Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e Artë. Ky kundërajror shumështresor, në vlerë 175 miliardë dollarë, nënkupton se SHBA-ja do të vendosë armë në hapësirë për herë të parë.
Duke folur të martën nga Zyra Ovale, Trumpi tha se pret që sistemi “ta nisë punën plotësisht para përfundimit të mandatit tim”, i cili mbaron në vitin 2029, dhe të ketë aftësinë për t’i ndalur raketat “madje edhe nëse ato lëshohen nga hapësira”.
Një zyrtar amerikan tha se ka më shumë gjasa që ky sistem kompleks të ketë kapacitet fillestar deri atëherë.
Trumpi gjithashtu njoftoi se gjenerali Michael Guetlein, i cili aktualisht shërben si zëvendësshef i operacioneve hapësinore, do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e përparimit të Kupolës së Artë.
Kupola e Artë parashikohet të përfshijë kapacitete, nga toka dhe nga hapësira, të cilat janë në gjendje të zbulojnë dhe ndalojnë raketat në katër fazat kryesore të një sulmi të mundshëm: zbulimi dhe shkatërrimi para lëshimit, ndalimi në fazën më të hershme të fluturimit, ndalimi gjatë rrugëtimit të tyre ajër, ose ndalimi në minutat e fundit gjatë rënies së tyre mbi cak.
Gjatë muajve të fundit, planifikuesit e Pentagonit kanë zhvilluar opsione - të cilat zyrtari amerikan i përshkroi si të mesme, të larta dhe “jashtëzakonisht të larta” bazuar në kostot e tyre - që përfshijnë raketa kundërajrore në hapësirë. Zyrtari foli në kushte anonimiteti, pasi këto plane nuk janë bërë ende publike.
Dallimi mes tri versioneve qëndron kryesisht në numrin e satelitëve dhe sensorëve - dhe për herë të parë, raketave kundërajrore nga hapësira - që do të bliheshin.
Zyra e Buxhetit të Kongresit vlerësoi këtë muaj se vetëm komponentët e Kupolës së Artë, të vendosur në hapësirë, mund të kushtojnë deri në 542 miliardë dollarë gjatë 20 vjetëve të ardhshme. Trump ka kërkuar një financim fillestar prej 25 miliardë dollarësh për programin në projektligjin e tij për uljen e taksave, i cili është duke kaluar nëpër Kongres.
Pentagoni ka paralajmëruar prej vitesh se raketat më të reja të zhvilluara nga Kina dhe Rusia janë aq të avancuara saqë nevojiten masa të përditësuara mbrojtjeje. Satelitët dhe raketat shtesë kundërajrore të Kupolës së Artë - që përbëjnë pjesën më të madhe të kostos së programit - do të përqendrohen në ndalimin e raketave të avancuara në fazat e hershme apo gjatë fluturimit.
Armët hapësinore të parashikuara për Kupolën e Artë “përfaqësojnë kërkesa të reja dhe në zhvillim për misione që nuk janë realizuar kurrë më parë nga organizatat ushtarake hapësinore”, tha gjenerali Chance Saltzman, shefi i Forcës Hapësinore të SHBA-së, para ligjvënësve në një seancë dëgjimore të martën.
Kina dhe Rusia kanë vendosur armë sulmuese në hapësirë, si satelitë me aftësi për t’i çaktivizuar satelitë e rëndësishëm amerikanë, duke e bërë SHBA-në të cenueshme ndaj sulmeve.
Vitin e kaluar, SHBA-ja tha se Rusia po zhvillonte një armë bërthamore në hapësirë, e cila mund të qëndrojë në orbitë për kohë të gjatë dhe pastaj të lëshojë një shpërthim që do t’i shkatërronte satelitët përreth saj.
Trump tha të martën se ende nuk ka folur me presidentin rus, Vladimir Putin, për programin e Kupolës e Artë, “por në kohën e duhur, do ta bëjmë”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Në një deklaratë të përbashkët më herët këtë muaj, Kina dhe Rusia e quajtën idenë e Kupolës së Artë “thellësisht destabilizuese nga natyra”, duke paralajmëruar se do ta shndërronte “hapësirën e jashtme në një mjedis për vendosjen e armëve dhe një arenë për konfrontim të armatosur”.
Ende nuk ka të holla për projektin dhe Kupola e Artë në përgjithësi është “ende në fazën konceptuale”, tha sekretari i ri i Forcave Ajrore, Troy Meink, gjatë një seance dëgjimore në Senat të martën.
Derisa presidenti zgjodhi konceptin që dëshironte, Pentagoni është ende duke zhvilluar kushtet që Kupola e Artë do të duhet t’i përmbushë – që nënkupton se kjo nuk është mënyra e zakonshme se si zhvillohen sistemet e reja.
Pentagoni dhe Komanda Veriore e SHBA-së janë ende duke hartuar atë që njihet si dokumenti fillestar i kapaciteteve, tha zyrtari amerikan. Kjo është mënyra se si Komanda Veriore, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e atdheut, identifikon çfarë duhet të bëjë sistemi.
SHBA-ja tashmë ka shumë kapacitete për mbrojtje nga raketat, si bateritë raketore, Patriot, që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës për t’u mbrojtur nga raketat, si dhe një sërë satelitësh në orbitë për të zbuluar lëshimet e raketave. Disa nga ato sisteme ekzistuese do të përfshihen në Kupolën e Artë.
Trump i dha urdhër Pentagonit të zhvillojë raketa kundërajrore për hapësirë me një urdhër ekzekutiv gjatë javës së parë të presidencës së tij./REL
trump, rubio SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në SHBA. Trump shprehu ngush...
foto ilustruese SHBA- Dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite në Uashington janë qëlluar për vdekje ...
SHBA- Një moment tensioni shpërtheu gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga presidenti amerikan, Donald Trump, kur një...
TIRANA- Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të...
IZRAEL- Izraeli ka një plan "shumë të organizuar" për të arritur qëllimet e tij të luftës në Gaza, thek...
HOLANDË- Disa persona janë plagosur në një sulm me thikë në Holandë. Një oficer policie ishte midis të dëmtu...
ITALI- Massimo Coppola, kryebashkiaku i Sorrentos, u arrestua mbrëmë nga Guardia di Finanza pasi u kap në flagrancë duke pranuar një ...
GAZA- Të paktën 62 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite sot në&nb...
IZRAEL- Izraeli ka një plan "shumë të organizuar" për të arritur qëllimet e tij të luftës në Gaza, theksoi Benjam...
SHBA- Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109...