I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se Rusia ka filluar të dislokojë ushtarë të Koresë së Veriut për të sulmuar pozicionet ukrainase në rajonin e Kurskut.
Zoti Zelenskyy tha në fjalimin e tij të mbrëmjes se kishte "prova paraprake se rusët kanë filluar të përdorin ushtarë nga Koreja e Veriut në sulme - një numër të konsiderueshëm të tyre".
Ai tha se sipas informacioneve që kishte "rusët i përfshijnë [koreano-veriorët] në njësi të kombinuara dhe i përdorin ata në operacione në rajonin e Kurskut", ku Ukraina ka ndërmarrë një inkursion që nga gushti.
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se ka dëgjuar se koreano-veriorët "mund të përdoren në pjesë të tjera të vijës së frontit" dhe se "humbjet në këtë grup janë gjithashtu të konsiderueshme".
Zoti Zelenskyy tha muajin e kaluar se 11,000 trupa të Koresë së Veriut ndodheshin në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë dhe kishin filluar të pësonin “humbje".
Uashingtoni dhe Seuli kanë akuzuar Phenianin se ka dërguar më shumë se 10,000 ushtarë për të ndihmuar Moskën, pasi Rusia dhe Koreja e Veriut nënshkruan një pakt të rëndësishëm mbrojtjeje në verë.
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë forcuar lidhjet e tyre ushtarake që kur filloi agresioni i Moskës ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Në fillim Rusia u kap në befasi nga inkursioni i Kurskut, por që nga fillimi i tij, ajo ka rimarrë gradualisht në kontroll pjesë të territorit, duke frenuar përparimin e Ukrainës dhe duke dërguar përforcime në rajon.
Një burim i ushtrisë ukrainase i tha AFP-së muajin e kaluar se Kievi ende kontrollonte 800 kilometra katrorë të rajonit të Kurskut, më pak nga pretendimet e mëparshme se kontrollonte pothuajse 1,400 kilometra katrorë.
Ukraina godet terminalin rus të naftës
Ukraina tha të shtunën se sulmoi një terminal nafte në rajonin perëndimor Oryol të Rusisë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr. Guvernatori i Oryolit tha në Telegram se karburanti mori flakë në "një objekt" në rajon pas një "sulmi masiv me dron".
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha se forcat e Kievit sulmuan një depo të madhe nafte në Stal’noi Kon, rreth 165 kilometra brenda territorit rus.
“Është një nga terminalet më të mëdhenj të naftës në periferi të qytetit Oryol” dhe është pjesë e një “kompleksi industrial ushtarak” që furnizon ushtrinë ruse, tha Shtabi i Përgjithshëm.
Mediat ruse publikuan imazhe që thanë se janë nga sulmi, që tregonin shtëllunga tymi të një zjarri.
Guvernatori rajonal i Oryolit, Andrey Klychkov tha të shtunën në Telegram se mbrojtja kundërajrore ruse rrëzoi dronët ukrainas gjatë sulmit dhe se zjarri u vu nën kontroll në orën 5 të mëngjesit, megjithëse nuk ishte shuar ende. Ai tha se nuk kishte viktima.
Në rajonin Belgorod të Rusisë, i cili po ashtu është në kufi me Ukrainën, një sulm me dron vrau një djalë 9-vjeçar dhe plagosi nënën dhe motrën e tij të vogël, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov.
Ai postoi foto të shtëpisë së familjes me një vrimë të madhe në fasadë dhe çatinë e copëtuar. Ukraina sulmon rregullisht infrastrukturën ushtarake dhe energjetike në Rusi, ndonjëherë në thellësi të territorit të saj, në përgjigje të sulmeve ruse në infrastrukturën e saj.
Shtabi i Përgjithshëm i Kievit tha se Rusia sulmoi gjatë natës me 132 dronë, duke pretenduar se 130 prej tyre u rrëzuan ose nuk arritën objektivat. Ushtria ruse tha të shtunën se ka rrëzuar 60 dronë ukrainas gjatë natës./VOA
foto ilustruese FRANCË- Të paktën pesë persona, mes tyre dy roje sigurie janë vrarë nga të shtënat pranë ...
isak andic SPANJË- Themeluesi i zinxhirit spanjoll të veshjeve Mango, Isak Andic ka ndërruar jetë mesditën e sotme në nj...
foto ilustruese SIRI- Izraeli nuk humbi kohë pas rënies së Bashar al-Assad për të bombarduar të gjitha asetet ushta...
takimi JORDANI- Diplomatët e lartë nga SHBA, Liga Arabe dhe Turqia u takuan në Jordani për të diskutuar planet dhe qëllimet p...
Blinken JORDANI- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbajtur një konferencë shtypi pas pjesëmarrjes në një samit p&eum...
te burgosurit e liruar SIRI- Rënia e regjimit të Asadit në Siri ka zbuluar tmerrin dhe poshtërimin që mijëra n...
foto ilustruese BRUKSEL- Forcimi i partneritetit mes Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe p&eum...
pajisje ushtarake SIRI- Një aeroplan rus i mallrave është larguar prej bazës ajrore Hmeimim që gjendet në perëndim t&eum...
festimet KORE E JUGUT- Në Seul, kryeqyteti i Koresë së Jugut, rrugët shpërthyen me festime pas shkarkimit të Presidentit Yoon...
Kavelashvili GJEORGJI- Ligjvënësit gjeorgjianë votuan për një ish-yll të futbollit të ekstremit të djathtë si ...