Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do t’i dërgojnë Ukrainës një ndihmë të re ushtarake me vlerë 125 milionë dollarë, që përfshin raketa dhe sisteme për goditjen e mjeteve të blinduara. Njoftimi u bë pas një sulmi të fundit të Rusisë që la pas dhjetëra viktima në Ukrainë.
Ky është kësti i dhjetë i ndihmës që do t’i dërgohet Ukrainës që kur Presidenti Joe Biden firmosi në muajin prill ligjin e miratuar nga Kongresi mbi ndihmat për Ukrainën. Shtetet e Bashkuara kanë miratuar dërgimin e 175 miliardë dollarëve për Ukrainën që kur Rusia ndërmorri sulmin ndaj këtij vendi në shkurt të vitit 2022, sipas Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, një qendër kërkimi mbi politikat e jashtme me seli në Nju Jork.
Njoftimi mbi ndihmën e re ushtarake u bë disa orë pasi një raketë ruse goditi një dyqan ushqimor në qytetin e Kostiantynivkas, në Ukrainë, duke vrarë të paktën 14 persona dhe duke plagosur 44 të tjerë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkroi në platformën e mediave sociale X se "Rusia do të mbajë përgjegjësi për këtë sulm terrorist". Rusia ende nuk ka komentuar mbi sulmin.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar të cilët mund të jenë bllokuar nën rrënoja pas sulmit, sipas Presidentit Zelenskyy. U njoftua për dëmë në dyqane, postën e qytetit dhe dëmtim të automjeteve.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken lëshoi një deklaratë në të cilën shpjegohej përmbajtja dhe qëllimi i ndihmës së re ushtarake.
“Ajo përfshin interceptorë të mbrojtjes ajrore, municione për sistemet raketore dhe artileri, radarë dhe armatime anti-tank që do ta ndihmojnë Ukrainën të mbrojë trupat, popullin dhe qytetet e saj nga sulmet ruse dhe do të forcojë aftësitë ushtarake në vijat e frontit”, thuhej në deklaratë.
Në deklatatë rikonfirmohej mbëshetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe thuhej se “Shtetet e Bashkuara do ta dërgojnë këtë paketë të re ndihme sa më parë të jetë e mundur me qëllim forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, territorit dhe popullit të saj”.
Në një postim në rrjetin social X, Presidenti Zelenskyy falenderoi homologun Joe Biden dhe Shtetet e Bashkuara për ndihmën.
“Është kritike që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndërmarrin hapa të fortë dhe të tregojnë udheheqje në mbrojtje të lirisë së Ukrainës dhe qëndrueshmërisë në Evropë”, shkroi ai. “E vlerësojmë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara që prej ditës së parë të sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia, ndihmë që ka bërë të mundur që së bashku të shpëtojmë shumë jetë”, tha ai.
Rusia tha se po përballet me një sulm përgjatë kufirit me Ukrainën dhe të premten shpalli gjendje emergjence “në nivel federal” në rajonin e saj Kursk. Forcat ukrainase dhe ruse kanë luftuar në këtë zonë për të katërtën ditë me radhë, sipas ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
Rusia e cilësoi atë si një nga inkursionet më të gjera nga forcat ukrainase që nga nisja e luftës, që filloi 2 vjet e gjysmë më parë pas agresionit nga Moska.
Në të njëjtën kohë, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se pjesëtarë të forcave ushtarake të Rusisë ishin në Iran për t’u stërvitur për përdorimin e sistemit të raketave balistike me rreze të gjatë veprimi Fath-360. Burime nga shërbimet e evropiane të zbulimit njoftuan se prisnin që Irani të furnizonte me armatime Rusinë.
Zdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Johni Kirby tha se Shtetet e Bashkuara dhe aletatët e saj “janë të përgatitur për t’u përgjigjur menjëherë nëse Irani hedh hapa për dërgesa të tilla, që do të shënonin një përshkallëzim dramatik të mbështetjes së Iranit për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës”.
Përmes një deklarate ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se trupat e saj kishin penguar përparimin e forcave ukrainase më në thellësi të rajonit Kursk në jugperëndim të Rusisë.
Po ashtu, thuhej se ushtria po sulmonte luftëtarët ukrainas që po përpiqeshin të përparonin nga rajoni Sumy i Ukrainës.
Uashingtoni dha miratimin e tij për operacionin ukrainas. Inkursioni në rajonin e Kurskut "është në përputhje me politikën tonë", tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, ndërsa informoi gazetarët të enjten./ VOA
Brazil BRAZIL- Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë natën për të nxjerrë trupat e pasagjerëve t&e...
foto ilustruese JAPONI- Autoritetet në Japoni u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin magazinimin e gjërave, pa...
vendngjarja MOLDAVI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën e Moldavisë ku pesë persona janë djeg...
Fabiola dhe Alberto ARGJENTINË- Fotot tronditëse që po qarkullojnë së fundi në internet tregojnë ish-zonjën e ...
foto ilustruese SHBA- Ndërsa stuhia tropikale Debby përmbyt Karolinën e Jugut, aligatorët dhe mustakët po testojnë uj&eu...
avioni i djegur BRAZIL- Autoritetet braziliane po kërkojnë përgjigje për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit ATR-72 Voepass, i c...
foto ilustruese KOSOVË- Shtimi eventual i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës, do ta thellonte padrejtësin&e...
foto ilustruese BRITANI- E gjitha nisi me një lajm të rremë. Në Southport një 17 vjeçar sulmoi disa vetë në nj&eu...
foto ilustruese GAZA- Dhjetëra njerëz janë vrarë në një sulm që synoi një strehë të kthyer në ...
BRAZIL- Pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 62 pasagjerë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit brazilian, L...