
Një nga figurat më të njohura të transportit detar, biznesmeni grek George Prokopiou, po tërheq vëmendjen ndërkombëtare pasi cisternat e kompanisë së tij kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht tensioneve të larta në rajon.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, të paktën pesë anije të kompanisë Dynacom Tankers, në pronësi të sipërmarrësit 79-vjeçar, kanë kaluar në këtë korridor strategjik detar, nga ku kalon rreth 20% e naftës së tregtuar në botë.
Për të realizuar këto udhëtime me rrezik të lartë, cisternat kanë marrë masa të veçanta sigurie, duke pasur edhe roje të armatosura në bord dhe duke fikur transponderët që tregojnë pozicionin e anijes.
Megjithatë, misionet konsiderohen shumë të rrezikshme, sidomos për ekuipazhin, pasi ushtria iraniane ka sulmuar tashmë disa mjete detare në zonë.
Sipas raportimeve, kompania u ka premtuar marinarëve rritje të konsiderueshme pagash dhe kompensime të larta në rast vdekjeje apo plagosjeje të rëndë.
Megjithatë, rreziku shoqërohet edhe me fitime të mëdha. Kërkesa për transport nafte është rritur ndjeshëm dhe disa vende, përfshirë Kinën, janë të gatshme të paguajnë deri në 500 mijë dollarë në ditë për cisternat që transportojnë naftë përmes Hormuzit, rreth pesë herë më shumë se para shpërthimit të konfliktit.
George Prokopiou konsiderohet një nga figurat më të fuqishme në industrinë detare. I lindur në Athinë në vitin 1946, ai bleu cisternën e tij të parë në vitet ’70 dhe themeloi kompaninë Dynacom Tankers në vitin 1991. Sot flota e tij numëron 73 anije dhe mbi 5 mijë e 500 marinarë.
Pasuria e tij vlerësohet rreth 4.7 miliardë dollarë. Prokopiou njihet për stilin e jetesës relativisht diskret. Udhëton me një Mercedes të vjetër të zi, mban gjithmonë një kapele bejsbolli dhe kalon një pjesë të madhe të kohës në jahtin e tij luksoz “Dream”.
Kompania e tij ka transportuar në vitet e fundit edhe naftë ruse, duke deklaruar se respekton kufizimet e çmimeve dhe sanksionet ndërkombëtare. Fitimet e mëdha nga transporti detar kanë bërë që kompania të porosisë edhe 53 cisterna të reja, ndërsa krizat globale dhe tensionet në rrugët detare kanë rritur ndjeshëm kostot e transportit dhe fitimet e armatorëve.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
10 Mars23:35
SHBA paralajmërim Izraelit: Mos sulmoni infrastrukturën e naftës
Administrata Trump i kërkoi Izraelit të hënën të mos kryejë sulme të mëtejshme ndaj objekteve energjetike në Iran, ...
BOTA
10 Mars22:53
Tragjedia në Zvicër/ Pasagjeri hodhi benzinë në autobus dhe i vuri flakën, një dëshmitare flet në shqip (Video)
Në kantonin e Fribourg-ut, në Zvicrën perëndimore, një autobus me pasagjerë në bord iu vu flaka të martën në...
BOTA
10 Mars22:28
Pasagjeri i vë flakën vetes në autobus, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur (VIDEO nga momenti)
Një zjarr masiv që shpërtheu në një autobus në Coeur d'Alene, Zvicër, të martën vrau të paktën gjasht&eum...
BOTA
10 Mars22:24
Transferimi i fëmijëve ukrainas drejt Rusisë, OKB e konsideron krim lufte, ja gjetjet e raportit
Raporti i OKB-së konsideron transferimin e fëmijëve ukrainas drejt Rusisë dhe Bjellorusisë si krim lufte dhe krim kundër njerë...
BOTA
10 Mars22:16
VIDEO/ Këto janë pamjet më virale nga lufta në Iran, por ja mashtrimi që u bë në rrjet
Klipi që po bëhet viral në mediat sociale po ndahet si pamje nga lufta e Iranit. Megjithatë, videoja nuk lidhet me konfliktin aktual dhe d...
BOTA
10 Mars22:13
Historia e rrallë e “Broken Arrow”/ Pse SHBA s’i gjeti kurrë 6 koka bërthamore të humbura?
Shtetet e Bashkuara kanë humbur gjashtë bomba bërthamore gjatë incidenteve ushtarake të njohura si “Broken Arrow”, sipas do...
BOTA
10 Mars21:23
Gruaja mesazh djalit 16-vjeçar të të dashurit: Do të bësh seks me mua? Mos i trego babit
Një histori tronditëse tradhtie dhe abuzimi ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Leçes në Itali. Një 30-vje&cc...
BOTA
10 Mars21:18
Filmoi raketat iraniane gjatë pushimeve në Gjirin Persik, arrestohet turisti britanik! Ja sa burg rrezikon dhe gjobë të majme
Një turist britanik po mbahet në një stacion policie në Dubai pasi dyshohet se ka filmuar raketa iraniane ndërsa ishte me pushime n&eum...
BOTA
10 Mars20:59
I burgosuri priste ekzekutimin për vrasjen që s’e kreu, vjen vendimi i rrallë i Guvernatorit
Guvernatori i Alabamës i ka dhënë mëshirë një burri në pritje të dënimit me vdekje për tre dekada, një ve...