
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili deklaroi se ligji i Sheriatit po zbatohet në kryeqytetin britanik.
Khan e ka quajtur presidentit amerikan si “racist”, “seksist”, “mizogjinist” dhe “islamofob”. Trump, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në Nju Jork të martën, e quajti Khan një “kryebashkiak të tmerrshëm” dhe pretendoi në mënyrë të rreme se Londra dëshiron të kalojë në ligjin e Sheriatit.
Khan, i cili është kryebashkiaku i parë mysliman i një kryeqyteti perëndimor, u tha gazetarëve të mërkurën: “Njerëzit pyesin veten pse ky kryebashkiak mysliman, që drejton një qytet liberal, multikulturor, progresiv dhe të suksesshëm, duket se jeton pa qira në mendjen e Donald Trump.”
“Mendoj se, siç e ka treguar vetë, Donald Trump është racist, seksist, mizogjinist dhe islamofob.”
Më herët, Bashkia e Londrës kishte deklaruar: “Londra është qyteti më i madh në botë, më i sigurt se shumica e qyteteve amerikane, dhe jemi të lumtur që mirëpresim numrin rekord të qytetarëve amerikanë që po zhvendosen këtu.”
Në përgjigje të komenteve të Khan, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle, tha për CNN: “Kryebashkiaku Khan qartësisht vuan nga një formë e rëndë e ‘Sindromës së Fiksimit ndaj Trump’ dhe ka bërë një punë të tmerrshme si kryebashkiak. Politikat e tij të emigracionit pa kontroll dhe kufij të hapur kanë lejuar që krimi i dhunshëm të përhapet në qytetin e tij.”
Ligji i Sheriatit, i bazuar në Kuranin dhe jetën e profetit Muhamed, është një grup parimesh që udhëheqin jetën morale dhe fetare të myslimanëve, përfshirë çështje si lutja, financat, divorci apo ushqimi halal. Sipas një dokumenti të qeverisë britanike të publikuar në vitin 2019, këshillat e Sheriatit kanë ekzistuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga vitet 1980, dhe përdoren për të zgjidhur çështje martesore të myslimanëve sipas ligjit islam për familjen. Vendimet e tyre nuk janë ligjërisht të detyrueshme, pasi ato nuk kanë rol zyrtar ligjor apo kushtetues në Britani, sipas qeverisë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
24 Shtator21:39
E rëndë/ 35-vjeçari shqiptar godet me çekiç dhe thikë bashkëshorten e tij në Greqi, detaje nga ngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion të Greqisë, ku një 35-vjeçar shqiptar ka sulmuar partneren e tij gjat&eu...
BOTA
24 Shtator20:39
Sa kushton rritja e një fëmije në Itali dhe pse ky shtet nuk është vendi i duhur
Italia nuk është një vend për fëmijë, të paktën jo kur merret parasysh barra e shpenzimeve që një familje tipi...
BOTA
24 Shtator19:52
Kancelari Merz: Gjermania rrezikon të humbasë një nga partnerët e saj më të besueshëm, Shtetet e Bashkuara
Gjermania është në rrezik të humbasë Shtetet e Bashkuara si një nga partnerët e saj më të besueshëm, tha kance...
BOTA
24 Shtator19:15
Të paktën 20 të plagosur pas sulmit me dron në Eilat të Izraelit, mjeti fluturues nuk u kap dot nga sistemet
Të paktën 20 persona u plagosën të mërkurën (24 shtator) pasi një dron i nisur nga Jemeni goditi qytetin turistik të Izr...
BOTA
24 Shtator18:35
Prezervativët në burgun e Pavias kthehen në çështje kombëtare në Itali. Autoritetet: Mbrojnë shëndetin por cenojnë sigurinë
Burgu i Pavias është në lajme për një masë të paprecedentë: shpërndarjen e prezervativëve për të bur...
BOTA
24 Shtator17:59
Shqipërisë i kërkohet të arrestojë kryerabinin për krime lufte në Gaza, Yoel Kaplan thirret në Prokurorinë e Tiranës
Autoritetet shqiptare po nxiten të arrestojnë dhe të gjykojnë rabinin kryesor të vendit për krime lufte dhe krime kundër njer...
BOTA
24 Shtator17:49
Lela: Veliajn nuk e shkarkoi Rama, por opozita me 44 javë protestë! PS u nënshtrua
Në një intervistë në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri TV, Alfred Lela, drejtor i Komunikimit në Partinë Demokrati...
BOTA
24 Shtator17:18
Zelenskiy fjalim në OKB: Është më e lirë të ndalni luftën e Rusisë se sa gara shkatërruese e armatimeve
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje fuqive botërore të mërkurën të punojnë së bashku për të...
BOTA
24 Shtator17:16
Zelensky thirrje OKB-së: Ndalojeni Rusinë tani ose Putini do ta zgjerojë luftën në Ukrainë
Presidenti Zelensky e përdori fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së jo vetëm për t'u bërë thi...
BOTA
24 Shtator17:13
Sulmet ndaj aeroporteve në Evropë, një i arrestuar në Britani. Çfarë qëndron prapa ‘operacionit’
Një burrë është arrestuar nga policia britanike si pjesë e një hetimi mbi sulmet kibernetike që goditën disa aeroporte e...