Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bisedoi me senatorin amerikan Chris Murphy për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për sigurinë në rajon, njoftoi zyra e kryeministrit të mërkurën.
Takimi mes tyre u zhvillua në margjinat e Konventës Kombëtare Demokratike në Çikago të Shteteve të Bashkuar, sipas njoftimit.
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre me vendimet e fundit të Qeverisë së Kurtit për mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veri dhe për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i përsëriti të mërkurën deklaratat e bëra më 13 gusht gjatë një interviste dhënë Radios Evropa e Lirë se Uashingtoni po përballet me disa sfida nga Qeveria e Kosovës “dhe ato sfida kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë”.
“Thënë këtë, disa nga fushat e bashkëpunimit me Qeverinë aktuale të Kosovës janë më pak pozitive sa që kemi shpresuar, angazhimi i Qeverisë amerikane për popullin e Kosovës është më i fort se kurrë më parë”, tha Hovenier pas një konference në Prishtinë të mërkurën, USAID-i njoftoi një mbështetje shtesë për Kosovën në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.
Qeveria e Kosovës njoftoi në fillim të gushtit synimet e saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve, pasi ajo është e hapur vetëm për këmbësorë.
Por, Kurti tha të hënën për Zërin e Amerikës se hapja e urës mbi lumin Ibër do të bëhet bazuar në një plan të cilin Qeveria e tij, siç tha ai, e ka ndarë me partnerët amerikanë dhe evropianë.
“Duam që ta bëjmë sa më parë. Por as nuk do t’i befasojmë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë evropianë dhe amerikanë në njërën anë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht”, tha Kurti.
Zyra e Kurtit tha gjithashtu se ai bisedoi me Murphyn, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, për Marrëveshjen Bazë dhe cështjen e Millan Radoiçiqit.
Kosova dhe Serbia e arritën Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në fillim të vitit 2023, por ajo nuk ka gjetur zbatim nga asnjë palë deri tani.
“Në lidhje me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës në zbatimin në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Ai shtoi se për t'u zbatuar marrëveshja, nevojitet pranimi i saj edhe nga ana e Serbisë, duke e nënshkruar atë si dëshmi e garanci të angazhimit në zbatimin e marrëveshjes”, thuhet në njoftim.
Kurti kërkoi që Shtetet e Bashkuara t’i bëjnë trysni Serbisë të pranojë ekstradimin në Kosovë të Millan Radoiçiqit, i cili e mori përgjegjësinë për një sulm të armatosur kundër Policisë së Kosovës vitin e kaluar në veri.
“Tash kur po bëhen 11 muaj të vrasjes së rreshterit tonë policor Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, është koha e fundit që kryekrimineli Millan Radojçiq t’i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë së Kosovës dhe për këtë Kryeministri Kurti kërkoi që ShBA-të të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar”, tha zyra e tij.
Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun.
Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Radoiçiq është në listën e zezë amerikane për përfshirje në krim të organizuar ndërkombëtar. Hetimet për këtë rast po kryhen në Kosovë nga Prokuroria Speciale, dhe burimet e Radios Evropa e Lirë brenda këtij institucioni, kanë thënë se para vjeshtës pritet të ngrihet një aktakuzë në rastin Banjska.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, përmes Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), ka kërkuar nga Kosova informacion në lidhje me rastin e Banjskës, por Ministria e Drejtësisë e Kosovës më 14 gusht konfirmoi për Radion Evropa e Lirë (REL) se kjo kërkesë është refuzuar./ REL
Jeff Hovenier dhe Vjosa Osmani KOSOVA- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha të mërkurën se me gjithë mospajtimet ...
Haniyehu IRAN- Irani tha se do të marrë kohë në përgjigjen e tij për vrasjen në Teheran më 31 korrik të Isamai...
Familja Duraku SERBI- Familja e një britaniku të mbajtur në një burg serb po bën thirrje për më shumë ndihmë n...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Talibanët ia kanë ndalur hyrjen në Afganistan raportuesit special të Kombeve të Bashkuara, Richard Ben...
DW RUSI- Deputetët rusë po bëjnë thirrje që Deutsche Welle të shpallet "e padëshirueshme", gjë që do të &...
Foto ilustruese RUSI- Forcat detare ukrainase kanë sulmuar një kompleks të sistemeve raketore ruse, S-300, në rajonin rus të Rosto...
Foto ilustruese KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese komentet kundër Ligjit ...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sadu, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Fotografi nga arkivi. GJERMANIA- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, qëndron ...
Droga FRANCË- Autoritetet franceze kanë vënë në pranga dy persona pasi u kapën në flagrancë me drogë. M&e...
Kamera e sigurise ITALI- Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin para se jahti britanik të fundosej në brigjet e Sicilisë në I...