Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri qeverisës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndahen mbi 1 miliard euro buxhet. Kështu tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë, teksa foli për mandatin katërvjeçar të ekzekutivit. Ai tha se Qeveria që ai udhëheq ka arritur “rezultate të jashtëzakonshme” gjatë mandatit të plotë kushtetues.
“Buxheti për ushtrinë është trefishuar, trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar, investimet në armatim janë shumëfishuar, përfshirë këtu dronët Bayraktar luftarakë dhe kontratën për funksionalizimin e fabrikës së municioneve”, tha Kurti.
"Në mandatin e ri, ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të kemi fabrikë të municioneve dhe dronë ushtarakë ‘Made in Kosova’, pra që i prodhojmë vet", shtoi ai.
Më 2024, buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes ishte 153 milionë, ndërkaq këtë vit ai është 207.8 milionë. Paralajmërimet për rritjen e buxhetit për mbrojtje vijnë në kohën kur Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon procesin e transformimit në ushtri, dhe në kohën kur shteti po ndërmerr hapa për të forcuar mbrojtjen e saj.
Nëntorin e vitit të kaluar, Kosova nisi procesin për hapjen e një fabrike për prodhimin e municioneve dhe nënshkroi një marrëveshje për municione me një prodhues në Turqi – shtet nga i cili Kosova ka blerë dronë për ushtrinë. Po ashtu, Qeveria njoftoi se do të ketë edhe një laborator për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë.
Përveç se po mëton të prodhojë armë e municione, Kosova aktualisht edhe është duke blerë armë të ndryshme. Nga Shtetet e Bashkuara, Kosova veçse është në proces të blerjes të mbi 200 sistemeve kundërjarore, Javelin – që pritet t’i kushtojnë shtetit 75 milionë dollarë.
Kurti tha se Kosova, po ashtu, synon të blejë helikopterë amerikanë, Black Hawk, për FSK-në. Ndërkaq, javët e fundit, Kosova ka ndërmarrë hapa të tjerë për avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë. Këtu përfshihet miratimi i një nisme për lidhjen e një marrëveshjeje kronizë për thellim të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe një deklaratë trepalëshe me Shqipërinë dhe Kroacinë për forcimin e mbrojtjes.
Marrëveshja me SHBA-në, sipas Qeverisë, do ta ndihmojë Kosovën në ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarake. Ndërkaq, deklarata për bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kroacinë është thënë se do t’i kontribuojë paqes në rajon.
Lëvizjet e Kosovës drejt forcimit të mbrojtjes dhe industrisë së armatimit janë kritikuar nga Serbia. Beogradi e ka cilësuar si “provokim” nismën e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për thellim të bashkëpunimit për mbrojtje dhe siguri, duke argumentuar se “minon stabilitetin e rajonit”.
Por, anëtarët e kësaj nisme kanë thënë se duan të kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Premtimi i Kurtit për rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes vjen në kohën kur Kosova po pret që të krijojë institucione të reja, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.
Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet – por, nuk ka fituar mandate të mjaftueshme që ta krijojë vetë Qeverinë. Kurti ka thënë se ai dhe LVV-ja do të udhëheqin me ekzekutivin e ri, teksa nga LVV-ja kanë thënë se mëtojnë që ta krijojnë Qeverinë në bashkëpunim me partitë joserbe. Partitë kryesore opozitare shqiptare, ndërkaq, janë shprehur kundër një bashkëpunimi me LVV-në./ REL
KAMERUN- Njëzet anëtarë të forcave të armatosura të Kamerunit u vranë të martën në një sulm nga xhihadi...
SHBA- Sipas një raporti të agjencive të inteligjencës amerikane të publikuar të martën Kina është ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur në lidhje me katër vrasjet që ja...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se nuk po përjashton mundësinë e kompensimit financiar të t&eum...
GJERMANI- Qeveria gjermane nën kancelarin Scholz është tani vetëm qeveri në detyrë. Presidenti gjerman, Steinmeier shkarkoi zyrt...
AUSTRI- Në vitin 2020 ish-ministri austriak i Financave, Grasser u dënua me tetë vjet burg, ndër të tjera për rryshfet. Gjykata ...
SHBA- Dhjetëra ligjvënës amerikanë më 25 mars i bënë thirrje presidentit Donald Trump, që të shfuqizojë urdh...
trump dhe zyrtaret amerikane SHBA- Presidentit Donald Trump i është kërkuar të shkarkojë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Pe...
foto ilustruese KOSOVË- Në tre ditët e fundit, katër viktima janë shënuar nga vrasje me armë zjarri në Kosov&e...
chris lacivita GAZA- Organizata e Kombeve të Bashkuara po redukton rreth një të tretën e personelit të saj ndërkombë...