Mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë: Bashkohuni me ne!
Protesta kundër klasës politike në Tiranë po vijon prej disa orësh, ndërsa numri i pjesëmarrësve vazhdon të rritet....
Protesta kundër klasës politike në Tiranë po vijon prej disa orësh, ndërsa numri i pjesëmarrësve vazhdon të rritet....
Moderatorja e emisionit “Piranjat”, Dojna Mema, mbajti një fjalim emocionues gjatë protestës, ku u bëri thirrje qytetarëve ...
Prej gati 2 orësh mijëra protestues marshojnë nëpër rrugët e Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Ra...
Pas gati 2 orë protest para kryeministrisë protestuesit kanë vijuar marshimin drejt sheshit Skënderbej. Një tjetër thirrje ë...
Elektrizuese atmosfera në Tiranë, ku sheshi kryesor i qytetit oshëtin nga protesta e qytetarëve. Pasi qëndruan 2 orë përpara ...
Një nga zërat e protestës ishte edhe Iliri, një emigrant shqiptar që jeton prej 23 vitesh në Londër, i cili u bëri thirr...
Një ftesë për diasporën, që të bashkohen në reagim, për të shporrur atë që e cilësojnë antishqi...
Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të nëntë, duke shënuar pjesëmarrjen më të lartë që nga ...
Protesta në Tiranë ka bërë bashkë mijëra qytetarë, të cilët protestojnë prej 9 ditësh dhe kërkojn&eu...
Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin se projekti i planifikuar në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë mund të ketë ...
Në analizën e tij për The Telegraph, gazetari David Blair, i cili prej dy dekadash ndjek zhvillimet në politikën e jashtme, vlerëson se Donald Trump ndodhet përballë tri opsioneve në përballjen me Iranin, por sipas tij, asnjëri prej tyre nuk është i favorshëm.
Blair shkruan se deklaratat e presidentit amerikan duhen marrë me rezervë. Më 17 prill, Trump deklaroi për CBS News se Irani “kishte pranuar gjithçka”, por vetëm katër ditë më vonë, zëvendëspresidenti JD Vance anuloi papritur udhëtimin për në Pakistan për t’u takuar me përfaqësues iranianë, pasi në realitet pothuajse asgjë nuk ishte dakorduar.
Siç thonë shpesh diplomatët në samite, “asgjë nuk është dakorduar derisa gjithçka të jetë dakorduar”. Sipas Blair, mënyra e Trumpit për të bërë diplomaci e përmbys këtë logjikë, duke shpallur se gjithçka është zgjidhur edhe atëherë kur negociatat janë ende larg përfundimit.
Sipas analizës, Trump aktualisht ka tri mundësi.
Marrëveshje e shpejtë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Irani ka propozuar rikthimin e lundrimit të lirë në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane dhe garancisë se SHBA-ja nuk do t’i rikthehet luftës. Megjithatë, një marrëveshje e tillë e shpejtë mund të mos përfshijë kufizime të reja për programin bërthamor iranian, përveç pranimit të situatës aktuale, ku pasurimi i uraniumit është ndalur përkohësisht. Çështje të tjera, si programi raketor apo akuzat për terrorizëm, do të liheshin jashtë marrëveshjes dhe do të shtyheshin për negociata të ardhshme.
Avantazhi kryesor i këtij skenari do të ishte ulja e çmimeve të naftës dhe shmangia e një krize të rëndë ekonomike globale, ndërsa Trump do ta paraqiste atë si një fitore politike, transmeton Telegrafi.
Por, sipas Blair, ky opsion do ta dobësonte ndjeshëm presionin amerikan ndaj Iranit. Nëse Teherani nuk është tërhequr nën embargo dhe sulme ajrore, pse do të pranonte lëshime pasi këto presione të hiqeshin? Për më tepër, një marrëveshje e tillë do të nënkuptonte në mënyrë indirekte pranimin se Irani ka kontroll mbi këtë korridor jetik detar. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet ta kundërshtojë ashpër një zgjidhje të tillë.
Vazhdimi i embargos dhe insistimi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse
Opsioni i dytë parashikon mbajtjen e embargos amerikane ndaj porteve iraniane dhe presion maksimal për të arritur një marrëveshje më të gjerë, që do të përfshinte jo vetëm rihapjen e ngushticës, por edhe programin bërthamor dhe çështjet e tjera të sigurisë.
Në rast suksesi, ky do të ishte skenari më i favorshëm për Uashingtonin. Megjithatë, rreziku qëndron te fakti se Ngushtica e Hormuzit do të vazhdonte të mbetej e mbyllur, ndërsa ekonomia botërore do të afrohej gjithnjë e më shumë drejt krizës. Irani mund të vazhdojë të refuzojë kompromiset, duke besuar se vendosmëria e Trumpit do të dobësohet para se dëmet ekonomike globale të bëhen të padurueshme.
Opsioni i tretë do të ishte rikthimi në konflikt ushtarak, me synimin për ta hapur me forcë Ngushticën e Hormuzit dhe për t’i imponuar Iranit kushtet amerikane.
Sipas Blair, ky është edhe opsioni më i rrezikshëm. Një operacion i tillë do të kërkonte me shumë gjasë trupa tokësore amerikane dhe do të sillte pasoja të rënda për tregjet energjetike dhe ekonominë globale. Edhe nëse SHBA-ja do të arrinte ta hapte ngushticën, nuk ka garanci se regjimi iranian do të pranonte kushtet amerikane për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Në fund, Blair arrin në përfundimin se Trump e ka vendosur veten në një situatë ku nuk ka zgjidhje të mira. Përballë kësaj dileme të ndërlikuar, ai vlerëson se opsioni më joshës për presidentin amerikan mund të jetë një marrëveshje e shpejtë dhe e pjesshme.
Tensionet janë rritur në Tenerife të Spanjës, ku banorë dhe përfaqësues të sindikatave kanë kërcënuar m...
Më 23 korrik 1952 hyri në fuqi në Evropë Montanunioni. Komuniteti Evropian për qymyrin dhe çelikun ishte bërthama e Komunit...
Autoritetet në Kolumbi kanë zbuluar një dron të pajisur me eksploziv pranë aeroportit ndërkombëtar El Dorado International ...
Autoritetet e reja në Siri kanë arrestuar një ish-gjeneral të regjimit të Bashar al-Assad, i dyshuar për përfshirje në...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj disa kompanive dhe individëve kinezë, për shkak të lidhjeve të dys...
Zyrtarët e lartë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore në Rusia tani janë të detyruar të dorëzoj...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Piacenza në Itali, ku një 60-vjeçar me origjinë maqedonase dyshohet se ka vrar&e...
Një tjetër sulm ajror i Shteteve të Bashkuara në Paqësorin lindor ka shkaktuar të paktën dy viktima, pasi ushtria amerikane...
Shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike holandeze MV Hondius ka ngritur shqetësim ndërkombëtar, pasi incidenti lidhet me virusi...
Konflikti mes SHBA-së dhe Iranit vijon të jetë aktiv, ndërsa të shtënat me armë dhe shpërthime janë dëgjuar rr...