Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
SHBA- Lidhjet e kandidatit demokrat për Nëndëspresident Tim Walz me Kinën ka të ngjarë të ndikojnë në punën e tij nëse ai zgjidhet. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell i hedh një vështrim qëndrimeve të tij për çështjet kryesore mbi vendin komunist dhe se si e sheh Pekini atë.
Kandidati demokrat për Nënpresident Tim Walz kaloi një vit duke dhënë mësim në Kinë në vitin 1989. Më vonë ai organizoi udhëtime të studentëve dhe thotë se e ka vizituar Kinën më shumë se 30 herë ndër vite.
Republikanët thonë se lidhjet e gjata të zotit Walz me Kinën nënkuptojnë se Pekini do ta mirëpresë atë si kandidat të demokratëve për zgjedhjet e nëntorit. Ata gjithashtu parashikojnë se ai do të zbusë politikat ekonomike dhe tregtare amerikane të vijës së ashpër ndaj Kinës.
“Ajo zgjodhi Tim Walzin, një individ që dëshiron të dërgojë më shumë vende pune në Kinë”, tha zoti Vance.
Ai duket se i referohej mbështetjes disavjeçare të zotit Walz për tregtinë me Kinën si guvernator i Minesotës. Ai nuk e përmendi Kinën në fjalimin e tij të parë si kandidat i demokratëve për Nënpresident. Në vitin 2016, ndërsa ishte ligjvënës, ai foli se si i sheh lidhjet e Amerikës me Kinën.
“Unë nuk pajtohem se me Kinën duhet të kemi vetëm marrëdhënie kundërshtarësh. Ne duhet të mbajmë qëndrim të prerë për atë që po bëjnë në Detin e Kinës Jugore, por ka shumë fusha për të cilat ne mund të punojmë së bashku”, tha zoti Walz.
Në vitin 2014, në një intervistë për Zërin e Amerikës ai flet për përshypjet e tij nga Kina pas protestave të vitit 1989 në Sheshin Tiananmen.
“Janë mbresa të pashlyeshme. Unë ndihem sigurisht i nderuar që kam qenë atje. E kam parë se si populli kinez është shumë krenar për vendin e tij, por protestuesit treguan se e kuptonin që duhet të bëjnë përpjekje për lirinë e tyre”.
Në Kinë, menjëherë pas fjalimit të tij të parë si kandidat i demokratëve, udhëtimet e tij në vendin komunist u bënë shpejt një nga temat kryesore në internet. Një përdorues interneti tha, ‘unë mendoj se ai mund të jetë miqësor me Kinën’.
Përdorues të tjerë kinezë të internetit menduan se ai do të mbante një qëndrim më të ashpër. Gjatë kohës që shërbeu në Kongres, zoti Walz propozoi disa rezoluta kritike për të drejtat e njeriut në Kinë. Një historian nacionalist kinez për çështjet ushtarake u shpreh se demokratët duan ta shkatërrojnë Kinën.
Në fotografinë ku ai shihet gjatë takimit me Dalai Lamën, udhëheqësin në mërgim të Tibetit, një përdorues tha se zoti Walz duket si një spiun. Analistët thonë se Pekini deri më tani nuk ka reaguar publikisht, por ata thonë e dinë se si e sheh Kina zotin Walz.
“Ai ka qenë shumë i drejtpërdrejtë në kritikat e tij ndaj situatës me të drejtat e njeriut në Kinë. Unë mendoj se ai e ka bërë këtë nga një pozicion që është vërtet i besueshëm. Këtë e them për shkak të profilit të tij si një person i sinqertë dhe mishërimit të vlerave që ai thotë se dëshiron të përhapen në Kinë”, thotë analisti Kaiser Kuo.
Analistë të tjerë thonë se një administratë Harris-Walz pritet të vazhdojë kryesisht politikat e ashpra ndaj Kinës të administratave të zotit Biden dhe zotit Trump.
“Unë mendoj se duhet të shihen në mbarë botën, në Kinë, në Azi si vazhdues të politikës komplekse, prej dekadash të Shteteve të Bashkuara. Kjo nënkupton nevojën se duhet të merren me Kinën si një fuqi e madhe në botë, por edhe të theksojnë dallimet në vlera, sidomos kur bëhet fjalë për demokracinë”, thotë gazetari Jim Fallows.
“Unë e marrë me mend se ata janë të habitur, nuk dinë se çfarë të presin nga ky person, pasi ata nuk e prisnin atë si kandidat”, thotë më tej gazetari Fallows.
Ndoshta Pekini ende po mendohet se çfarë mund të presë nga kandidatët demokratë që kanë të njëjtën shenjë hënore të zodiakut, pasi si zonja Harris ashtu edhe zoti Walz kanë lindur në vitin 1964./ VOA
Salvador Illa KATALONJË- Politikani socialist, Salvador Illa, është betuar të shtunën si president i Qeverisë rajonale të...
Aksidenti BRAZIL- Në Brazil, autoritetet po kryejnë hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në rënien e një a...
Trump dhe Harris SHBA- Shtetet e Pensilvanisë, Michigan-it dhe ëisconsin-it janë shumë të rëndësishme për zgjedhjet...
Stano KOSOVË- Ura e Ibrit është kthyer sërish në temë kryesore diskutimi ditëve të fundit ndërsa ka patur edhe...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do t’i dërgojnë Ukrainës një ndihmë të re ushtara...
Brazil BRAZIL- Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë natën për të nxjerrë trupat e pasagjerëve t&e...
foto ilustruese JAPONI- Autoritetet në Japoni u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin magazinimin e gjërave, pa...
vendngjarja MOLDAVI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën e Moldavisë ku pesë persona janë djeg...
Fabiola dhe Alberto ARGJENTINË- Fotot tronditëse që po qarkullojnë së fundi në internet tregojnë ish-zonjën e ...
foto ilustruese SHBA- Ndërsa stuhia tropikale Debby përmbyt Karolinën e Jugut, aligatorët dhe mustakët po testojnë uj&eu...