Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
GJERMANI- Kompania ‘Volkswagen’ po planifikon të bëjë shkurtime masive, gjë që nxiti këtë javë një grevë të punonjësve të gjigandit gjerman të prodhimit të automjeteve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Berlini, Ricardo Marquina kriza e kompanisë “Volkswagen’ është simptoma e radhës e krizës së thelluar ekonomike në Gjermani, ekonomisë më të fuqishme të Bashkimit Evropian, që gjatë viteve të fundit është rënduar nga kostot e larta të energjisë, lufta në Ukrainë dhe konkurrenca nga Kina.
Punonjësit e gjigandit gjerman të makinave ‘Volkswagen’ lëshuan vendet e tyre të punës të hënën, në shenjë proteste ndaj shkurtimeve të propozuara të kompanisë për pagat dhe vendet e punës.
Analistët e shohin këtë si një tregues të rëndësishëm të krizës së thellë që ka mbërthyer ekonominë e Gjermanisë për shkak të çmimeve të larta të energjisë të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe ndërprerja e furnizimit me gazin rus, që janë përkeqësuar edhe më shumë nga përpjekjet e Berlinit për të kaluar tek energjia e pastër dhe mbyllja e termocentraleve të fundit bërthamorë vitin e kaluar.Punonjësit thonë se ata do të vazhdojnë të luftojnë për të mbrojtur vendet e tyre të punës.
“Është situatë shumë e vështirë: kompania po bën thirrje për mbylljen e disa fabrikave dhe largimin masiv të punonjësve dhe në të njëjtën kohë dëshiron të prekë thellë në xhepat e punonjësve”, thotë përfaqësuesi i sindikatës së punonjësve të “IG Metall”.
Kompania nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës për koment për shkak të negociatave.
Analistët e industrisë thonë se kalimi tek makinat elektrike është një çështje e rëndësishme ndërkohë që prodhuesit gjermanë të makinave po përballen me vështirësi për të konkurruar me importet më të lira kineze, ndonëse Bashkimi Evropian ka vendosur tarifa ndaj makinave elektrike kineze.
Kostoja e lartë e prodhimit në Gjermani është një çështje tjetër e rëndësishme.
“Në Gjermani kemi sindikata të mëdha që kërkojnë rritje prej shtatë deri në dhjetë për qind të pagave. Nuk janë realiste. Ato duhet ta lejojnë industrinë të marrë frymë”, thotë analistja Beatrix Keim nga Qendra për Hulumtim të Industrisë Automobilistike.
Kthimi i Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe kërcënimet e tij se do të vendosë tarifa ndaj makinave të importuara po shqetëson prodhuesit gjermanë.
Por ‘Volkswagen’, krahas kompanive ‘Mercedes’ dhe ‘BMW’, kanë fabrika prodhimi në Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë shpresojnë që ky fakt do të forcojë pozicionin e tyre në negociatat me administratën e re amerikane.
“Industria gjermane e automobilave është shumë aktive në tregun amerikan. Duke patur këtë parasysh, mendoj që tarifat mund të jenë joproduktive si masë”, thotë përfaqësuesi i konglomeratit ‘VDA’, që përfaqëson markat më të rëndësishme gjermane të veturave.
Problemet në kompaninë Volkswagen janë vetëm njëra nga simptomat e një krize më të gjerë që ka shpërthyer në skenën politike gjermane. Shpërbërja e koalicionit qeverisës të Gjermanisë ka nxitur shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në muajin shkurt mes tensioneve rreth ekonomisë së dobësuar dhe rezultateve të zgjedhjeve rajonale të mbajtura së fundmi që tregojnë për fitoren e së djathtës së skajshme./ VOA
Trump-Macron PARIS- Presidenti francez Macron ka pritur një takim dypalësh me Donald Trump në Pallatin Élysée përpara se ...
stuhia Darragh LONDON- Dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar mbetën pa energji të...
Lavrov RUSI- Rusia po përpiqet të bëjë "çdo gjë" që mundet në mënyrë që "të mos lejojë t...
rebelet SIRI- Kryengritësit sirianë kanë mbërritur në periferi të Damaskut në kuadrin e një ofensive që po p&e...
SIRI- Rebelët në Siri është raportuar se kanë avancuar drejt qendrës së qytetit të Homsit më 7 dhjetor, teksa Rus...
REPUBLIKA DOMENIKANE- Republika Domenikane ka sekuestruar 9.5 ton kokainë në një ngarkesë banane. Autoritetet thonë se kjo ësht&...
KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol do t'i mbijetojë shkarkimit pasi një votim kundër tij u bojkotua nga ligj...
HAGË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bllok banesash trekatëshe në Hagë. Mësohet se shpërthi...
PARIS- Princi William, i cili do të marrë pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris, do t&e...
SUEDI- Shfaqja e fundit e trendit të 'vajzës së butë' në Suedi ka tërhequr vëmendjen dhe ka ndezur debat në mes të...