Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Një grup aeroplanmbajtësish amerikanë kanë arritur në Lindjen e Mesme më 27 janar, ndërsa tensionet po rriten lidhur me një sulm të mundshëm ndaj Iranit, pas një shtypjeje brutale të protestave, që sipas grupeve për të drejtat e njeriut kanë lënë të vrarë mijëra persona.
Në mes të trazirave, valuta iraniane, riali, ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit, duke u këmbyer me 1.5 milion rialë më 27 janar.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “shpreson” që të mos ketë nevojë për veprim ushtarak ndaj Iranit, por ai po ashtu ka dërguar një “flotë” në rajon, duke refuzuar që të heqë nga opsionet sulmet ajrore si përgjigje ndaj shtypjes së protestuesve, kryesisht paqësorë, të cilët dolën në rrugë javët e fundit për të kërkuar veprime për të ndalur inflacionin dhe zhvlerësimin e valutës.
Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e së cilës Radio Evropa e Lirë i ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme të protestave në Iran, thotë se numri i konfirmuar i të vdekurve, përfshirë të forcave të sigurisë, tani ka arritur në 6.126, ndërsa numri i viktimave që ende po hetohen është 17.091.
Disa vlerësime nga zyrtarë të cituar jozyrtarisht nga media të ndryshme janë disa herë më të larta.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për Axios në një intervistë më 26 janar se situata me Iranin “po ndryshon” sepse ai ka dërguar një “flotë të madhe” në rajon, me një grup sulmues të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln, tashmë në ujërat e Lindjes së Mesme, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së.
Por, Trump shtoi se mendon që Teherani vërtet dëshiron të arrijë një marrëveshje.
“Ata duan të arrijnë një marrëveshje. Na kanë thirrur në disa raste. Ata duan të flasin”, citohet të ketë thënë Trump.
Protestat nisën më 28 dhjetor në tregjet e kryeqytetit iranian, Teheran, mes zemërimit të tregtarëve për kushtet e rënda ekonomike. Demonstratat u përhapën me shpejtësi në mbarë shtetin dhe u shndërruan në protesta kundër autoriteteve për shkak të përkeqësimit të standardit të jetesës dhe shtypjes së lirive.
Rënia e rialit kundrejt dollarit vjen në një kohë kur norma vjetore e inflacionit ka arritur në 44.6 për qind, përfshirë një rritje gati 90 për qind nga viti në vit të çmimeve të ushqimeve. Ekonomia e Iranit është përballur me vështirësi për vite të tëra për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe pasojave të luftës 12-ditore që zhvilloi me Izraelin qershorin e vitit të kaluar.
Dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe raportet e verifikuara nga organizatat për të drejtat e njeriut duket se tregojnë se shtypja e dhunshme arriti kulmin më 8 dhe 9 janar, kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve.
Në mes të një ndalese disajavore të internetit, informacionet për përmasën reale të shtypjes së dhunshme të protestave vazhdon të dalin gradualisht.
Grupi monitorues, NetBlock, në raportin ditor të publikuar më 26 janar, tha se ndërprerja e qasjes në internet vazhdon, edhe pse kishte raportime se ka qasje të kufizuar në internet.
Një zëdhënës i Qeverisë iraniane tha më 27 janar se qasja në internet u ndal për të “ruajtur jetën e njerëzve”, edhe pse nuk e shpjegoi se çfarë nënkuptonte me këtë deklaratë.
Megjithatë, imazhe të reja të shtypjes vazhdojnë të shfaqen online, ndërsa iranianët përpiqen të tregojnë sa i ashpër ishte reagimi i dhunshëm.
Kanali Vahid Online publikoi imazhe të reja që treguan forcat qeveritare duke qëlluar drejtpërdrejt ndaj protestuesve në qytetin Amol mbrëmjen e 9 janarit, duke kundërshtuar pretendimet e autoriteteve se vrasjet janë kryer nga “terroristë” dhe jo nga agjentët e sigurisë së shtetit.
Në këto imazhe, oficerë në uniformë të armatosur me pushkë kallashnikov duken duke marrë në shënjestër rrugët dhe duke qëlluar.
Franco Amoroso, pacienti me kancer i cili u fotografua i shtrirë në dysheme në sallën e pritjes së urgjencës në spitalin n&eu...
Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, pësoi një incident gjatë ceremonisë s&...
Shtatë persona humbën jetën në një aksident tragjik në Rumani. Furgoni në të cilin udhëtonin 10 pasagjerë, ...
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur pasi një aksidenti të rëndë në ...
Protesta e kamionistëve në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në ditën e dytë të saj. Prej më shumë se 24 orë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka ndarë detaje mbi bisedimet trepalëshe midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë që u zhvillu...
Tre turistë francezë kanë vdekur pasi një varkë u përmbys në brigjet e Omanit. Kështu konfirmoi policia e Omanit n&eum...
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Milano. Një polic qëlloi dhe vrau një të ri gjatë një kontrolli kundër drog...
Autoritetet në Azerbajxhan njoftuan sot se kanë arrestuar tre persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist ndaj një...
India dhe Bashkimi Evropian kanë finalizuar një marrëveshje të madhe të tregtisë së lirë, thanë sot zyrtarë ...