Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
UKRAINË - Ukraina ka nevojë për 524 miliardë dollarë për t’u rindërtuar gjatë dekadës së ardhshme, sipas një raporti të ri për Vlerësimin e Dëmeve dhe Nevojave. Raporti është hartuar nga Kombet e Bashkuara, qeveria e Ukrainës, Banka Botërore dhe Komisioni Evropian. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets i hedh një vështrim nevojave të fshatit të vogël Yahidne – rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit Kiev, tre vjet pas hyrjes së trupave ruse.
Fotografitë nga bodrumi i shkollës së Yahidnes në prill të vitit 2022 u bënë virale: Trupat ruse mbajtën të mbyllur gjithë fshatin për gati një muaj.
“Më 3 mars 2022, rusët hynë në fshat dhe brenda tre ditësh i futën të gjithë në bodrum. 380 vetë në një sipërfaqe prej 198 metrash katrorë, domethënë rreth gjysmë metër hapësirë për person”, thotë Ivan Polguy, një banor i Yahidnes.
Në mure janë shkruar emrat e 10 banorëve që vdiqën në bodrum.
“Nuk kishim oksigjen të mjaftueshëm, ishim shumë njerëz brenda. Nuk lëviznim dot; filluan të na enjten këmbët dhe të na plasaritej lëkura. Ishte e pamundur të duroje dhe filluan vdekjet”, thotë Ivani.
Më pas, më 31 mars 2022, trupat ukrainase rimorën kontrollin e Yahidnes nga ushtria ruse. Banorët nuk e njihnin më fshatin e tyre.
“Në fshat janë 174 familje. Shtatëmbëdhjetë shtëpi u dogjën plotësisht. Të gjitha të tjerat u dëmtuan. I gjithë fshati ishte i shkrumbuar”, thotë Kryetarja e fshatit, Olha Lyakhovets.
Zonja Lyakhovets sqaron se shumë banorë u larguan menjëherë, nga frika për sigurinë e tyre. Disa filluan të ktheheshin brenda dy muajsh. Valentina, e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin për arsye sigurie, thotë se shtëpia e saj ishte dëmtuar rëndë.
“Nuk kishte as çati, as dritare, as dyer, asgjë. Isha tepër e tronditur”, thotë ajo.
Vullnetarët ishin të parët që erdhën për të ndihmuar për rindërtimin.
“Në tre vjet kam nënshkruar më shumë se 50 memorandume bashkëpunimi. Ka pasur ndihma të ndryshme: financiare, materiale, ka pasur ndihmë me krahun e punës”, thotë kryetarja e komunës së Ivanivkas, që përfshin Yahidnen.
Shumë fshatarë, si Hryhoriy Khodak, filluan të rindërtonin vetë.
“Së pari i mbulova dritaret me llamarina dhe fillova të pastroj brenda. Jetuam kështu ndoshta deri në nëntor, kur vullnetarët na sollën dritare”, thotë ai.
Në vitin 2023, Yahidne u përfshi në një projekt pilot shtetëror për një rindërtim gjithëpërfshirës.
“Kjo është rruga Druzhby, qendra e fshatit. Ishte dëmtuar rëndë nga bombardimet. Tani rruga është restauruar, janë ngritur gardhe të reja, është kthyer ndriçimi, por ende nuk është në funksionim”, thotë kryetarja Lyakhovets.
Financimi për projektin pilot u ndërpre përkohësisht në vitin 2024 dhe rifilloi në vitin 2025. Autoritetet lokale thonë se tani pothuajse të gjithë banorët e fshatit janë kthyer dhe jetojnë në shtëpitë e tyre.
"Tani jemi pothuajse në 90%. Rreth 10 shtëpi nuk janë rindërtuar ende", thotë zonja Shvydka.
“Njerëzit janë më të dëshpëruar, më të trishtuar. Pas atyre ditëve në bodrum, shumë vetë filluan të sëmureshin. Nuk do ta harroj për sa të jetë jeta”, thotë Valentina.
Autoritetet ukrainase janë zotuar ta kthejnë shkollën ku mbaheshin banorët në një kompleks përkujtimor.
Ndërkohë një raport i fundit i hartuar nga OKB-ja, qeveria ukrainase dhe organizata të tjera thotë se 13 për qind e banesave në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar që kur filloi agresioni i Rusisë./VOA
Takimi BRITANI - Janë zbardhur detaje nga takimi i presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar K...
Takimi BRITANI - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Britani, ku është takuar me kryeministrin Keir Starmer....
Zelensky, Charles III SHBA - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të takohet me mbretin Charles III, raporton BBC. Bëhet me dije se ...
Zelensky-Trump SHBA - Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Ukrainës, Volodym...
Ukrainasit UKRAINË - Ukrainasit kanë dalë në mbështetje të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, duke e cilësuar atë si ...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një deklaratë të gjatë në Twitter të shtu...
Foto ilustrese SHBA- Megjithëse negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë po përparojnë me shpejtës...
Maria Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar vizitën e presidenti...
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky SHBA- Prishja publike në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, e kapur në televizion gjatë takimit t...
Takim SHBA - Ndërsa Donald Trump mori ftesën e tij personale nga Mbreti Charles III për të bërë një vizitë t&e...