Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

Ndërsa miliona tifozë nga e gjithë bota po përgatiten të mbërrijnë në Nju Jork dhe Nju Xhersi për ndeshjet e Kupës së Botës 2026, por jo vetëm hotelet dhe bizneset lokale po përfitojnë nga fluksi i vizitorëve.
Sipas mediave amerikane, edhe industria e eskortës po përjeton një rritje të ndjeshme të kërkesës, me punonjëse seksi që raportojnë rezervime të shumta dhe klientë të rinj përpara nisjes së turneut.
Në të njëjtën kohë, autoritetet po shtojnë masat e sigurisë për të parandaluar rastet e trafikimit të qenieve njerëzore gjatë aktivitetit sportiv.
Eskortat po përjetojnë një rritje të ndjeshme të rezervimeve përpara mbërritjes së rreth 1.2 milionë tifozëve nga e gjithë bota, të cilët pritet të ndjekin ndeshjet në stadiumin MetLife. Arena do të presë tetë ndeshje duke filluar nga 13 qershori, përfshirë edhe finalen e madhe më 19 korrik.
Një eskortë nga Bruklini, e cila foli në kushte anonimiteti për New York Post, tha se tarifat e saj mund të arrijnë deri në 10 mijë dollarë për një ditë të plotë shërbimesh dhe se ka parë një rritje të ndjeshme të kërkesave që përkojnë me kalendarin e ndeshjeve të Kupës së Botës në zonën Nju Jork-Nju Xhersi.
"Kam marrë shumë kërkesa nga klientë të rinj," tha 31-vjeçarja, e cila ofron shërbime të specializuara me tarifa që arrijnë deri në 800 dollarë në orë.
Sipas saj, profilet e saj online kanë regjistruar trefish më shumë ndërveprime gjatë muajit maj, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe interesi nga çiftet.
"Zakonisht marr vetëm një kërkesë të re në muaj nga çifte. Gjatë muajit të fundit kam marrë 25 kërkesa," u shpreh ajo.
Edhe pse ka klientë të rregullt, ajo tha se është e gatshme të pranojë oferta nga turistët që do të vizitojnë qytetin për Kupën e Botës, nëse çmimi është i përshtatshëm.
"Paratë kanë rëndësi. Nëse dikush ofron çmimin e duhur për një shërbim që jam e interesuar ta ofroj, sigurisht që do ta bëja," tha ajo.
Ndërkohë, një eskortë tjetër nga Nju Xhersi, e njohur me pseudonimin "Spice V", deklaroi se tashmë ka marrë disa parapagime prej 3 mijë dollarësh nga turistë që planifikojnë të ndjekin ndeshjet.
"Qershori po mbushet shumë shpejt. Pres një periudhë shumë të ngarkuar sapo klientët të mbërrijnë," tha ajo.
Sipas Spice, ajo ka siguruar tashmë klientë nga vende të ndryshme, përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtete të tjera amerikane.
Megjithatë, ndërsa sektori i eskortës po përgatitet për fluksin e tifozëve, autoritetet amerikane po paralajmërojnë për rrezikun e shtimit të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.
"Krahas shqetësimeve për sigurinë, terrorizmin, vjedhjet apo mashtrimet, ekziston edhe një krim tjetër që lulëzon gjatë aktiviteteve të mëdha – trafikimi i qenieve njerëzore," deklaroi Andrew Caggiano, president i Shoqatës së Shefave të Policisë së Nju Xhersit.
Për të parandaluar aktivitetet kriminale, Policia Shtetërore e Nju Xhersit do të angazhojë rreth 1,200 efektivë gjatë aktiviteteve zyrtare dhe jozyrtare të Kupës së Botës.
Edhe Departamenti Amerikan i Thesarit, përmes Rrjetit për Luftimin e Krimeve Financiare (FinCEN), ka paralajmëruar se turneu mund të krijojë kushte që trafikantët të përfitojnë nga rritja e aktivitetit ekonomik dhe numri i madh i vizitorëve.
Autoritetet lokale kanë deklaruar se prej muajsh po përgatisin masa shtesë sigurie për të mbrojtur si turistët ashtu edhe banorët e zonës gjatë zhvillimit të një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë./Përktheu Piranjat News, marrë nga The New York Post
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka mbërritur n...
Sulmi me raketa balistike iraniane në një bazë ajrore kuvajtiane dy netë më parë shkaktoi lëndime të lehta për di...
Një grua nga Los Anxhelosi kaloi muaj të tërë duke besuar se do të takonte shpirtin e saj binjak, një person që sipas ChatG...
Bashkimi Evropian ka zgjeruar sanksionet që synojnë grupet militante Hamas dhe Xhihadin Islamik Palestinez, duke përfshirë edhe anëta...
Ekipet e shpëtimit kanë nisur nxjerrjen e minatorëve të bllokuar në një shpellë të përmbytur në Laos pë...
Një operacion i gjerë policor i zhvilluar në të gjithë Italinë ka rezultuar në një goditje të fortë ndaj tra...
Aeroporti ndërkombëtar i Mynihut është mbyllur që prej orës 09:00, pas raportimeve për praninë e mundshme të nj&e...
Një sulm iranian me raketë balistike ndaj një baze ajrore të SHBA-së në Kuvajt ka shkaktuar plagosje të lehta te disa shtet...
Parlamenti i Kroacisë ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Tregtinë, duke i dhënë njësive të vetëqeverisjes lokal...
Pse Rumania? Ky vend i Evropës Lindore, anëtar i BE-së dhe NATO-s, ndan mbi 600 km kufi me Ukrainën: pjesa më lindore shkon p&eu...