I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

RUSI- Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i një fondi të madh investimesh të mbështetur nga shteti, pritet ta vizitojë Uashingtonin këtë javë, për bisedime me zyrtarët amerikanë në lidhje me Ukrainën dhe marrëdhëniet dypalëshe, tha Kremlini të mërkurën.
Lajmi për vizitën e pritur të Dmitrievit vjen ndërsa Uashingtoni dhe Moska po përpiqen t’i ndreqin marrëdhëniet që u prishën para pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022. Dmitriev, i cili drejton Fondin Rus të Investimeve të Drejtpërdrejta, ka marrë rol më të spikatur në negociatat me zyrtarët amerikanë muajt e fundit. Ai së fundmi u takua me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, kur ai udhëtoi në Moskë për ta takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe zyrtarë të tjerë.
Duke folur me gazetarët të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi raportimet e Reuters dhe CNN se vizita e Dmitrievit mund të ndodhë këtë javë.
"Po, e konfirmoj. Kjo vizitë mund bëhet. Ne po vazhdojmë të flasim me amerikanët. Nuk do të jap më shumë hollësi", tha Peskov.
Në një postim në X, duke iu përgjigjur një raportimi tjetër mbi vizitën, Dmitriev shkroi "ndoshta." CNN dhe Reuters, duke cituar zyrtarë anonimë, thanë se Dmitriev do të takohet me Witkoffin. Reuters raportoi se takimi pritet të zhvillohet po të mërkurën. CNN raportoi se Dmitriev duhet të marrë vizë të posaçme, pasi ai është nën sanksione amerikane.
Të dy vendet kanë promovuar hapa për t’i përmirësuar marrëdhëniet, të cilat filluan të përkeqësohen në vitin 2012 gjatë presidencës së Barack Obamas dhe më pas u përshkallëzuan ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës.
Donald Trump e ka bërë dhënien fund të luftës mbi trivjeçare në Ukrainë një nga prioritetet e tij kryesore në politikën e jashtme. Për dallim nga paraardhësi i tij, Joe Biden, i cili nuk pranoi të bisedonte me Moskën, administrata e Trumpit ka ndjekur një qasje tjetër, duke zhvilluar të paktën dy telefonata me Putinin dhe duke dërguar këshilltarë të lartë, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio, në Arabinë Saudite muajin e kaluar për t’i nisur bisedimet.
Megjithatë, javën e kaluar Trump e kritikoi ashpër Putinin dhe kërcënoi Rusinë me tarifa të reja ndaj produkteve të naftës, nëse Moska bllokon nismat e tij për armëpushim. Gjatë një interviste telefonike me NBC News më 30 mars, Trump tha se ishte "shumë i zemëruar" dhe "i inatosur" kur Putin bëri thirrje për krijimin e një qeverie tranzitore në Ukrainë, e cila mund ta rrëzonte presidentin aktual, Volodymyr Zelensky.
Dmitriev mori pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite, të cilat u përqendruan jo vetëm në përfundimin e luftës, por edhe në rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi. I cilësuar si aleat i ngushtë i Putinit, ai shihet si një figurë kyçe në negociatat për ringjalljen e investimeve mes dy vendeve./ REL
KOSOVË- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë një konference sot në Bruksel, nuk ka dashur të komentojë ...
KOSOVË- “Të qenët në shënjestër është çmimi i profesionalizmit, por asgjë nuk do të na lëk...
pamje nga takimet PRISHTINË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) &nda...
KOSOVË- NATO ka thënë se siguria e Ballkanit Perëndimor është jetike dhe se s’do të lejohet të rrezikohet ajo. N...
FRANCË- Ministri francez i Industrisë, Marc Ferrazzi është shprehur sot se Evropa do t'i përgjigjet në mënyrë...
ARABIA SAUDITE- Kremlini ka njoftuar se vizita e mundshme e presidentit amerikan Donald Trump në Arabinë Saudite e cila mund të ...
SHBA- Presidenti Donald Trump të mërkurën do të shpallë kufizimet më të gjera tregtare të SHBA në një shekul...
UKRAINË- Rreth dy milionë mina tokësore janë të shpërndara nëpër Ukrainë, sipas OKB. Do të duhen vite që...
SHBA- Perspektivat tashmë të zymta të Italisë varen nga tarifat e Trump. Për vlerën e tyre, për produktet e prekura, pë...
INDI- 21 persona janë vrarë dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në n...