BOTA

Lufta në Gazë, si mund të ndihmojë Gjermania në dërgimin e paqes në Lindjen e Mesme

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 09:30

Lufta në Gazë, si mund të ndihmojë Gjermania në

Gjermania nuk do të dërgojë ushtarë, nëse një mision ndërkombëtar do të sigurojë paqen në Rripin e Gazës. Por qeveria synon të përfshihet në rindërtim dhe të organizojë një konferencë me Egjiptin.

Të hënën (13.10.), Kancelari Friedrich Merz (CDU) nuk e humbi rastin të udhëtonte për në vendpushimin egjiptian Sharm El Sheikh në takimin e nivelit të lartë me më shumë se 20 krerë shtetesh dhe qeverish. Merz ishte aty vetëm për disa orë, kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një marrëveshje mbi një paqe të mundshme në Lindjen e Mesme me krerët e shteteve të Egjiptit,  Turqisë dhe Katarit. Dhe për një foto të shpejtë me Presidentin e SHBA-së.

Kancelari gjerman bëri edhe një deklaratë të shkurtër për gazetarët për të bërë të qartë rolin e Gjermanisë në formësimin e së ardhmes në Rripin e shkatërruar të Gazës. Një rol i mundshëm, duhet thënë, sepse shumica e detajeve të planit të paqes prej 20 pikash të Trump janë ende të paqarta. Edhe më parë, para lirimit të suksesshëm të pengjeve të fundit izraelite të mbetur gjallë në Rripin e Gazës, Merz e kishte bërë të qartë se Gjermania nuk kishte plane për të vendosur ushtarë gjermanë, për shembull si pjesë e një misioni ndërkombëtar stabilizimi.

Ideja që ushtarët gjermanë mund të përballen me ushtarë izraelitë në një moment në të ardhmen është një përfytyrim i tmerrshëm për shumë politikanë gjermanë, sado teorik që mund të jetë. Në vend të kësaj, Merz tha: "Gjermania do të bëjë pjesën e saj. Dhe mbi të gjitha, ne e shohim detyrimin humanitar për të bërë gjithçka në ditët dhe javët në vijim për të siguruar që njerëzve që ende jetojnë atje t'u ofrohet kujdes mjekësor në mënyrë adekuate."  Njerëzit në Gazë tani kanë nevojë, mbi të gjitha, për një strehë mbi kokë, ujë dhe ndihmë mjekësore.

Ndihmat e ngrira për rindërtimin

Edhe para se të bëhej e qartë se plani i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po merrte formë të paktën në fazat e tij fillestare,  filloi një debat i fortë në Berlin rreth asaj se me çfarë do të kontribuonte qeveria gjermane. Merz kishte premtuar tashmë 29 milionë euro shtesë për ndihmë të menjëhershme humanitare gjatë fundjavës. Një shumë mjaft e vogël, duke marrë parasysh nevojat.

Të dielën në mbrëmje, Ministrja Federale e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan (SPD), njoftoi se Gjermania mund të ofronte patjetër një shumë treshifrore milionëshe për rindërtimin në Gaza. Paratë janë të disponueshme, vazhdoi politikanja e SPD-së, dhe shumë programe janë ngrirë që nga sulmi i grupit terrorist islamist Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, rreth dy vjet më parë. Por një zëdhënës i ministres nuk ishte në gjendje të thoshte saktësisht se sa do të ishte shuma të hënën. Qeveria tani synon të dërgojë 50 strehimore të përkohshme për rreth 350 persona në Gaza.

Konferencë donatorësh, me gjasë në Kajro

Një gjë është e qartë: Gjermania, së bashku me Egjiptin, ndoshta që në javët e ardhshme në Kajro do të organizojnë një konferencë donatorësh për Gazën. Edhe për këtë ishte rënë dakord që para lirimit të pengjeve, por tani natyrisht që kjo temë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.

Qeveria egjiptiane paraqiti një plan javë më parë për rindërtimin e brezit bregdetar të shkatërruar në Mesdhe, duke përmendur një shumë prej rreth 53 miliardë dollarësh. Paratë do të vijnë nga shumë burime: nga shtetet arabe dhe evropiane, por jo nga SHBA-të. Donald Trump e bëri të qartë këtë gjatë vizitës së tij në Izrael.

Grindje për furnizimin e Izraelit me armë

Ka debate brenda koalicionit qeverisës të konservatorëve dhe socialdemokratëve në Gjermani në lidhje me furnizimet me armë për Izraelin,  megjithëse ka ende paqartësi e pasiguri për disa pjesë të planit të paqes, si psh., çarmatosja e grupit terrorist islamist të Hamasit.  Partia simotër bavareze e CDU-së, CSU, më e vogla nga tre partnerët e koalicionit, i bëri thirrje kancelarit Merz pas lirimit të pengjeve që t'i jepte fund të gjitha sanksioneve dhe kufizimeve kundër Izraelit.

"Sanksionet duhet të hiqen, kufizimet e dorëzimit duhet të hiqen, paralajmërimi për udhëtim duhet të hiqet - dhe e gjitha kjo menjëherë", tha kreu i grupit të anëtarëve të Bundestagut CSU, Alexander Hoffmann për gazetën më të madhe të Gjermanisë, "Bild", të martën. Kryetari i partisë CSU, Markus Söder, gjithashtu dëshiron të rifillojë furnizimet me armë për Izraelin.

Më 8 gusht, Merz kishte vendosur që të mos lejoheshin më dërgesa armësh në Izrael që mund të përdoreshin edhe në Gaza. Arsyeja në atë kohë ishte veprimet e ashpra të ushtrisë izraelite, përfshirë edhe kundër popullsisë civile palestineze.

Deputeti i CDU-së, Steffen Bilger, e tha këtë disi në formë më të zbutur, se nëse zhvillimi paqësor ishte i qëndrueshëm, mund të merrej në konsideratë një rifillim i dërgesave të armëve. Sipas raportimeve në Berlin, Merz është në favor të ruajtjes së ndalimit të eksportit për momentin, për sa kohë që situata mbetet kaq e paqartë. Edhe Socialdemokratët janë në anën e tij për këtë çështje.

Merz kërkon të ketë sa më shpejt struktura të qarta në Rripin e Gazës

Si fillim Kancelari Merz dëshiron të sigurojë që të shfrytëzohet momenti pozitiv aktualisht pas lirimit të pengjeve dhe armëpushimit. Duhet të ketë shpejt qartësi mbi çështjet e mbetura, siç është vendosja e saktë e kontrollit ndërkombëtar mbi Rripin e Gazës, tha Merz gjatë një vizite në landin e Brandenburgut të martën në kryeqytetin e shtetit, Potsdam.

"Nuk dua të jem përsëri në të njëjtin grup pas gjashtë muajsh dhe të na duhet të pyesim veten: 'Çfarë shkoi keq?' Kjo nuk duhet të ndodhë." Ndoshta Merz mund të ketë pasur parasysh me këtë shqetësimin kryesor të të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë: frikën se çarmatimi i premtuar i Hamasit nuk do të ketë sukses.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan