Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë, digjet dera një nga hyrjet e godinës
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita ësht...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet për zgjedhjet lokale të 23 prillit që u mbajtën në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Sipas KQZ-së, në garën për kryetarin e ri të Komunës të Leposaviqit, fitues është shpallur Lulzim Hetimi nga Lëvizja Vetëvendosje me 73.5 për qind të votave të fituara.
Kjo parti fitoi garën edhe në Mitrovicë të Veriut. Kreu i ri i kësaj komune do të jetë Erden Atiç, që ka fituar 66.9 për qind të votave. Dy komuna i kanë fituar kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës. Komunën e Zveçanit do ta udhëheqë Ilir Peci nga kjo parti me 59 për qind të votave të fituara. Ndërkaq, në Zubin Potok fitues u shpall Izmir Zeqiri me 52.2 për qind të votave.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e rinj të katër komunave veriore u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe atje. Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhje dolën 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor.
Më 23 prill, u mbajtën edhe zgjedhjet e parakohshme për asambletë komunale në Leposaviq dhe Zveçan.
Në Leposaviq, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 15 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës dy, aq sa ka fituar edhe Partia e Serbëve të Kosovës.
Në Zveçan, 11 ulëse në Asamblenë komunale i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje tetë.
Në zgjedhjet e 23 prillit nuk mori pjesë Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – që deri më tani kishte udhëhequr me këto komuna. Kjo parti, që ka mbështetjen e Beogradit, bëri thirrje për bojkotin e procesit zgjedhor.
Procesi zgjedhor kaloi pa asnjë incident dhe qytetarët, përveç se në disa shkolla, votuan edhe në 13 kontejnerë të vendosur në lokacione të ndryshe në veri. Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur keqardhjen për mospjesëmarrjen e partive serbe në këto zgjedhje, pasi vetëm një kandidate e pavarur serbe garoi për kreun e Zveçanit.
Autoritetet në Prishtinë kanë thënë se banorët në veri kanë qenë cak i “frikësimit dhe shantazhit” nga grupet që “mbështeten nga Beogradi” për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe./REL
Italia shpëtoi rreth 1600 emigrantë në 47 varka në Mesdheun qendror gjatë dy ditëve të fundit dhe i çoi n&...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet për zgjedhjet lokale të 23 prillit që u mbajtën në katër komunat në v...
Joe Biden Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka konfirmuar se do të kandidojë për rizgjedhje në v...
Momente terrori në një provincë të Vicenzas në Itali ku një shtetas maroken mbeti i vrαrë në një përpl...
Ish presidenti amerikan, Donald Trump po përballet me një gjyq civil pas akuzohet për përdhunim. Trump akuzohet se ka abuzuar me një ...
BRUKSEL;Dy të tretat e anëtarëve në Komitetit Ministror votuan pro anëtarësimit të Kosovës. Komiteti Ministror i K&eum...
Një ndjekje e çmendur me makinë me shpejtësi mbi 190 km/h. Nuk është skenë nga loja e famshme GTA, por një ngjarje r...
Shtetet e Bashkuara kanë filluar të lehtësojnë largimin e qytetarëve amerikanë nga Sudani, sipas këshilltarit të sigur...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së denoncoi të hënën “shkatërrimin” e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga...
Më shumë se 150 vjet çdo ditë ndaj mijëra kafshëve kryhen eksperimente për qëllime mjekësore, kozmetike, ushtar...