Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
MAQEDONI E VERIUT - Pas vendimit për kufizimin e marzhës së fitimit për 102 grupe produktesh, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të martën edhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, duke vendosur detyrimin për tregtarët me pakicë që të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit.
Ligji kërkon që tregtarët e mesëm dhe të mëdhenj të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit, në mënyrë të qartë dhe të lexueshme, duke u mundësuar konsumatorëve krahasim më të lehtë me çmimet paraprake, si dhe me përditësime ditore për çdo ndryshim.
“Tregtarët e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël që kryejnë tregti me pakicë, me shifrën 47 në përputhje me Klasifikimin Kombëtar të Veprimtarive, janë të detyruar të publikojnë në ueb-faqet e tyre, veçmas për çdo objekt të shitjes, çmimin aktual të shitjes, pra çmimin për njësi në momentin e publikimit të çdo produkti që ofrojnë për shitje”, thuhet në ligj.
Ligji do të zbatohet për marketet e mëdha zinxhirë, ndërsa mikrotregtarët dhe tregtarët individualë janë të përjashtuar nga ky detyrim.
“Si shumicë qeverisëse do të imponojmë detyrimin që të gjithë tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj të krijojnë një faqe interneti ku do të shënojnë çmimet e produkteve për secilën prej dyqaneve të tyre në baza ditore, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut do të ndëshkojë nëse nuk e bëjnë këtë”, deklaroi Bojan Stojanovski, kryetar i Komisionit dhe një nga propozuesit e ligjit.
Qeveria maqedonase argumenton se kjo masë do të forcojë konkurrencën dhe mund të ndikojë në uljen e çmimeve, sidomos në sektorin e produkteve ushqimore.
Ndryshimet ligjore parashikojnë gjoba për tregtarët që do të veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji dhe dispozitat për kompetencat e inspektorëve shtetërorë të tregut.
Ndërkohë, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka nisur procedurë kundërvajtëse ndaj katër rrjeteve të mëdha të marketeve dhe një ode ekonomike ku bëjnë pjesë të njëjtët, duke i akuzuar për bashkërendim të çmimeve dhe bojkot ndaj furnitorëve me çmime të reja. Nëse shkelja konfirmohet, katër supermarketet mund të përballen me gjoba deri në 10 për qind të të ardhurave të tyre vjetore, bazuar në nenin 59 të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.
Ndryshe, nga 20 shkurti, mbi 1.000 artikuj ushqimorë dhe joushqimorë duhet të shiten me çmime më të ulëta, pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e marzhës së fitimit dhe ngrirjen e çmimeve.
Sipas vendimit, për tetë produkte bazë, përfshirë bukën, miellin, vajin, vezët, marzha nuk duhet të kalojë mbi 5 për qind. Për 55 produkte të tjera, si mishi dhe produktet e konservuara, kufiri është 10 për qind, ndërsa për 39 produkte të tjera si fruta, perime dhe artikuj higjienikë, marzha lejohet deri në 15 për qind./REL
SERBI- Nuk ka asnjë paralajmërim se punonjësit e Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës do të largohen nga v...
SHBA- Një gjykatës federal të hënën hodhi poshtë kërkesën e agjencisë së lajmeve “Associated Press&rdq...
SHBA- Presidenti Donald Trump thotë se është afër arritjes së një marrëveshjeje me Kievin dhe Moskën për t’...
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk ka pësuar një incident teksa po bënte ski me nipërit e tij. Tusk e ka bërë të d...
SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi presidentin amerikan Donald Trump për marrjen e iniciativave që do t...
SERBI- Policia serbe bastisi të martën zyrat e të paktën katër organizatave të shoqërisë civile si pjesë e nj&eum...
Zelensky UKRAINË - Parlamenti i Ukrainës, në një shfaqje simbolike të mbështetjes, ka miratuar një rezolutë pë...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se më 26 shkurt do të nisë numërimi i votave të qytetarëve që kanë vot...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka njoftuar se dje ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka miratuar themelimin e Këshillit Shtetëror për sh&...
UKRAINË- Kostoja e përllogaritur e rimëkëmbjes së ekonomisë së Ukrainës pas pushtimit në shkallë të gje...