I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

GJERMANI- Ministër i Financave, zëvendëskancelar, negociator i koalicionit qeverisës për SPD: Pothuajse pa u ndjerë Lars Klingbeil brenda një kohe të shkurtër u kthye në drejtuesin e socialdemokratëve. Të hënën (4.05.2025) e kësaj jave Lars Klingbeil, bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate (SPD), del në ish-gazometrin e një ish-kompleks industrial në Berlin përpara 500 të ftuarve dhe gazetarëve.
Ata të gjithë duan të jenë të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me konservatorët krsitiandemokrat/kristiansocial (CDU/CSU). Klingbeil u drejtohet me fare pak fjalë të pranishmëve: "Kjo qeveri duhet të jetë e suksesshme. Ajo duhet t'ia dalë me një frymë ekipi, me guxim për ndryshime dhe me më shumë besim tek qytetaret dhe qytetarët." Ai shton gjithashtu, se besimi krijohet me vepra dhe jo me deklarata. Kjo ishte.
Vula e Klingbeil-it në listën e kabinetit
Pak përpara Klingbeil pati bërë të ditura emrat e anëtarëve të qeverisë nga radhët e SPD-së. Ajo që të befason në këtë listë janë ministret e ministrat e rinj socialdemokratë, të cilët nisin punën tani në koalicionin e ri me konservatorët gjerman. Në listë nuk bëjnë pjesë Svenja Schulze, ministre prej shumë vitesh për Mjedisin e më pas edhe ministre e Zhvillimit. Po ashtu nuk është pjesë e ekipit as ministri i Punës, Hubertus Heil.
Boris Pistorius, i vetmi që ka mbetur në post nga qeveria e mëparshme
Vetëm Boris Pistorius, ministri i Mbrojtjes, do të vazhdojë të jetë ministër në kabinetin e kancelarit të ri kristiandemokrat Friedrich Merz. Të gjithë të tjerët janë të rinj në postet e tyre. Kështu duhet të jetë një fillim i ri në aspektin e përbërjes së personelit. E këtë fillim të ri e ka konceptuar Klingbeil. Ai është një ndër dy kryetarët e SPD-së. Klingbeil do të jetë zëvendëskancelar dhe me gjasë një ndër ministrat më me pushtet. Kolegia e tij në krye të SPD-së, partisë më të vjetër demokratike gjermane, Saskia Esken, nuk merr asnjë post.
Nga fortifikata e SPD-së, Saksonia e Ulët
47 vjeç është burri i ri i fuqishëm i socialdemokratëve. E ai vjen nga Saksonia e Ulët, ashtu si shumë politikanë të tjerë drejtues të SPD-së në dekadat e fundit. Fillimisht karriera e tij dukej tipike e një socialdemokrati: Babai ushtarak profesionist në Bundeswehr, nëna shitëse. Familja banon në Munster, ku ndodhet një ndër qendrat më të mëdha të Bundeswehr-it në të gjithë Gjermaninë. Maturën dhe shërbimin civil Klingbeil e kreu në Hannover, ku ai shërbeu në misionin e Stacionit të Trenit (Bahnhofmission). Gjatë kësaj kohe ai vendosi kontaktet e parat ë rëndësishme politike. Klingbeil ndër të tjera punoi në vitet 2001 deri më 2003 në zyrën elektorale të qarkut të ish-kancelarit socialdemokrat Gerhard Schröder, i cili në këtë periudhë qeveriste bashkë me partinë ekologjiste.
Një kthesë në Nju Jork
Në këtë periudhë ndodh edhe një kthesë e rëndësishme në jetën e të riut Klingbeil: Gjatë sulmeve të tmerrshme terroriste të 11 shtatotir 2001 ai është në Nju Jork, qëndrimi i tij kritik ndaj Bundeswehr-it ndryshon. Qysh atëherë ai angazhohet për rritjen e shpenzimeve për ushtrinë, ashtu si edhe shumë politikanë të tjerë të krahut të djathtë të SPD-së.
Një karrierë e vazhdueshme partiake deri në krye të saj
Edhe rruga e tij e studimeve është e ngjashme me biografitë e shumë socialdemokratëve të tjerë: Më 2004 ai përfundon studimet për shkencat politike në Hanover, ndërsa merr në këtë periudhë edhe një bursë nga fondacioni i afërt me SPD-në, Friedrich-Ebert. Qysh në vitin 2005, në moshën 27 vjeçare, ai hyn në Bundestag në vend të një kolegu, që u tërhoq, por në të njëjtin vit humbet mandatin në zgjedhjet e reja të Bundestagut.
Që nga viti 2009 ai është pandërprerje anëtar i parlamentit, bëhet sekretar i përgjithshëm i SPD-së dhe së fundi në dhjetor 2021 edhe bashkëkryetar i partisë krah Saskia Eskenit. Në këtë pozicion ai është përgjegjës edhe për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare në shkurt 2025 me rezultatin më të keq në histori për SPD-në me vetëm 16,4 përqind. Partia renditet e treta pas unionit konservator të CDU / CSU-së dhe partisë ekstremiste të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). E ky rezultat edhe pse socialdemokratët kishin postin e kancelarit me Olaf Scholz-in.
Një krijim koalicioni në një qetësi befasuese
Por Klingbeil ia del, që ky dështim elektoral të mos lidhet detyrimisht me personin e tij. Shpejt ai krijon një raport besimi me fituesin e zgjedhjeve kristiandemokratin Friedrich Merz, negocion pa bujë pothuajse në heshtje marrëveshjen e koalicionit dhe tani nis karrierën e tij në qeverinë e re federale.
Paksa tërhoqi vëmendjen burri 1,96 metra i gjatë kur foli hapur, se ka kaluar me sukses një sëmundje kanceri. Përpara dhjetë vjetësh ai ka qenë i sëmurë me kancer në gjuhë, por e ka kapërcyer atë plotësisht, bëri ai së fundi publike. Klingbeil është i martuar që nga viti 2019 dhe ka një djalë gati një vjeç. Nga jeta private e tij dihet se në rini është prezantuar me band-in e rock-ut "Sleeping Silence", e si i ri i dukej shick një Piercing në vetull.
Shumë kantiere të hapura në qeverinë e re
Nga koha me band-in "Sleeping Silence" dëshmojnë sot kitarrat, që gjenden në zyrën e tij. Por jeta e Lars Klingbeil këtej e tutje nuk do të vazhdojë më me kaq qetësi. Detyra e tij ndër të tjera do të jetë prezantimi i ideve se si do të përdoret fondi i posaçëm prej 500 miliard eurosh i miratuar në parlamentin e mëparshëm. Nga këto para duan të gjithë të përfitojnë: Landet dhe komunat, hekurudha, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe të tjerë e të tjerë.
Pas viteve të grindjes së vazhdueshme ndër partitë e koalicionit të mëparshëm SPD, ekologjist dhe liberal-demokrat ai tani me Friedrich Merz duhet të demonstrojnë unanimitet – mënyra e tij e qetë e komportimit me siguri që do ta ndihmojë Klingbeil-in në këtë drejtim./DW
KOSOVË- Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkon koalicion qeverisës me LDK-në, por kjo e fundit refuzon dhe kërkon qeveri tra...
KENIA- Një gjykatë në Kenia ka dënuar katër persona, dy prej të cilëve janë belgë 18-vjeçarë...
SHBA- Joe Biden akuzoi Donald Trump për "paqësim modern" në qëndrimin e tij ndaj Rusisë dhe shprehu frikën se Evropa m...
GJENEVË- Kina dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të takohen fundjavën e ardhshme në Zvicër për të hedhur t...
JEMEN- Një video që kap në mënyrën më dramatike se si lufta, konflikti dhe bombardimet janë bërë një jet&eum...
TURQI- Këshilli i Evropës "kërkon" lirimin "e menjëhershëm" të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Im...
GAZA- Sulmet izraelite në të gjithë Gazën vranë të paktën 59 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, tha...
KOSOVË- Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka folur për mediat pas dështimit t&eu...
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja ka mbajtur paraditen e sotme një deklaratë për mediat k...
KOSOVË- Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur para gazetarëve pas dështimit të 12 p&e...