“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

SHBA- Gjatë Kuvendit Kombëtar Republikan delegatët miratuan programin e partisë ku ndalimi i të drejtës për abort nuk zë një vend të rëndësishëm, një kontrast i thellë me qëndrimet e mëparshme të partisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, i cili ndoqi punimet e Kuvendit njofton se ky qëndrim zyrtar më i butë për të drejtat riprodhuese synon ta bëjë kandidatin e tij Donald Trump më tërheqës për votuesit e pavendosur.
Republikanët mbërritën në Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki në mbështetje të ish-presidentit Trump si asnjëherë më parë, pas atentatit ndaj tij.
Por debatet mes tyre vijuan për një për një nga politikat konservatore: e drejta për abort.
Miratimi i programit të partisë në një votim me zë, pa debat, zhgënjeu shumë republikanë që mbështesin një ndalim të rreptë të abortit, ndërsa të tjerë kanë një qëndrim më pragmatik.
“Nuk duhet të jetë një vendim: gjithçka ose asgjë. Dhe ne nuk do të fitojmë zgjedhjet nëse ky është qëndrimi ynë. Pra, duhet të bëjmë pak kompromis. Do të marrë kohë”, thotë Sheila Klopp një votuese katolike, e cila pranon se ndërsa disa aktivistë republikanë kërkojnë një ndalim total të abortit, shumë politikanë republikanë duhet të moderojnë qëndrimin e tyre kundër abortit për t’u zgjedhur.
Ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy i tha Zërit të Amerikës se ai është ‘100 për qind pro jetës’, por se një qasje më e butë është një domosdoshmëri politike.
“A duhet të mos pajtohemi me disa amerikanë që janë në anën tjetër, pro abortit? Po do ta bëjmë. Por a duhet të jetë një çështje që na çon në pikën tonë të thyerjes? Absolutisht jo”, thotë ai.
Kandidati republikan për president Donald Trump, të paktën përkohësisht ka zgjedhur të bëjë politikë dhe të lërë mënjanë retorikën e vijës së ashpër për çështjen e abortit.
“Unë mendoj se ai është miqësor me çështjen e jetës, kundër abortit dhe mendoj se ne do të jemi në gjendje të bëjmë përparim nën udhëheqjen e tij të ardhshme”, thotë Steve McKee, nga Fondacioni “Heritage”.
Tek republikanët ka një optimizëm se nëse zoti Trump merr një mandat të dytë ai mund të nënshkruajë një projekt-ligj që vendos një ndalim kombëtar të abortit.
“Duke folur vetëm për veten time, personalisht prirem të shikoj më shumë historinë sesa retorikën e fushatës. Dhe mendoj se kur kemi të bëjmë me kandidatë që kanë qenë në detyrë më parë, kemi shumë për të punuar”, thotë Noelle Huizenga, ish punonjëse në Shtëpinë e Bardhë.
Kandidati me të cilin lëvizja pro-jetës ka punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës kur zoti Trump ishte president nuk do të jetë më, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në nëntor. Si nënpresident, Mike Pence trumpetonte vazhdimisht mesazhin kundër abortit.
Ndërsa kandidati për nënpresident i zotit Trumpit këtë vit, J.D. Vance, kundërshtoi amendamentin e të drejtave të abortit të shtetit të tij vitin e kaluar, por ka të ngjarë që ai të mos sjellë në Shtëpinë e Bardhë të njëjtin pasion ndaj kauzës, si zoti Pence./VOA
KIEV- Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha në një intervistë më 21 korrik se presidenti Volodymyr Zelensky ka t&eu...
KOSOVË- Një shpërthim ka ndodhur në veri të Kosovës në afërsi të liqenit të Ujmanit. Si pasojë dy autom...
ZVICËR- Në qytetin e Niedergosgen, në kantonin e Soloturnit, dy persona janë plagosur gjatë një përleshjeje të shtun&e...
Foto ilustruese SHBA- Gjatë Kuvendit Kombëtar Republikan delegatët miratuan programin e partisë ku ndalimi i të drejtës p&eum...
SHBA- Shkencëtarët thonë se një vaksinë e përgjithshme, që mbron nga çdo formë e gripave, mund të jetë...
UKRAINË- Forcat ajrore të Ukrainës raportohet se kanë rrëzuar 35 nga 39 dronët Shahed të prodhimit iranian që Rusia l&...
SHBA- Kandidati republikan për president Donald Trump mbajti të shtunën në Miçigan tubimin e parë elektoral së bashku me ...
JERSEY- Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla u larguan nga një angazhim publik në fillim të kësaj jave pasi polic&eu...
SHBA- Zyrtarët e Shërbimit Sekret kanë refuzuan vazhdimisht kërkesën e Donald Trump për siguri shtesë para se të ndodh...
SHBA- Një burrë nga Florida është arrestuar për një sërë kërcënimesh për të vrarë i...