e kemi ta shfrytëzojmë të stërvitemi edhe të vijmë të pëfaqësojmë sa më denjësisht shtetin tonë Kosovën.”
Ekipi shqiptar u skualifikua më herët në kampionatin europian ndërsa katër parashutistët shqiptarë ndonëse kaluan në 20 më të mirët në garën individuale nuk morën vende në renditjen kryesore. Tifozi më i veçantë i kampionatit ishte Noeli dyvjeçar, babai i të cilit garonte për Slloveninë dhe nëna ishte në garë me ekipin çek.
Kampionati europian për parashutizmin mbahet për herë të parë në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO. Drejtori teknik i aeronautikes shqiptare, Alket Islami thotë se ky kampionati europian i shërben më së miri edhe turizmit në qytetin e gurtë.
“Me këtë kampionat në nivel europian bëhet një reklamë e madhe për Gjirokastrën, për Shqipërinë. Këtu kanë ardhur mbi 200 pilotë bashkë me delegacionet. Jam shumë i sigurtë që do kthehen përsëri. Kishim pilotë që kanë ardhur për herë të parë dhe po ikin me përshtypjet më të mira për këtë pesiazh ideal, për këtë mikëpritje, për këtë trashëgimi kulturore qe e kanë ndjerë gjithandej dhe për këtë gastronomi që nuk do ta harrojnë kurrë”, thotë ai.
Aerodromi i Gjirokastrës është çertifikuar për fluturime sportive dhe qeveria shqiptare ka deklaruar se deri në fund të këtij viti do të shpallë garën për ndërtimin e një aeroporti./VOA
Kasanof KOSOVË- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë ...
SHBA- Një imazh satelitor rrëqethës i uraganit Milton tregon stuhinë duke marrë formën e një kafke përpara se t&e...
SHBA- Një sondazh i Wall Street Journal në shtatë shtete tregon se zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump ...
KOREJA E VERIUT- Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut ka deklaruar se Koreja e Jugut po dërgon dronë në kryeqytetin Pheni...
Foto ilustruese BOSNJE- Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës e ka pezulluar të premten një pjesë të kurrikulës së...
GJERMANI- Autoritetet në qytetin gjerman të Këlnit kanë evakuuar tre spitale dhe mijëra shtëpi pas zbulimit të një bom...
GAZA- Pamje të rënda janë poblikuar në rrjete sociale pas sulmeve izraelite në një shkollë të Gazës. Si&cced...
EUROPË- Mbetjet e uraganit Kirk kërcënuan Evropën Perëndimore, me pemë të rrëzuara në Spanjë dhe Portugali d...
Foto ilustruese KOSOVË- Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe i forcave të NATO-s me seli në Napoli, admirali amerik...
Foto ilustruese GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është zotuar të premten se vendi i tij do ta mbështesë Kievin ...