Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Ligjvënësit në shtetin e Oklahomës po shqyrtojnë një plan për të filluar mbledhjen e të dhënave për nxënësit dhe prindërit e tyre emigrantë pa dokumente. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Daria Vershylenko nga Oklahoma, disa zyrtarë të arsimit kanë thënë se do të refuzojnë zbatimin e rregullit të propozuar.
Shefi i drejtorisë arsimore të Oklahomës, Ryan Walters, ka propozuar që kur nxënësit të regjistrohen për vitin e ardhshëm shkollor, të shënohet gjithashtu nëse ata dhe prindërit e tyre janë emigrantë të paligjshëm.
“Roli ynë përkarshi imigracionit të paligjshëm është i thjeshtë. Duhet të dimë sa nxënës të imigrantëve të paligjshëm janë në shkollat tona”.
Gjatë katër viteve të fundit, thotë zoti Walters, vlerësohet se Oklahoma shpenzoi më shumë se 470 milionë dollarë në shkollimin e fëmijëve të emigrantëve pa dokumente.
“Ka të bëjë me burimet. Për të plotësuar nevojat e këtyre nxënësve jemi detyruar të lëvizim punonjësit gjatë vitit shkollor. Janë shifra për të cilat nuk kishim të dhëna”, thotë shefi i drejtorisë arsimore të Oklahomës, Ryan Walters.
Ligjvënësit e këtij shteti po shqyrtojnë propozimin. Ligji do të kërkonte regjistrimin e statusit, por nuk do të parandalonte imigrantët pa dokumente që të arsimohen në shkolla publike. Samira Izaguirre u zhvendos në Shtetet e Bashkuara nga Meksika rreth 20 vjet më parë. Me dokumente të rregullta, nëna e gjashtë fëmijëve druhet se rregulli mund të nënkuptojë që më pak fëmijë pa dokumente të shkojnë në shkollë.
“Fëmijët duhet të lihen jashtë politikës”.
Në Tulsa, administratorët e shkollave publike u thanë prindërve se nuk do të mbledhin të dhëna që lidhen me imigracionin. Një deklaratë nga zëdhënësi i qarkut, Christopher Payne, citoi vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit 1982 se të gjithë fëmijët kanë të drejtën e arsimit publik, pavarësisht nga statusi i tyre i imigracionit.
Duke protestuar kundër rregullit të propozuar, mësuesi oklahomas Fernando Baquera thotë se kjo po nxit frikë.
“Nuk është e drejtë të shkaktosh frikë tek nxënësit dhe pastaj t’i largosh nga shkollimi falas që mbrohet me Kushtetutë, pavarësisht se kush je dhe nga vjen”.
Banori Todd Huston e mbështet rregullin e propozuar.
“Propozimi është shumë i drejtë. I ndihmon shkollat t’i ndajnë burimet”.
Anëtarja e bordit arsimor në Tusla, E’lena Ashley, thotë se propozimi i shefit të drejtorisë arsimore të Oklahomës, Ryan Walters, pasqyron shqetësimet e disa prindëve.
“Në disa raste ai thotë gjëra të vështira që të tjerët druhen t’i thonë. Ata duan të dinë se fëmijët e tyre janë të sigurte, të marrin arsimin e duhur dhe të ndjehen rehat nëpër klasa”.
Zoti Walters thotë se ligji kërkon që ai t’i ndajë të dhënat e imigracionit me autoritetet përkatëse.
“Nëse një zyrtar i zbatimit të ligjit kërkon të dhëna, jemi të detyruar ligjërisht që ta respektojmë kërkesën”.
Pas votimit të bordit arsimor të shtetit për të dërguar propozimin në fjalë para ligjvënësve të Oklahomës, guvernatori Kevin Stitt largoi javën e kaluar tre anëtarë të bordit, duke theksuar rezultatet e dobëta të nxënësve në provime dhe atë që e quajti “dramë të panevojshme politike”./ VOA
KORE- Koreja e Jugut ka akuzuar AI DeepSeek se ka ndarë të dhënat e përdoruesve me pronarin e TikTok në Kinë. Koreja e Jugu...
AUSTRI- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur pas përdhunimit të një pensionisteje austriake e cila u sulmua në nënt...
Foto ilustruese SHBA - Udhëheqësit evropianë mbajtën një takim të jashtëzakonshëm të hënën në P...
Foto ilustruese AFRIKË - Rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda kanë vrarë fëmijë në qytetin e dytë më...
KOSOVË- KFOR përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se sot ushtarët amerikanë kanë kryer patrullime rutinë p&eum...
SIRI- Autoritetet siriane kanë arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me masakrën e Tadamonit. Burrat akuzohen për për...
SHBA- Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha të hënën se po shqyrton mundësinë e shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut t&e...
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina nuk do t'i dorëzohet ultimatumeve të Rusisë, pas bisedimeve mes zyrtarëve t&eu...
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kos...
KOSOVË- “Prishtina llogariti gabimisht as koktejet e molotovit nuk do t’i trembin serbët”, “Çfarë u sjellin zgje...