“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

KOSOVË- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u bëri thirrje institucioneve të vendit që të kërkojnë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të shtyjë zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë.
Një ditë para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Rafuna në një konferencë për media tha se dalja e bizneseve në tregun energjetik me tarifa të parregulluara do të ketë “efekte të mëdha negative për bizneset, ekonominë dhe qytetarët”.
Ai përsëriti kërkesën e bizneseve që vendimi të shtyhet për një kohë, në mënyrë që, siç tha Rafuna, tregu të përgatitet më mirë.
“E theksoj edhe një herë, asnjë biznes nuk është kundër daljes në tregun e lirë. Biznesi po e kërkon vetëm fazën e tranzicionit në mënyrë që të ketë një konkurrencë më të madhe, të ketë një ofertë me çmim shumë më të volitshëm, siç e kanë vendet e rajonit, të Bashkimit Evropian dhe më gjerë”, tha Rafuna.
Vendimi i ZRRE-së nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.
Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.
Rafuna tha se bizneset që do të kalojnë në tregun e liberalizuar përbëjnë 60 për qind të ekonomisë së vendit. Sipas tij, këto biznese që do të dalin në tregun e lirë do të përballen me çmim të ri të rrymës mbi 200 për qind më të shtrenjtë.
Më herët gjatë javës, bizneset bllokuan hyrjet në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e ZRRE-së. Odat ekonomike vazhdimisht kanë kërkuar që vendimi i ZRRE-së të shtyhet për një vit, në mënyrë që tregu të përgatitet më mirë.
Aktualisht, në treg janë të licencuara 21 kompani furnizuese me energji, ndërsa një tjetër është në proces licencimi. Shumica prej tyre janë nga Kosova, por ka edhe nga rajoni.
Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë, është një prej tyre.
Nëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit – aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është zgjedhur përmes një tenderi të hapur nga ZRRE-ja.
Nga ZRRE-ja kanë thënë më herët se nga 1 qershori bizneset që nuk e kanë zgjedhur kompaninë tregtare- automatikisht dalin në këtë furnizues.
Ky furnizim nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe çmimet janë më të larta sesa çmimi mesatar i tregut. Dhe nëse pas këtij afati kompania nuk lidh kontratë me ndonjë furnizues, rrezikon të mbetet pa furnizim me rrymë./ REL
KINË- Një parashutist kinez ka shpëtuar mrekullisht nga një fenomen i njohur si “cloud suck” (tërheqja e reve). Parashuti...
KINA- Kina i është kundërpërgjigjur presidentit francez, Emmanuel Macron, për krahasimin që udhëheqësi francez bë...
SHBA- Një alarm u dha sot në Uashington kur, pasi një kamion komercial u përmbys, afërsisht 250 milionë bletë "sh...
SHBA- Edhe pse gjykatat në SHBA kanë “ngrirë” një sërë vendimesh presidenciale javën e fundit, Zyra Ovale e ka ...
TURQI- Autoritetet turke kryen breshërinë e pestë radhazi të arrestimeve herët këtë mëngjes, si pjesë e...
SHBA- Një gjykatës federal amerikan më 30 maj ka miratuar kërkesën e tretë të Radios Evropa e Lirë për një u...
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden dje ka bërë daljen e tij të parë në publik pasi zyra e tij njoftoi muajin e kaluar se ai ish...
KOSOVË- Në një mëngjes pranveror në fshatin Brus, një burrë me flokë të thinjur e me kostum bezhë, dhe nj&eu...
SHBA- Donald Trump vlerësoi miliarderin Elon Musk për përpjekjet e tij për të reduktuar shpenzimet federale gjatë një konfe...
TURQI- Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll ...