U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

SIRIA- Mediat perëndimore dhe ekspertët i janë referuar si “njeriu i Rusisë në jug” të Sirisë dhe disa e shohin atë si kërcënim potencial për sundimtarin e ri të shtetit, Ahmed al-Sharaa. Ai quhet Ahmed al-Awda dhe emri i tij pushtoi mediat që kur u rrëzua nga pushteti Qeveria e ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad, muajin e kaluar. Awda ka udhëhequr forcat rebele që kundërshtonin Assadin në Dara, në jug të Sirisë, që në vitet e para të luftës civile e cila nisi më 2011, para se të ndryshonte aleanca dhe të bashkëpunonte me aleaten e Assadit, Rusinë.
Teksa Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – grup i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – dhe aleatët e tij nisën një ofensivë të shpejtë nga veriu kundër Qeverisë së Assadit më 27 nëntor 2024, Awda dhe luftëtarët e tij lëvizën drejt Damaskut nga jugu.
“Ai është oportunist apo inteligjent dhe një lojtar pragramtik, varet nga perspektiva që e shikoni”, tha Robin Yassin-Kassab, bashkautor i librit me titullin: “Shtet në flakë: Sirianët në revolucion dhe luftë”.
Nuk ka detaje të qarta lidhur me fillimet e Awdas. Mediat, duke cituar njerëz të afërt me të, kanë thënë se në kohën para nisjes së luftës civile në Siri, ai u largua nga shteti dhe shkoi në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi përfundoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në ushtrinë e Sirisë.
Awda, i cili raportohet se nuk kishte përvojë ushtarake përveç shërbimit ushtarak, u kthye në Dara më 2012. Më 2014, ai iu bashkua Ushtrisë së Lirë Siriane, një koalicion i gjerë i forcave rebele që kundërshtonte Assadin. Ai mori komandën e batalionit Shabaab Al-Sunna (Rinia e Sunitëve) dhe më pas mori kontrollin në vendlindjen e tij, Bosra në Dara.
Sipas njerëzve të afërt me të, pavarësisht bashkëpunimit me ta, ai asnjëherë nuk u afrua me grupet rebele islamiste sikurse Jabhat al-Nusra apo Fronti Nusra, që u themelua nga Sharaa, i cili në atë kohë njihej me nofkën guerile, Abu Muhammad al-Jolani. Awda asnjëherë publikisht nuk ka shprehur dëshirën për një sundim sipas Ligjit të Sheriatit.
Pas ofensivës së madhe të forcave qeveritare siriane më 2018 për të rimarrë jugun nga forcat rebele, Awda arriti të ashtuquajturën marrëveshje për zgjidhje me Rusinë. Sipas marrëveshjes, rebelët “u pajtuan” me Qeverinë e Assadit, dorëzuan armatimin e tyre të rëndë dhe vazhduan të qëndronin në jug.
“Në fakt, [Awda] arriti një nivel të ulët autonomie”, tha Yassin-Kassab. “Ai u bë një komandant lokal lufte”.
Awda më pas u bë komandant i Brigadës së 8-të, një njësit që më 2020 u integrua në Korpusin e 5-të të ushtrisë siriane, që sponsorizohej nga Rusia. Awda, megjithatë, ndryshoi besnikërinë edhe një herë, pas ofensivës së udhëhequr nga HTS-ja kundër Assadit nëntorin e vitit të kaluar. Thuhet se duke punuar me HTS-në, ai shkëputi lidhjet me Rusinë dhe marshoi drejt Damaskut.
Më 8 dhjetor 2024, Awda dhe forcat e tij u panë në kryeqytetin sirian para arritjes së Sharaas, por ata u larguan brenda orësh. Përderisa ai publikisht nuk e ka shprehur dëshirën që ta sfidojë Sharaan, ka pasur raportime që lënë të kuptohet se ai dëshiron të mbajë autonominë e tij në jug. Shtetet e fuqishme sikurse Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë të shqetësuara për pasojat rajonale nga marrja e pushtetit në Siri nga islamistët.
Ky shqetësim vjen në kohën kur SHBA-ja është në proces të heqjes të disa kufizimeve, për të lehtësuar tranzicionin në epokën post-Assad. Bashkimi Evropian po ashtu po punon drejt heqjes së sanksioneve ndaj naftës, gazit, sistemit bankar dhe transportit, sipas një dokumenti jozyrtar të BE-së, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë.
Colin Clark, drejtor për politika dhe hulumtime në firmën këshillëdhënëse Soufan Group me seli në Nju Jork, tha se nëse sundimtarët e rinj të Sirisë arrijnë që në mënyrë efektive të udhëheqin me shtetin, kjo do të shërbente si “një shtytje reale” për grupet islamiste.
“Në udhëheqjen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite ka shqetësim se marrja e Sirisë nga HTS-ja do t’i inkurajojë islamistët në këto shtete, dhe nëse [Sharaa] ia del që të qeverisë, do të ishte dëshmi e konceptit për grupet sikurse Vëllazëria Myslimane”, shtoi ai.
Si Emiratet, ashtu edhe Arabia Saudite i shohin lëvizjet islamiste si kërcënime ekzistenciale për monarkitë dhe sisteme e tyre politike. Këtu, dikush si Awda – i cili njihet dhe ka lidhje me Emiratet e Bashkuara Arabe – mund të përfshihet. Disa vëzhgues rajonalë kanë sugjeruar se ai mund të bëhet Khalifa Haftar i Sirisë – një burrështetas që mbështetet nga Emiratet dhe Egjipti i cili ka sfiduar udhëheqjen e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara në Libi.
“Jam i sigurt që Emiratet dhe [presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah] Sisi do të ndihmonin një kryengritje nëse dikush e nis një kryengritje në Siri”, tha Yassin-Kassab, duke shtuar se varet se sa efektive dhe sa e shpejtë do të jetë administrata e re siriane mund të vendosë rend dhe autoritet.
“Por, nëse gjërat në përgjithësi degradohen, më pas Awda mund të bëhet një komandat lufte që do të merrte fonde nga jashtë”, tha ai./ REL
SPANJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 17 persona. Bëh...
SHBA- Udhëheqësit e teknologjisë po kalojnë te Trump, por për disa prej tyre kjo vjen pas një marrëdhënieje të v&...
SHBA- Ish-drejtuesja e teknologjisë OpenAI, Mira Murati ka bërë punësimet e para për startup-in e saj të fsheht&e...
PANAMA- "Ne e blemë atë, paguam për të, e ndërtuam atë, dhe synojmë ta mbajmë". Tema ishte Kanali i Panamasë, fol...
RUSI- Rusia të premten, më 17 janar, dënoi tre avokatë që kishin mbrojtur Alexei Navalny me disa vite burg për sjelljen e mesazh...
KROACI- Zëvendëskryeministri kroat Josip Dabro dha dorëheqjen mbrëmë pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke ...
BRAZIL- Trembëdhjetë persona janë vrarë në katër ditët e fundit në Porto Velho, kryeqyteti i shtetit të Rondonia ...
SHBA- Administrata Trump po planifikon një goditje të madhe ndaj emigrantëve të paligjshëm në Çikago një d...
IZRAEL- Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se Izraeli do të lirojë 737 të burgosur palestinezë në këmbim të 33&nb...
BRITANI- Çmimi i lejeve të udhëtimit, që u nevojiten qytetarëve të BE-së dhe SHBA-së për të hyrë n&eu...