BOTA

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 08:28
Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund

Drejtimi i një taksie në kryeqytetin rus nuk ka qenë kurrë punë shumë fitimprurëse për Saidin – një imigrant taxhik që jeton në rajonin e Moskës – por i ka siguruar të ardhura sa për të mbuluar shpenzimet. Tani, thotë ai, benzina është rritur për më shumë se 30 për qind në javët e fundit – nga 45 rubla për litër në 60. Në total, të ardhurat e tij ditore janë vetëm tri të katërtat e asaj që ka fituar më parë. “Punon, paguan qiranë dhe benzinën – këto janë të gjitha shpenzimet tua”, thotë Saidi – duke mos dashur të identifikohet edhe me mbiemër – për Radion Evropa e Lirë.

Por, kryeqyteti rus nuk është i vetmi që po përjeton rritje çmimesh. “Duket se Rusia është në prag të një krize të plotë karburantesh”, shkroi muajin e kaluar një nga gazetat më të mëdha të Moskës, duke treguar numrin në rritje të rajoneve që raportojnë mungesa dhe rritje çmimesh. Mungesa i atribuohet kryesisht një faktori që nuk lidhet drejtpërdrejt me ekonominë: sulmeve me dronë të ushtrisë ukrainase, të cilat kanë nxjerrë jashtë përdorimit deri në 17 për qind të kapacitetit të rafinerive të naftës në Rusi. Kjo po i trondit konsumatorët rusë, të cilët po e ndiejnë gjithnjë e më shumë ndikimin e ngadalësimit të përgjithshëm ekonomik.

Pas viteve të një rritjeje të shpejtë, të nxitur nga shpenzimet e Qeverisë ruse për të financuar luftën në Ukrainë, ekonomia ruse tani po ecën me hapa shumë të ngadaltë. Për Bankën Qendrore, e cila po përpiqet të ulë inflacionin e lartë, shpresa është që ky ngadalësim të ndihmojë në rikthimin e ekuilibrit. Për Kremlinin, shpresa është që kjo situatë të mos e dëmtojë financimin e luftës në Ukrainë. “Kriza është e vazhdueshme, po zhvillohet, po rritet, po intensifikohet”, thotë për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë ekonomisti rus, Igor Lipsits.

Për ekonomistë të tjerë, ky ngadalësim nuk është as kritik dhe as i papritur. “Ky është ngadalësim i pritur i rritjes. Aktualisht, duket më shumë si një ‘ulje e butë’, jo si një krizë e mprehtë”, thotë Laura Solanko, ekonomiste në Institutin për Ekonomitë në Zhvillim të Bankës së Finlandës.

Ngadalësimi ekonomik

Për më shumë se dy vjet, ekonomia e Rusisë ka lëvizur përpara si një kamion me motor të fuqishëm, por me rrota gjithnjë e më të paqëndrueshme. Ky “kamion” ishte rezultat i një riorganizimi industrial kombëtar, i cili kishte për qëllim financimin e luftës në Ukrainë. Falë të ardhurave nga shitja e naftës dhe gazit jashtë vendit, Kremlini ka derdhur sasi të mëdha rublash në ekonomi, duke u përqendruar në prodhimin e tankeve, armëve, predhave, dronëve, uniformave dhe pajisjeve ushtarake. Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet për mbrojtje dhe siguri në vitin 2025 kanë arritur 41 për qind të totalit të buxhetit – niveli më i lartë që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Për të siguruar mjaftueshëm ushtarë, Qeveria po ashtu ka ofruar paga dhe përfitime shumë të larta, duke i joshur njerëzit që të regjistrohen vullnetarisht për luftë. Kjo ka sjellë para të mëdha në rajonet më të varfra të Rusisë, por, njëkohësisht, ka çrregulluar tregun e punës, duke rritur pagat dhe duke e çuar inflacionin gati në 10 për qind. Për këtë arsye, Banka Qendrore është detyruar t’i rrisë normat e interesit për kreditë – gjë që ka ndikuar te huatë për makina dhe hipotekat.

Për pasojë, në tre muajt e parë të këtij viti, prodhimi i brendshëm bruto ka rënë për 0.6 për qind krahasuar me tre muajt e mëparshëm. Kjo ka qenë tkurrja e parë që nga viti 2022, kur ekonomia ka rënë për 1.4 për qind, për shkak të sanksioneve perëndimore dhe largimit të kompanive të huaja, pas pushtimit të Ukrainës. Këshilltarët kryesorë të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar publikisht për një ngadalësim të ekonomisë. Ministri i Financave, Anton Siluanov, i tha Putinit se ekonomia do të rritet vetëm 1.5 për qind. Disa ditë më vonë, ministri i Ekonomisë, Maksim Reshetnikov, ka thënë se ekonomia po “ngadalësohet më shpejt seç pritej”. German Gref, drejtor i bankës shtetërore Sberbank, ka paralajmëruar për një mundësi “stagnimi.” Putin, në anën tjetër, ka bërë përpjekje t’i qetësojë këto shqetësime. “Jam i sigurt se në fund do të arrijmë t’i zgjidhim këto probleme, duke mbajtur ritmin e nevojshëm të rritjes ekonomike dhe inflacionin në minimum”, ka thënë ai në një forum biznesi në Vlladivostok.

“Të gjithë e kuptojnë se nëse inflacioni e mbingarkon ekonominë, gjërat nuk do të shkojnë mirë”, ka thënë Putin.

Problemet në favor të Putinit

“Pra, çfarë pritet më pas, është stagnimi – me rritje thuajse zero ose 1 për qind – dhe më pas do të pasojë një recesion”, vlerëson Bogdan Bakaleyko, ish-gazetar rus dhe komentues i çështjeve ekonomike. Ai shton se nëse stagnimi ose recesioni çon në rritje të papunësisë, një gjë e tillë mund t’i shtyjë më shumë njerëz të shkojnë të luftojnë në Ukrainë, për të përfituar nga pagat dhe përfitimet tjera që ofron Ministria e Mbrojtjes. Rusët, “ose do të mbeten pa para, pa punë dhe pa ushqim, ose do të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, sepse për këtë gjithmonë ka para”, thotë ai për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë. “Pra, problemet ekonomike i shkojnë drejtpërdrejt në favor Vladimir Putinit”, sipas tij.

Shtimi i problemeve

Për zyrtarët buxhetorë rusë, ngadalësimi ekonomik ushtron presion mbi buxhetin e Qeverisë, i cili tashmë po përballet me një deficit, që pritet të arrijë 5 miliardë rubla, apo 62 miliardë dollarë, në vitin 2025. Megjithatë, Kremlini nuk ka dhënë shenja se dëshiron t’i zvogëlojë shpenzimet për luftën. Muajin e kaluar, agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime të paemëruara, raportoi se rritja e taksave është e pashmangshme. “Suksesi i Rusisë në ruajtjen e gatishmërisë për luftë varet shumë nga çmimet e naftës dhe nga sanksionet”, vlerësoi Instituti Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare. “Nëse Rusia pëson humbje në betejë dhe ka burime të kufizuara, mund të detyrohet të ndryshojë strategjinë – ose duke zvogëluar ofensivën, ose duke treguar më shumë gatishmëri për negociata”, sipas tij.

Ekonomisti i pavarur, Vlladislav Zhukovsky, parashikon një rritje të tatimit mbi vlerën e shtuar, i cili për herë të fundit është rritur në vitin 2019, pas zgjedhjes së Putinit për mandatin e katërt. “Kjo është taksa më e rrezikshme për ekonominë dhe popullsinë, sepse mblidhet nga aktiviteti ekonomik brenda vendit”, thotë ai për Current Time. “Kjo do të dobësojë industrinë ruse, sepse kompanitë do të detyrohen t’i kalojnë këto kosto te konsumatori përfundimtar. Për pasojë, çmimet do të rriten për së paku 10-15 për qind. Për qytetarët, kjo do të thotë humbje e fuqisë blerëse dhe ulje e standardit të jetesës”, përfundon Zhukovsky./Rel

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë