
Sony do të ndalojë prodhimin e disqeve fizike për konsolat PlayStation dhe do të kalojë plotësisht në formatin dixhital duke filluar nga janari i vitit 2028, njoftoi kompania të mërkurën.
Pas përfundimit të prodhimit të disqeve fizike, lojërat e reja do të jenë të disponueshme vetëm në format dixhital përmes PlayStation Store, dyqanit online të PlayStation, si dhe përmes shitësve të autorizuar që ofrojnë kode dixhitale. Ky ndryshim nuk do të ndikojë te lojërat që janë publikuar tashmë në disk ose ato që do të dalin para janarit 2028, bëri të ditur Sony.
“Ky është një drejtim natyral për Sony Interactive Entertainment, për t’iu përshtatur prirjeve të konsumatorëve, pasi preferenca e përgjithshme për mediat dixhitale ka tejkaluar ndjeshëm përdorimin e disqeve fizike,” thuhet në deklaratën e kompanisë. “Ky tranzicion do të na lejojë të përshtatemi më mirë me mënyrën se si shumica e komunitetit tonë preferon të aksesojë dhe të luajë lojërat sot.”
Sony, e themeluar në Japoni në vitin 1946 me emrin Tokyo Tsushin Kogyo K.K., prodhoi konsolën e parë PlayStation në vitin 1994 – një pajisje gri e pajisur me një lexues CD-ROM. Që atëherë, kompania ka prezantuar disa gjenerata të PlayStation, ndërsa modeli më i fundit është PlayStation 5.
Njoftimi vjen pak përpara publikimit të shumëpritur të Grand Theft Auto VI (GTA 6), i cili sipas analistëve pritet të jetë lansimi më fitimprurës në historinë e industrisë së argëtimit.
Fansat kanë pritur për këtë lojë për më shumë se një dekadë, pasi versioni i fundit, GTA 5, u publikua në vitin 2013. Data e publikimit të GTA 6 është shtyrë disa herë dhe tani pritet të dalë më 19 nëntor.
Ndërsa ofertat dixhitale vazhdojnë të rriten, gjithnjë e më shumë konsumatorë po largohen nga mediat fizike. Sipas Mat Piscatella, drejtor i lartë dhe këshilltar për industrinë e videolojërave në kompaninë e analizave të tregut Circana, lojtarët shpenzuan vetëm 1.5 miliardë dollarë për blerjen e videolojërave të reja në format fizik gjatë vitit 2025 – niveli më i ulët që nga viti 1995, kur Circana nisi të mbledhë këto të dhëna. Shpenzimet për lojërat fizike arritën kulmin në vitin 2008, me 11.6 miliardë dollarë./Përktheu Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
BOTA
3 Korrik12:04
Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ringjall debatin historik: Deri ku duhet të shtrihen pushtetet e Presidentit?
Dyqind e pesëdhjetë vjet pasi Shtetet e Bashkuara shpallën pavarësinë nga monarkia britanike dhe ndërtuan një sistem të...
Piranjat News
BOTA
3 Korrik11:07
Teherani fillon zinë publike për Ajatollah Khamenein me funeralin që do të tërheqë 20 milionë njerëz në kryeqytet
Irani ka filluar disa ditë zie publike për ish-udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei , i cili u vra në sulme...
BOTA
3 Korrik10:33
Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë. Rrëzohet dhe qeveria
Alexandru Munteanu njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit të Moldavisë këtë të premte, në një zhvillim t&e...
BOTA
3 Korrik10:31
Spanja në alarm! Pas 900 Viktimave në qershor, vendi përball valës tjetër të të nxehtit
Vera e vitit 2026 nuk ka ofruar asnjë pushim. Vetëm pak ditë pasi vala e parë e të nxehtit, e cila vlerësohet të ketë ...
BOTA
3 Korrik10:02
Trump kritikon NATO-n para samitit në Ankara: Raporti nuk është reciprok! Qesharake që vijojmë marrëdhënien
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se është “qesharake” që Shtetet e Bashkuara të vazhd...
BOTA
3 Korrik09:38
“Synon rezultate në konkurrencë”/ Presidenca e Irlandës në BE: Në fokus ekonomia dhe Ukraina
Irlanda – në skajin e Oqeanit Atlantik dhe megjithatë thellësisht evropiane – kështu e përshkruan vendin e tij kryeminist...
BOTA
3 Korrik09:01
Protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja
Planet për një zonë të posaçme ekonomike në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, janë anuluar pasi pr...
BOTA
3 Korrik08:27
Në mungesë të ushtarëve, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë
Një grua ruse qante me dënesë derisa një grup burrash rrinin ulur në errësirën e një furgoni të bardhë; nj&e...
Piranjat News
BOTA
3 Korrik07:56
Monako identifikon të dyshuarin pas atentatit ndaj manjatit ukrainas
Autoritetet kanë identifikuar të dyshuarin që qëndron pas shpërthimit të pakos që plagosi rëndë një oli...
BOTA
2 Korrik23:49
Sëmundjet që përkeqësohen nga temperaturat e larta/ Mjekët paralajmërojnë rreziqet e vapës
Temperaturat e larta të verës mund të ndikojnë seriozisht në shëndetin e njeriut dhe të përkeqësojnë një ...