BOTA

"Analistët vlerësojnë Marco Rubio për Sekretar Shteti", VOA: Emrat e rinj të administratës së re Trump dhe debatet e para

r.ll Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2024, 17:24
"Analistët vlerësojnë Marco Rubio për Sekretar
donald trump

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë një sërë emrash që do të drejtojnë agjencitë që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare, nga sekretari i Mbrojtjes tek ambasadori në Izrael. Por gama e përzgjedhjeve ka ngritur pikëpyetje mes ekspertëve. Ata thonë se disa prej emrave si senatori Marco Rubio, i cili pritet të mbajë pozitën e Sekretarit të Shtetit në administratën e re - janë ekspertë me përvojë, ndërsa të tjerëve sipas tyre, duket se u mungon ekspertiza, apo mbështetja që do t'u duhej për të kryer detyrën.

Analistët vlerësojnë emërimin nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump të senatorit Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit. Ata thonë se zoti Rubio e njeh mirë politikën e jashtme dhe do të dijë ta pasqyrojë axhendën e administratës së re.

"Mendoj se senatori Rubio, pasqyron në masë të madhe pikëpamjet e gjera republikane për rëndësinë e rolit të Shteve te Bashkuara në botë. Një ndjenjë disi dypartiake mes shumë anëtarëve të Kongresit mbi rëndësinë e mbështetjes së partnerëve dhe aleatëve. Ai është mbështetës i fortë i Izraelit dhe shumë i ashpër në përballjen me Iranin. Mendoj se do të pasqyrojë axhendën e kësaj administrate dhe do ta percjellë shumë mirë atë mesazh. Por se sa do të jetë ai i përfshirë në vendimmarrjet ndërinstitucionale kjo është një tjetër çështje pasi nuk shoh shumë afërsi mes tij dhe Presidentit Trump”, thotë Jonathan Lord i programit për Sigurinë e Lindjes së Mesme, në qendrën për një Qasje të re ndaj Sigurisë në Amerikë.

Por emërimi nga Presidenti i zgjedhur Trump, i Pete Hegseth, gazetar i rrjetit televiziv "Fox News" e veteran lufte, në pozitën e sekretarit të Mbrojtjes, shihet me mëdyshje nga ekspertët. Ata thonë se ai ka pak përvojë në menaxhim ndërsa do të jetë në krye të agjencie që ka 1.3 milionë anëtarëve të shërbimit aktiv dhe rreth 1 milion civilë që punojnë për ushtrinë.

"Emërimi i Hegseth për pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes ishte shumë i papritur dhe i pazakontë. Ai ka kualifikime të shkëlqyera si ushtarak e sa i takon shkollimit, por nuk ka përvojë të nivelit të lartë në çështje të sigurisë kombëtare dhe nuk ka drejtuar kurrë një organizatë të madhe. Presidenti Trump ka të ngjarë që e sheh atë si prishës të statu-quosë në një organizatë që ai e konsideron si të papërgjegjshme”,thotë Mark Cancias kolonel në pension i marinës amerikane dhe këshilltar i lartë i Qendrës për Studime Ndërkombëtare e Strategjike.

Zoti Trump ka dhënë pak detaje mbi politikën e tij të jashtme, por mbështetësit thonë se forca e personalitetit të tij dhe qasja e tij "paqe përmes forcës" do të bëjë që udhëheqësit e huaj të përkulen para vullnetit e tij e të qetësojnë atë që republikanët e quajnë një "botë në zjarr".

Administrata e parë e zotit Trump u shënjua shpesh në skenën botërore nga politika e tij tregtare proteksioniste, "Amerika e para", si dhe retorika izoluese, përfshirë kërcënimet për t'u tërhequr nga NATO.

Mënyra se si zoti Trump do t’i përgjigjet luftës së Rusisë në Ukrainë, mund të vendosë tonin e axhendës së tij dhe të sinjalizojë qasjen e tij ndaj NATO-s dhe aleatëve kryesorë të SHBA-së, pasi zoti Biden punoi për të rindërtuar marrëdhëniet kyçe që u prishën nën udhëheqjen e paraardhësit të tij.

Zoti Trump ka qenë kritik ndaj mbështetjes së zotit Biden për Ukrainën dhe ka thenë se nën presidencën e tij, Uashingtoni do të rimendojë rolin e NATO-s. Vitin e kaluar ai i tha agjencisë ‘Reuters’ se Ukrainës mund t’i duhet të lëshojë territor për të arritur një marrëveshje paqeje, diçka që ukrainasit e kundërshtojnë dhe Presidenti në largim Biden nuk e ka sugjeruar asnjëherë.

Duke iu përgjigjur pyetjes mbi arsyet që qëndrojnë pas çdo emri të përzgjedhur nga zoti Trump, eksperti John Simon thotë.

"Qartësisht besnikëria, përballja me Kinën, këto janë gjëra mendoj që kanë ndikuar tek zgjedhjet që janë bërë. Nëse flisni për dikë si Marco Rubio ose Mike Waltz, këta janë njerëz që kanë qenë në Kongres për shumë kohë në pozita që lidhen me politikën e jashtme, janë njerëz që udhëheqësit botërorë i njohin”, thote John Simon ish-ambasador në Bashkimin Afrikan, një organizatë ndërqeveritare, e themeluar për të nxitur unitet dhe solidaritetin mes shteteve afrikane.

Ekspertët shprehën gjithashtu shqetësim për përzgjedhjen e ish-ligjvënëses demokrate Tulsi Gabbard, për postin e drejtoreshës së Zbulimit Kombëtar.

Zonja Gabbard njihet për kundërshtimin e vazhdueshëm të ndërhyrjes amerikane në Siri dhe se është takuar fshehurazi me presidentin sirian Bashar al-Assad në janar 2017, i cili është akuzuar për abuzime të mëdha me të drejtat e njeriut. Takimi ngjalli kritika nga të dyja palët në Kongres.

"Emërimi i Tulsi Gabbard hedh një dritë shumë negative mbi gjithçka tjetër. Si mund të emërosh dikë që ka dëshmuar se është e papërgjegjshme nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, e cila që do të ulet në mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e të mendosh se rezultati do të jetë pozitiv?! Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese", thotë zoti Simon.

Zoti Trump, i cili emëroi ish-guvernatorin e Arkansasit, Mike Huckabee si ambasador në Izrael, do të përballet gjithashtu me një situatë të paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, që kërcënon të shdërrohet në një konflikt më të gjerë rajonal. Izraeli po lufton në Gazë dhe Liban ndërsa po përballet me armikun e përhershëm, Iranin. Zoti Trump ka shprehur mbështetjen për Izraelin për të shkatërruar Hamasin në Gazë, por ka thënë se kryeministri Benjamin Netanyahu, një aleat i tij, duhet ta përfundojë punën shpejt.

Zoti Trump pritet të vazhdojë ta mbështesë Izraelin me armë, ekzistenca e të cilit siç ka thënë ai, do të rrezikohej nëse zonja Harris do të zgjidhej presidente, një pohim që administrata Biden e ka hedhur poshtë, duke theksuar mbështetjen e saj të fortë për Izraelin./VOA

administrata e donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan